LIVE UPDATES
Bota

"Nga rëndësia strategjike te pasuria minerale", DW: Pse Donbasi është kaq i rëndësishëm për Putinin?

Kërkesa e Putinit është që forcat e armatosura ukrainase të tërhiqen plotësisht nga rajoni i Donbasit. Në këmbim, presidenti rus ofron ngrirjen e operacioneve luftarake përgjatë vijës së mbetur të frontit veçanërisht në rajonet Kherson dhe Zaporozhye, ku trupat ruse gjithashtu mbajnë territor të konsiderueshëm.

21 August 2025, 12:06 Nga N.F
"Nga rëndësia strategjike te pasuria minerale", DW: Pse
Foto

RUSI- Vladimir Putin po kërkon që ushtria ukrainase të tërhiqet nga Donbasi. Po pse është Donbasi kaq i rëndësishëm për Putinin? Këto janë ende raportime të pakonfirmuara mediatike, por që po shkaktojnë debate të nxehta në SHBA dhe Evropë: Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump kanë rënë dakord në samitin e tyre në Alaska që Ukraina t'ia dorëzonte rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut Rusisë. Por a mund t'i imponohet një hap i tillë Ukrainës?

Kërkesa e Putinit është që forcat e armatosura ukrainase të tërhiqen plotësisht nga rajoni i Donbasit. Në këmbim, presidenti rus ofron ngrirjen e operacioneve luftarake përgjatë vijës së mbetur të frontit veçanërisht në rajonet Kherson dhe Zaporozhye, ku trupat ruse gjithashtu mbajnë territor të konsiderueshëm.

Afërsia me Rusinë

Putini ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut, të cilat së bashku përbëjnë të ashtuquajturin Donbas. Sipas tij, rajoni ka lidhje historike me Rusinë dhe trashëgiminë e Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, ky territori i përket ligjërisht Ukrainës dhe kjo nuk u diskutua as gjatë epokës sovjetike.

Ndërsa gadishulli i Krimesë iu dha Ukrainës vitin 1954 nga kryeministri i atëhershëm sovjetik Nikita Hrushçov - një fakt që ende diskutohet në Rusi - rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut kanë qenë pjesë e Ukrainës që nga themelimi i Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës në vitin 1919. Dhe kjo është konsideruar prej kohësh e padiskutueshme.

Në të njëjtën kohë, Donbasi është karakterizuar gjithmonë nga ndikimi rus. Që në shekullin e 19-të, dhe më pas gjatë kohës sovjetike, ai konsiderohej një bërthamë industriale e pasur me burime natyrore. Gjatë viteve të lulëzimit të minierave të qymyrit, industrisë së çelikut dhe industrisë kimike, shumë njerëz nga e gjithë BRSS-ja, dhe veçanërisht nga Rusia, shkuan atje në kërkim të punës.

Kështu, edhe para vitit 2014, shumica e popullsisë atje fliste rusisht; ndërsa qytetarët në pjesët perëndimore të vendit dëshironin lidhje më të forta me Bashkimin Evropian sesa me Moskën, kjo pjesë e Ukrainës lindore mbeti kryesisht pro-ruse. Viktor Janukoviç, ish-presidenti ukrainas i afërt me Kremlinin, lindi në Donjeck dhe kishte mbështetjen më të fortë në atë rajon.

Donbasi- një pengesë që nga viti 2014

Kur Janukoviçi u rrëzua në mes të Revolucionit të Maidanit në vitin 2014 dhe iku në Moskë, Donbasi u bë përfundimisht një mollë sherri midis Moskës dhe Kievit. Moska më pas aneksoi gadishullin e Krimesë, ndërsa trazirat filluan të përhapeshin në të gjithë Ukrainën lindore. Grupet e armatosura, të mbështetura nga armët dhe luftëtarët rusë, shpallën të ashtuquajturën"republika popullore" në Donjeck dhe Luhansk.

Moska priste që ukrainasit rusishtfolës ta mbështesnin këtë, por kjo pritje doli të ishte një iluzion. Lufta separatiste në Ukrainën lindore u prit me refuzim. Në zgjedhjet presidenciale ukrainase të vitit 2019, votuesit mbështetën në masë dërrmuese Volodymyr Zelenskin – madje edhe në pjesët e Ukrainës lindore që mbetën nën kontrollin e Kievit.

Vetë Zelenski u rrit duke folur rusisht, qëndrimi i tij se donte t'i jepte fund konfliktit pa hequr dorë nga sovraniteti i Ukrainës u mbështet gjerësisht. Donbasi ishte motivi kryesor për Vladimir Putinin në fillim të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Ai pretendoi se të vetëshpallurat "republika popullore" të Donjeckut dhe Luhanskut i kishin kërkuar ndihmë Moskës, duke justifikuar "operacionin e tij special ushtarak" në Ukrainë. Ai gjithashtu pretendoi se popullsia rusishtfolëse e pjesëve të Ukrainës lindore nën kontrollin e Kievit po përballej me "gjenocid". Këto pretendime nuk janë provuar deri më sot.

Pse juglindja e Ukrainës ka rëndësi të madhe gjeopolitike

Sot, i gjithë Luhansku dhe rreth 70 përqind e Donjeckut janë nën kontrollin rus. Kjo do të thotë se rreth 88 përqind e të gjithë Donbasit është nën pushtimin rus. Vlerësohet se më shumë se katër milionë njerëz jetojnë në këto dy rajone.

Atje jo vetëm që ka qymyr dhe xehe, por ka edhe rezerva të mëdha litiumi, kobalti, titaniumi dhe minerale të rralla që janë çelësi për prodhimin e mallrave të rëndësishme teknologjike.

Për Rusinë, të dyja zonat janë edhe me rëndësi strategjike për shkak të lidhjes së tyre tokësore me Krimenë. Gadishulli është i arritshëm nga territori rus vetëm nëpërmjet të ashtuquajturës Ura e Kerçit.

Nëse Donbasi do të bëhej pjesë e Rusisë, dhe vija e frontit në rajonet e Zaporozhye dhe Khersonit do të "ngrihej" - që do të thotë se ato do të mbeteshin nën pushtimin rus - Krimea do të ishte e arritshme për Rusinë edhe nga toka. Kjo do ta shkëpuste përgjithmonë Ukrainën nga Deti i Azovit - pjesa e Detit të Zi midis Krimesë dhe Rusisë.

Donbasi si një brez fortifikimi ukrainas

Për Ukrainën, Donbasi është gjithashtu me rëndësi të madhe - jo vetëm ekonomikisht. Në pjesët që janë ende nën kontrollin e Kievit, Ukraina ka formuar një të ashtuquajtur brez të fortifikuar. Kjo është vija mbrojtëse më e rëndësishme që e pengon Rusinë të depërtojë më thellë në Ukrainën qendrore.

Këto janë disa qytete kyçe dhe pozicione të fortifikuara - Kramatorsk, Slavyansk ose Konstantinovka - të cilat Ukraina po i mban me ngulm pavarësisht humbjeve të mëdha. Pas këtij brezi mbrojtës janë fushat e gjera dhe të hapura të Ukrainës qendrore, të cilat pa një vijë mbrojtëse do të ishin jashtëzakonisht të lehta për sulme dhe ofensiva të reja ruse.

Prandaj, për presidentin ukrainas Zelenski, dorëzimi i pjesëve të mbetura të Donbasit është jashtë çdo diskutimit - përveç nëse ka garanci sigurie të gjera dhe të forta.

Por do të ishte pothuajse e pamundur për Zelenskin që ta zbatonte këtë dorëzim në nivelin politik të brendshëm. Nga njëra anë, kushtetuta e vendit e ndalon ta bëjë këtë. Nga ana tjetër, një masë e tillë do të ishte jashtëzakonisht e papëlqyeshme në Ukrainë: sipas një sondazhi nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë i Kievit, rreth 75 përqind e ukrainasve refuzojnë lëshimet territoriale ndaj Rusisë./ DW

lufta ukraine-rusi donbasi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin