LIVE UPDATES
Bota

"Niveli më i ulët diplomatik në vitet e fundit," REL: Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë nga shpërbërja e Jugosllavisë deri sot

Disa lëvizje të shumicës së re parlamentare, të udhëhequra nga partitë pro-serbe, si miratimi i rezolutës për gjenocidin në Jasenovac, çuan në ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve. Të dyja vendet sot janë anëtare të NATO-s. Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2013 dhe Mali i Zi është vend kandidat.

3 August 2024, 10:58 Nga N.F
"Niveli më i ulët diplomatik në vitet e fundit," REL:
Flamuri i Malit të Zi dhe ia i Kroacisë

KROACI- Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrtarë të lartë malazezë dhe një deputet, gjë që solli marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje në nivelin më të ulët diplomatik në vitet e fundit. Që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, këto marrëdhënie kanë kaluar nëpër faza të ndryshme, nga pjesëmarrja e Malit të Zi në agresionin kundër Dubrovnikut të Kroacisë e deri te normalizimi i tyre.

Nga ajo periudhë mbetën të hapura pyetjet për: kufirin në Prevlakë, krimet në kampin e Morinjit, pronësinë e anijes "Jadran"... të cilat morën rëndësi vitet e fundit pas ndryshimit të Qeverisë në Mal të Zi në vitin 2020.

Në zgjedhjet e mbajtura këtë vit, u zëvendësua qeveria tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviqit, me të cilin Zagrebi zyrtar kishte marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike.

Disa lëvizje të shumicës së re parlamentare, të udhëhequra nga partitë pro-serbe, si miratimi i rezolutës për gjenocidin në Jasenovac, çuan në ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve. Të dyja vendet sot janë anëtare të NATO-s. Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2013 dhe Mali i Zi është vend kandidat.

Që nga viti 2000, ka pasur disa vizita shtetërore të nivelit të lartë dhe Kroacia i ka dhënë Malit të Zi përkthimet e rregulloreve të gjera evropiane të nevojshme në procesin e pranimit.

• Sulmi në Dubrovnik filloi më 1 tetor 1991. Ai u krye nga forcat e atëhershme të Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) me pjesëmarrjen e rezervistëve malazezë të komanduar nga gjenerali Pavle Strugar. Pësoi edhe Qyteti i Vjetër i Dubrovnikut, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Rrethimi zgjati deri në maj të vitit 1992. U vranë 116 civilë, 194 mbrojtës kroatë dhe 165 anëtarë të JNA-së nga Mali i Zi. 33.000 civilë u zhvendosën dhe më shumë se 2.000 ndërtesa banimi u shkatërruan. Në kohën e sulmit, në pushtet në Mal të Zi ishte DPS-ja. Në atë kohë president ishte Momir Bullatoviq, kurse kryeministër Milo Gjukanoviq.

• Falje për vuajtjet dhe humbjet që i shkaktuan Kroacisë ushtarët malazezë, veçanërisht në zonën e Dubrovnikut, dërgoi Milo Gjukanoviq në vitin 2000 si kryeministër i Malit të Zi. Vlerësohet se rreth 7.000 rezervistë malazezë morën pjesë në sulmin në Dubrovnik. Deri më sot, Mali i Zi nuk ka nisur asnjë procedim penal për krime lufte në zonën e Dubrovnikut, dhe as ndonjë nga zyrtarët malazezë në atë kohë nuk është ndjekur penalisht për atë sulm.

• Gjenerali Pavle Strugar dhe zëvendësadmirali Miodrag Jokiq u dënuan për krime lufte të kryera gjatë rrethimit të Dubrovnikut para Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Strugari u dënua me tetë vjet burgim për rolin e tij në bombardimin e qytetit, i cili shkelte ligjet dhe zakonet e luftës, dhe Jokiq, komandant i Sektorit Ushtarak dhe Detar të Bokës, me shtatë vjet. Para Tribunalit u akuzua edhe admirali Milan Zec, i cili u shpall i pafajshëm për mungesë provash.

• Kampi Morinj, afër Kotorrit, u formua nga Mali i Zi gjatë rrethimit të Dubrovnikut. Aty u sollën edhe të burgosur të torturuar, kryesisht me kombësi kroate, nga rajoni i Dubrovnikut. Katër persona - një oficer rezervë, një polic ushtarak, një kuzhinier dhe një roje - u dënuan me gjithsej 12 vjet burgim për abuzim të të burgosurve me vendim të Gjykatës së Apelit të Malit të Zi nga viti 2014. Ky ishte vendimi i parë përfundimtar për krimet e luftës i shpallur nga një gjykatë në Mal të Zi. Përveç kësaj, një vendim gjykate urdhëroi Malin e Zi të paguajë 319.000 euro kompensim për 13 shtetas kroatë që ishin të burgosur në kamp.

• Pllaka përkujtimore, kushtuar të burgosurve kroatë në kampin Morinj, u zbulua në tetor të vitit 2022 nga dy ministrat malazezë, Ranko Krivokapiq dhe Rashko Konjeviq, në prani të kolegëve të tyre kroatë, ministrave Gordan Grliq Radman dhe Tom Medved. Menjëherë pas vendosjes së memorialit, kryeministri i atëhershëm malazez, Dritan Abazoviq, akuzoi ministrat, me të cilët tashmë kishte marrëdhënie të dëmtuara, se e kishin ngritur pllakën pa dijeninë e Qeverisë. Ai i akuzoi ata si përgjegjës për mbishkrimin në pllakë, e cila, siç gjykoi ai, amnistonte autoritetet e atëhershme të DPS-së malazeze për pjesëmarrjen në sulmin në Dubrovnik dhe ngritjen e kampit Morinj. Edhe pse Abazoviq premtoi të hiqte ose zëvendësonte pllakën me një mbishkrim adekuat, pllaka origjinale përkujtimore është sot në ndërtesën e ish-kampit Morinj, afër Kotorrit.

• Çështja e kompensimit për të burgosurit e kampit dhe nevoja për të ndjekur penalisht krimet e luftës për Kroacinë është ende një çështje e hapur në marrëdhëniet me Malin e Zi, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në qershor 2023, gjatë një vizite në Podgoricë. Ai theksoi, gjithashtu, domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së 14 kroatëve të zhdukur nga ajo periudhë lufte.

• Çështja e kufirit të dy shteteve në Prevlakë mbeti e pazgjidhur. Pas konflikteve të luftës, Prevlaka, e cila ndodhet në hyrje të Gjirit të Kotorrit, u mor nga vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Në atë kohë, Protokolli për Regjimin e Përkohshëm Kufitar përcaktoi se Kroacia ka pjesën tokësore të gadishullit dhe brezin detar në hyrje të Bokës, ndërsa pjesa e zonës ujore përgjatë bregut të majtë të gadishullit u deklarua "det i askujt". Ky status është ende në fuqi edhe sot, edhe pse qeveritë e të dyja vendeve filluan të kërkojnë një zgjidhje të përhershme që në vitin 2008. Është formuar edhe Komisioni për Demarkacionin, i cili nuk është takuar që nga viti 2015. Komisioni Evropian, në raportin e fundit për Malin e Zi, tha se nuk ka progres në procesin e demarkacionit me Kroacinë. Për Kroacinë, deti është një objekt i mundshëm mosmarrëveshjeje, dhe për Malin e Zi, kufiri është si në det ashtu edhe në tokë.

• Anija shkollore "Jadran", e ankoruar në Tivat, është çështja për të cilën Kroacia i dërgoi të paktën dy herë një notë proteste Malit të Zi. Hera e parë më 2018 dhe e fundit në gushtin e 2023-tës me rastin e 90-vjetorit të anijes. Mosmarrëveshja mes dy vendeve për pronësinë e anijes kulmoi në janar të këtij viti, kur u anulua takimi i ministrave të Mbrojtjes të të dyja vendeve, të cilët më herët kishin shkëmbyer replika të mprehta për temën se kujt i përket anija. Deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, "Jadran" ishte në pronësi të Marinës së JNA-së me një bazë në Split. Pas luftës, u ra dakord që prona e përbashkët e Jugosllavisë mund të konsiderohet pronë e republikës në territorin e së cilës ndodhej në kohën e shpërthimit të konfliktit. Dhe, anija "Jadran" ishte në Tivat në vitin 1991 për riparim. Kështu, ajo mbeti në zotërim të Malit të Zi, të cilin Kroacia e kundërshton sepse porti i tij i origjinës ishte Spliti.

• Në tetor të vitit 2023, Kroacia i dërgoi një notë proteste Malit të Zi, për shkak të shfaqjes së "figurave të famshme nga historia kroate" në billborde që promovonin identitetin serb përpara regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi. Në billborde ishin fotot e shkencëtarëve Rugjer Boshkoviq dhe Baltazar Bogishiq. Duke dënuar ashpër fushatën, Kroacia deklaroi se ajo ishte "një përpjekje për t'ia atribuar trashëgiminë historike dhe kulturore të Kroacisë dhe popullit kroat kulturës serbe".

• Edhe për Kroacinë e kontestuar është çështja e emrit të pishinës së Kotorrit. Në vitin 2021, pas rindërtimit, pishina mori emrin e Zoran Xhimi Gopçeviq, i cili ishte një nga vaterpolistët më të mirë në Mal të Zi, por edhe roje në kampin Morinj ku kroatët u torturuan dhe u kapën gjatë rrethimit të Dubrovnikut. Kroacia e dënoi atë në atë kohë, por vetëm më 15 korrik të këtij viti u rekomandoi klubeve të saj të vaterpolos që të mos luajnë në atë pishinë derisa t'i ndryshohet emri.

• Më 25 korrik, Kroacia shpalli persona non grata kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq, deputetin Milan Knezheviq dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiq. Mandiq dhe Knezheviq janë liderë të partive të shpërbëra të Frontit Demokratik pro-rus dhe pro-serb (DF) që iniciuan miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Jasenovac. Rezoluta u miratua nga Parlamenti i Malit të Zi më 28 qershor, megjithëse Kroacia reagoi ndaj njoftimit të miratimit me një notë proteste për Malin e Zi një muaj më parë.

Kroacia e konsideron rezolutën një instrumentalizim të një krimi 80-vjeçar që ndodhi në territorin e saj. Kroacia deklaroi se ata janë shpallur të padëshirueshëm për shkak të shkeljes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe keqpërdorimit të vazhdueshëm të atij shteti për qëllime të brendshme politike./ REL

kroacia mal i zi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin