LIVE UPDATES
Bota

Një vend në krizë: ku po shkon Iraku?

Dy kampet shiite nuk arrijnë të bien dakord për një kryeministër të përbashkët. Ato protestojnë me ulje para Parlamentit – dhe kështu zgjasin ngërçin politik të vendit. A po përkeqësohet konflikti?

22 August 2022, 09:51 Nga A.B

Një vend në krizë: ku po shkon Iraku?

Ai qe planifikuar të zhvillohej të shtunën, por udhëheqësi shiit Moktada al-Sadr anuloi një tubim të madh – të paktën për një periudhë të pacaktuar. Frika e tij nga dhuna është shumë e madhe, “gjaku i irakianëve është më i çmuar se çdo gjë,” tha ai këtë javë në Twitter. Al-Sadr-i konsiderohet si një nga politikanët më të fuqishëm të Irakut që nga triumfi i tij në zgjedhjet e fundit legjislative – në të cilat fraksioni i tij doli në krye. Megjithatë, një zgjidhje për krizën e thellë politike të vendit nuk duket në horizont. Në fund të korrikut, mbështetësit e al-Sadrit sulmuan Parlamentin irakian, para të cilit ata qëndrojnë ulur në shenjë proteste. Ata kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit dhe një qeveri të lirë nga ndikimi i huaj. Por duke vepruar kështu, ata provokuan rivalët e tyre kryesorë, aleancën pro-iraniane shiite, e cila gjithashtu filloi një protestë ulur në fund të javës së kaluar.

Fakti që al-Sadri anuloi pjesëmarrjen e tij në një takim të politikanëve të lartë të organizuar nga kryeministri jopartiak Mustafa al-Kadhimi tregon gjithashtu se tensionet politike në Irak mbeten të pazgjidhura. Al-Kadhimi tha se qëllimi i takimit ishte “fillimi i një dialogu serioz me qëllim që të gjenden zgjidhje për krizën aktuale politike”.

Zyra e shtypit e kryeministrit ka publikuar një foto pas përfundimit të takimit, ku shihet edhe karrigia bosh për përfaqësuesin e fraksionit Sadr. Përfaqësuesit e saj, sugjeron fotoja, janë gjithmonë të mirëpritur. Sipas raportimeve të mediave, deklarata përfundimtare e takimit u prit mirë nga mbështetësit e al-Sadr-it. Kjo sugjeron se ky i fundit mund të marrë pjesë në takime të tjera.

Fakti që takimi nuk u zhvillua me të gjithë pjesëmarrësit tregon se situata mbetet e vështirë, shpjegon Sarah Hepp, drejtuese e Fondacionit Friedrich Ebert Irak me qendër në Aman. “Që nga vjeshta e kaluar, Iraku ka qenë në një ngërç politik. Tani stuhia në parlament ka treguar se ka forca që nuk qëndrojnë në tryezën e bisedimeve,” tha Hepp në një intervistë për DW.

Zgjedhjet e tetorit të kaluar përbëjnë pikënisjen e tensioneve. Deri tani, grupet e zgjedhura në parlament nuk kanë arritur të bien dakord për një kryeministër të ri, kështu që vendi është pa qeveri prej muajsh.

Kohët e fundit, aleanca e shiitëve pro-iranianë propozoi ish-ministrin Mohammed Shia al-Sudani për postin e kryeministrit. Al-Sadri dhe mbështetësit e tij, nga ana tjetër, e refuzojnë al-Sudanin si kryeministër të ri. Ata shohin tek ai dorën e zgjeruar të ish-kryeministrit kontrovers Nouri al-Maliki, gjatë mandatit të të cilit ai shërbeu si ministër i të drejtave të njeriut.

Kërkesë për shpërndarjen e Parlamentit

Ndërsa shiitët pro-iranianë bëjnë thirrje për formimin e menjëhershëm të një qeverie, mbështetësit e al-Sadrit kërkojnë shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Pak ditë më parë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaroi se nuk kishte kompetencë për të shpërndarë Parlamentin.

Këshilli i Drejtësisë mori një vendim të saktë, thotë Dia al-Shakerchi, një ish-anëtar i Komitetit Kushtetues të Irakut. Kushtetuta nuk përmban asnjë dispozitë që autorizon Këshillin të shpërndajë Parlamentin. Kjo do të bëhej e mundur vetëm me kërkesë të përbashkët të Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit dhe me këtë duhej të binte dakord edhe shumica e deputetëve të Kuvendit.

Deri tani, protestat kanë mbetur kryesisht paqësore. Sipas Hepp-it, kjo ndodh edhe për faktin se aktualisht myslimanët po festojnë muajin e shenjtë Muharrem, muaji i parë në kalendarin islamik në të cilin aktet e dhunës janë të ndaluara. Nuk përjashtohet që protestat të përshkallëzohen pas këtij muaji, tha Heppi: “Aktualisht nuk shoh ndonjë pajtim, asgjë që mund të ndihmojë në përfundimin e konfliktit në mënyrë paqësore”. Sigurisht, organizatat ndërkombëtare si Misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI) e kanë kërkuar pikërisht këtë. “Por askush aktualisht nuk ka një ide të qartë se si do të arrihet kjo,” thotë Hepp.

Megjithatë, një përshkallëzim i dhunës mbart gjithashtu rreziqe politike për të gjitha palët e përfshira, thotë Dia al-Shakerchi. “Ata që janë përgjegjës për përshkallëzimin e dhunës mund të paguajnë çmimin, në formën e votave të humbura në zgjedhjet e ardhshme”. Në përgjithësi, shumica e njerëzve nuk do të ishin të interesuar për rivalitetet brenda shiitëve. “Shumica e njerëzve duan një Irak të qëndrueshëm,” thotë Shakerchi, i cili ka jetuar në Hamburg për disa kohë.

Nuk përjashtohen protesta të gjera

Sarah Heppi mendon ngjashëm. Ajo tregon për biseda me aktivistë nga lëvizja protestuese që demonstroi në vitin 2019 për një shtet josektar irakian, duke kapërcyer rivalitetin midis shiitëve dhe sunitëve, si dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. Pasi forcat irakiane të sigurisë shpërndanë me forcë manifestimet, lëvizja e protestës ka qenë mjaft e qetë në situatën aktuale. Megjithatë pretendimet e tyre mbeten të vlefshme, përmbledh Hepp përshtypjet e saj.

“Aktivistët na thanë se shumë të rinj irakianë e gjykojnë një qeveri të ardhshme nga aftësia e saj për të ofruar përparim politik dhe social.” Për më tepër, bashkëbiseduesit e tyre thuhet se kanë thënë se janë gati të dalin sërish në rrugë nëse situata ngec apo edhe përkeqësohet. “Çështja se cili është potenciali mobilizues i lëvizjes 2019 sigurisht që mbetet e hapur”, vazhdon Hepp. “Por unë gjithashtu mund të përfytyroj që pjesë të tjera të popullsisë, deri tani mjaft pasive, do të dalin përfundimisht në rrugë nëse situata do të ngecë apo edhe të përkeqësohet”./DW

irak

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin