LIVE UPDATES
Bota

Një vit i ngarkuar dhe potencialisht përcaktues për BE-në

Për më tepër, edhe disa vende anëtare të BE-së nuk duken të gatshme për të proceduar me shpejtësi, pasi thonë se blloku duhet t’u nënshtrohet reformave institucionale përpara se të ndodhë ndonjë zgjerim i mëtejshëm.

16 January 2024, 18:45 Nga I.A
Një vit i ngarkuar dhe potencialisht përcaktues për BE-në
Viktor Orban

HUNGARI- Këtë vit, Bashkimi Evropian do të përqendrohet në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që do të zhvillohen në të gjithë bllokun 27-anëtarësh nga data 6 deri më 9 qershor. Votimi, pastaj, do t’i hapë rrugë zgjedhjes së tri pozitave kryesore institucionale në Bruksel: presidentit të Këshillit Evropian dhe atij të Komisionit Evropian, si dhe shefit të politikës së jashtme të BE-së.

Janë kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare ata që i zgjedhin kandidatët për këtë rol, duke përzgjedhur shpesh në mesin e grupit të tyre.

Gjithashtu, duhet të ketë një shtrirje të mirë gjeografike, që do të thotë se pozitat u shpërndahen njerëzve nga pjesët veriore, jugore, perëndimore dhe lindore të BE-së.
Ky sezon i zgjedhjes së posteve, si në prapaskenë ashtu edhe në publik, nisi në fillim të këtij viti me Charles Michelin - presidentin e Këshillit Evropian, i cili përcakton drejtimin politik dhe prioritetet e BE-së - i cili, më 7 janar, njoftoi se do të garojë si kandidat për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Ky njoftim i papritur do ta rrisë vëmendjen e liderëve të BE-së, pasi hap mundësinë që kryeministri hungarez, Viktor Orban - i cili është i përfshirë në mosmarrëveshje të ndryshme me bllokun sa i përket sundimit të ligjit në vendin e tij dhe shpesh nuk është treguar bashkëpunues me Brukselin, sidomos për Ukrainën - të bëhet president i Këshillit. Orban nuk do të ishte një zgjedhje e dëshiruar në Bruksel apo në shumicën e shteteve anëtare.

Orban mund të bëhet president i Këshillit vetëm në bazë të një teknike. Sipas rregullave të BE-së, nëse nuk ka një president të përhershëm të Këshillit Evropian - pozita aktuale e Michelit - vendi që mban presidencën e radhës gjashtëmujore të BE-së, merr përsipër funksionet e presidentit. Dhe, Hungaria është shteti që do ta ketë presidencën e radhës nga 1 korriku.

Megjithatë, kjo ka pak gjasa të ndodhë. Michel, nëse zgjidhet në Parlamentin Evropian, vendin e tij pritet ta marrë në mes të korrikut. Dhe janë dy samite të BE-së, të planifikuara tashmë për në qershor, për t’u pajtuar për tri pozitat e larta, dhe shanset janë të mëdha që të gjendet një pasardhës.

Në votimet e Këshillit Evropian, nuk ka mundësi vetoje për Hungarinë apo ndonjë vend tjetër. Vendimet merren nëpërmjet votimit me shumicë, duke u mbështetur kështu në 55 për qind të shteteve anëtare të BE-së, që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së BE-së.

Normalisht, presidenti i ri i Këshillit do ta merrte pozitën e tij në fund të vitit. Mandati i Michelit, për shembull, zgjat deri më 30 nëntor. Por, ky vakum i mundshëm i pushtetit midis përzgjedhjes së mundshme të pasuesit në qershor dhe marrjes së detyrës në fund të vjeshtës, nuk ka gjasa të krijojë një derë të pasme për Orbanin, pasi pasardhësi i zgjedhur mund ta nisë mandatin që në verë. Nisja e hershme do të kërkonte vetëm një ndryshim në rregullat e procedurës, që mund të arrihet me një shumicë të thjeshtë.

Lënë mënjanë politikën e brendshme, janë disa çështje të tjera që do të kenë vëmendje këtë vit, sidomos në lidhje me Ukrainën, dërgesat e armëve, zgjerimin e bllokut dhe sanksionet kundër Rusisë.

Më e ngutshme nga këto çështje është ndihma financiare për Ukrainën, sidomos pasi Hungaria ka bllokuar një paketë prej 50 miliardë eurosh të destinuara për Kievin.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se vendi mund të mbijetojë pa para në tremujorin e parë të vitit 2024. Zyrtarë të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se paketa ka të ngjarë ta marrë dritën jeshile kur udhëheqësit e BE-së të takohen për një samit tjetër në Bruksel më 1 shkurt.

Ajo ka të ngjarë të shkojë përpara për disa arsye. Si fillim, shumë besojnë se Hungaria e ka tepruar në dhjetor të vitit 2023 kur ka bllokuar paketën e ndihmës për Ukrainën. Hungaria ka qenë atëkohë kundërshtarja e vetme. Sllovakia - nën sundimin e populistit të krahut të majtë, Robert Fico, që nga tetori i vitit të kaluar - nuk është rreshtuar me Budapestin siç kanë pritur disa. Duket se gjendja e rëndë ekonomike e vendit dhe fakti që është vend i Eurozonës e kanë moderuar reagimin e Bratislavës.

Paketa prej 50 miliardë eurosh, që pritet të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027, është gjithashtu pjesa më e madhe e rritjes afatmesme të buxhetit të BE-së. Disa miliarda janë caktuar për të menaxhuar migrimin, për të ndihmuar bllokun që t’i luftojë fatkeqësitë natyrore dhe për të ofruar më shumë ndihmë ekonomike për Ballkanin Perëndimor - të gjitha këto nisma që mbështeten nga Budapesti.

Për këtë arsye, zyrtarët në Bruksel dhe disa shtete anëtare duan t’i mbajnë të gjitha së bashku - ose miratohen të gjitha, ose asgjë.

Pesëdhjetë miliardë eurot përbëhen nga 33 miliardë euro kredi të garantuara nga buxheti i BE-së dhe 17 miliardë euro grante.

Por, në vend të Ukrainës, Hungaria mund t’i përqendrojë përpjekjet për veto në procesin e zgjerimit.

Mes bujës, udhëheqësit e BE-së kanë vendosur në dhjetor t’i nisin bisedimet e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Për Bosnje e Hercegovinën kishte një dritë të pjesshme jeshile për fillimin e bisedimeve, por vetëm pasi Komisioni Evropian të raportojë - më së voni deri në mars - për përparimin e reformave të ndryshme.
Çështja këtu është se bisedimet de facto të anëtarësimit në BE me Kievin dhe Kishinjevin nuk kanë filluar ende dhe askush nuk e di se kur do të fillojnë.

Sipas disa diplomatëve të BE-së, që kanë folur në kushte anonimiteti, sepse nuk kanë qenë të autorizuar të flasin për këtë çështje, komisionari i zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi - një hungarez i afërt me Qeverinë në Budapest - nuk është shumë i etur për ta përshpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Për më tepër, edhe disa vende anëtare të BE-së nuk duken të gatshme për të proceduar me shpejtësi, pasi thonë se blloku duhet t’u nënshtrohet reformave institucionale përpara se të ndodhë ndonjë zgjerim i mëtejshëm.

Sa u përket sanksioneve kundër Rusisë, BE-ja ka miratuar paketën e saj të 12-të pak para Krishtlindjeve dhe ekziston mundësia që një paketë e re të miratohet rreth përvjetorit të dytë të pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.

Por, meqenëse industritë ruse bërthamore dhe të gazit ka të ngjarë të mos jenë në shënjestër, nuk ka shumëçka tjetër që mund të sanksionohet.

Një mundësi është që BE-ja të konsiderojë një ndalesë më të gjerë të produkteve që nuk lejohen të kalojnë transit nga Rusia, ta ndalojë ose ta zvogëlojë ndihmën shtetërore për kompanitë e BE-së që ende bëjnë biznes në Rusi, ose ta përdorë instrumentin - deri tani të paprekur - për të sanksionuar kompanitë e vendeve të treta që bëjnë biznes me Moskën.

Janë, gjithashtu, rreth 300 miliardë euro asete të ngrira ruse në bllok. Në dhjetor të vitit 2023, Komisioni Evropian ka paraqitur një plan për t’i konfiskuar ato dhe për t’i shfrytëzuar për rindërtimin e Ukrainës. Pavarësisht shqetësimeve të anëtarëve të Eurozonës se një lëvizje e tillë mund ta minojë pozitën e euros si monedhë ndërkombëtare, G7-ta, apo grupi i shtatë vendeve më të industrializuara, është duke i vazhduar bisedimet.

Dhe, në fund, BE-ja do të përpiqet t’i vazhdojë dërgesat e armëve në Ukrainë. Megjithatë, kjo nuk ka gjasa të bëhet përmes Mjetit të përbashkët Evropian të Paqes, pasi Hungaria vazhdon të bllokojë një këst prej 500 milionë eurosh dhe Gjermania ka vënë në dyshim ligjshmërinë e mbushjes së fondit me më shumë para. Në vend të kësaj, rritja e ndihmës dypalëshe duket se është rruga përpara, për momentin.

Provë e madhe për BE-në do të jetë nëse arrin të dërgojë 1 milion fishekë municionesh 155-milimetrash në Ukrainë deri në fund të marsit, siç ka premtuar vitin e kaluar. Ka pasur disa raporte që BE-ja nuk do ta përmbushë afatin. Kjo do të varet kryesisht nga kapaciteti i BE-së dhe nga presioni që Brukseli mund të ushtrojë në industrinë e mbrojtjes në muajt e ardhshëm.

Marrë nga REL

viktor orban

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin