LIVE UPDATES
Bota

Nord-Stream një vit pas sulmit, shumë spekulime e pak fakte

Një vit më parë u shkatërrua një pjesë e rëndësishme e infrastrukturës energjetike evropiane Nord-Stream. Të dhënat të çojnë në Ukrainë. Por ka dhe spekulime të tjera.

26 September 2023, 21:00 Nga r.ll
Nord-Stream një vit pas sulmit, shumë spekulime e pak fakte
foto ilustruese

Ishte ora dy e mëngjesit të datës 26 shtator 2022, kur stacionet sizmike në Danimarkë, Suedi dhe Gjermani regjistruan një tërmet të dobët. Në të njëjtën kohë, operatorët e Nord-Stream regjistruan një rënie të papritur të presionit në tubacionin e gazit prej 1.200 kilometrash që lidh Rusinë dhe Gjermaninë.

Me zbardhjen e dritës së agimit, mbi Detin Baltik u panë fluska të mëdha metani që ngriheshin në sipërfaqe të ujit nga një thellësi prej tetëdhjetë metrash pranë ishullit danez të Bornholm. Pasuan të dhëna të tjera shokuese. Shumë shpejt bëhet e qartë se tre nga katër linjat e gazsjellësit Nord-Stream janë hedhur në erë. Elementi qendror i infrastrukturës energjetike gjermane dhe evropiane u shkatërrua.

Në këtë mënyrë, lufta e Ukrainës, e cila kishte filluar para shtatë muajsh, më në fund arriti deri tek rezervuarët gjermanë të gazit.

Reagimet e ashpra

Më pas faktet i lanë vendin spekulimeve, hamendësive dhe dyshimeve. Menjëherë pas sulmit, shumë vazhduan të drejtonin gishtin drejt Moskës. Një këshilltar i presidentit ukrainas, Mihailo Podolyak, shkroi në Twitter: "Rrjedhja e gazit në shkallë të gjerë në Nord-Stream 1 nuk është gjë tjetër veçse një sulm terrorist i planifikuar nga Rusia dhe një akt agresioni kundër BE-së”.

Deklaratat zyrtare ishin të ashpra: "Çdo ndërprerje e qëllimshme e infrastrukturës aktive evropiane të energjisë është e papranueshme dhe do të çojë në reagimin më të fortë të mundshëm," shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Twitter, pasi foli me kryeministren daneze Mette Frederiksen një ditë pas sulmit.

Por, as një vit pas shpërthimeve, ende nuk dihet zyrtarisht se kush qëndron pas sulmit në tubacionet e gazit. Hetimet po vazhdojnë në Gjermani, Suedi dhe Danimarkë, por shumë pak rezultate bëhen publike. Prandaj i kushtohet vëmendje e madhe informacioneve të publikuara nga gazetarët investigativë.

Gjurmët të çojnë në Ukrainë

Pasojat e sulmit në Nord StreamFotografi: Danish Defense Ministry/Xinhua/picture alliance
Në mars 2023, një ekip hetues gjerman shkaktoi një bujë reagimesh, me kërkimet e veta ku dolën të dhëna që tregonin për përzierjen e Ukrainës në këto sulme. Rolin qendror e luan varka me vela 15 metra e gjatë "Andromeda". Sipas hulumtimit të shërbimit publik ARD dhe të përjavshmes "Die Zeit”, pesë burra dhe një grua u nisën më 6 shtator 2022 me këtë varkë me vela nga porti i Varneminde në Detin Baltik. Kjo ka ndodhur tre javë para sulmit. Sipas Zyrës Federale të Policisë Kriminale në Gjermani, në anije u gjetën gjurmë eksplozivi – i njëjti që u gjet në fund të Detit Baltik.

Në fillim të qershorit, një raport u shfaq në "Washington Post" që mbështeste këtë version. Sipas tij, shërbimet sekrete evropiane dhe amerikane u paralajmëruan në qershor 2022 për planet e komandove ukrainase për të sulmuar tubacionet e gazit Nord-Stream. Të dhënat e inteligjencës janë të detajuara, aty përmenden konkretisht gjashtë persona, zhytës, një jaht... Sipas gazetës nga Uashingtoni, komanda është drejtpërdrejt në varësi të oficerit më të lartë ukrainas, gjeneralit Valery Zaluzhny. Dyshohet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk ishte i informuar për këto plane.

Pas një kërkimi të gjerë në fund të gushtit, një ekip hulumtues prej mbi 20 personash nga revista gjermane "Spiegel" dhe televizioni ZDF arritën gjithashtu në përfundimin se "të dhënat çojnë në një drejtim - në Ukrainë". Gazetari Wolf Widmann-Schmidt ishte pjesë e këtij ekipi. Ai thotë për DW se "hetuesit nuk kanë gjetur asgjë që mund të dëshmonte se Rusia mund të qëndronte pas këtij sulmi, e edhe më pak që SHBA-të mund të qëndronin pas sulmit. Nuk ka asnjë provë për këtë”.

Në shkurt, gazetari i njohur amerikan Sizemore Hersh, në raportin e tij që u përhap shpejt, dyshoi se SHBA qëndronin pas shpërthimit të tubacionit. Por kishte mospërputhje në rrëfimin e tij. Dhe mbi të gjitha: reporteri amerikan e bazoi raportin e tij në vetëm një burim, anonim.

Motivet e Moskës dhe Uashingtonit

Hersh përmendi deklaratat e presidentit amerikan Joseph Biden gjatë vizitës inauguruese të kancelarit Olaf Scholz, në fillim të shkurtit 2022, para sulmit rus në Ukrainë. Pas takimit me Scholzin, Biden u tha gazetarëve: "Nëse Rusia sulmon Ukrainën, Nord-Stream 2 nuk do të ekzistojë më. Ne do t'i japim fund atij”.

Deklarata të ngjashme kanë bërë edhe politikanë të tjerë të lartë amerikanë, si Victoria Nuland apo Anthony Blinken.

Partneriteti energjetik gjermano-rus ka qenë sigurisht një gjemb në sy për SHBA-në për një kohë të gjatë – shumë kohë përpara luftës në Ukrainë. Ishte problem edhe për Ukrainën, por edhe për disa vende të tjera evropiane. Uashingtoni ka kohë që përpiqet të pengojë ndërtimin e Nord-Stream 2 dhe në një masë të madhe e ka penguar me sanksionet e tij.

Por edhe Rusia mund të ketë një motiv për të shkatërruar tubacionin e gazit. Përkatësisht, gjatë verës së vitit 2022, kompania ruse Gazprom ndaloi transportin e gazit përmes Nord-Stream 1 dhe në këtë mënyrë shkeli kontratën për dërgesat e garantuara. Kjo hapi derën për kërkesat e mundshme për kompensim të dëmeve nga partnerët perëndimorë. Pas shkatërrimit të gazsjellësit, Gazprom tani mund të thirret në "shkaqe madhore", që do të thotë se kërkesat për kompensim janë të pavlefshme.

Krim i luftës sipas të drejtës ndërkombëtare

Sulmi në Nord-Stream është një akt i paligjshëm edhe në kontekstin e një konflikti ushtarak sipas ligjit ndërkombëtar të luftës, shpjegon për DW eksperti i të drejtës ndërkombëtare Stefan Talmon nga Boni. "Tubacionet e gazit Nord-Stream janë një projekt infrastrukturor civil. Sipas Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, shkatërrimi i infrastrukturës civile nuk është vetëm një shkelje e ligjit ndërkombëtar, por është edhe një krim lufte”.

Megjithatë, është e pasigurt nëse do të zhvillohet ndonjë lloj gjyqi. Kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) është në favor të fillimit të një çështjeje gjyqësore në Gjermani lidhur me sulmet në Nord-Stream. Ministrja e Brendshme Nansi Faeser (SPD) shpreson se prokurori federal do të gjejë prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë.

Por, duke qenë se indikacionet tregojnë se forcat ukrainase mund të jenë përgjegjëse për këtë, gazetari investigativ me bazë në Berlin, Widmann-Schmidt thotë se i duket se përfaqësuesit e autoriteteve në Gjermani duan ta shmangin këtë temë. "Ata nuk mund të hedhin poshtë një krim kaq të rëndë, por nuk mund të ndalojnë së mbështeturi as Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Kështu që të gjithë këtu në Berlin e shmangin këtë pyetje sa më shumë që të jetë e mundur."

Ndërkohë, Prokuroria Publike Suedeze ka njoftuar se do të përfundojë hetimet deri në fund të vitit. Ne i presim rezultatet me padurim./DW

nord-stream

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin