LIVE UPDATES
Bota

"Nuk e uli rrezikun e pasojave!" Analiza: Konsensusi minimal në Konferencën Botërore të Klimës COP29

Marrëveshja u arrit në momentin e fundit, por kjo konferencë nuk e uli rrezikun e pasojave që do të kenë shumë rajone në botë për shkak të ndryshimeve klimatike, që do të bëhen të pabanueshme.

25 November 2024, 08:45 Nga M.B
"Nuk e uli rrezikun e pasojave!" Analiza: Konsensusi minimal në
Foto ilustruese

BAKU- Dukej se konferenca botërore e klimës do të dështonte, por në momentin e fundit u arrit marrëveshje. Çfarë parashikon ajo? Në konferencën e OKB-së për klimën në Azerbajxhan, u arrit një marrëveshje për një rritje të konsiderueshme të ndihmave për klimën për vendet më të varfra. Deri në vitin 2035, të paktën 1.3 bilionë dollarë amerikanë (rreth 1.25 bilionë euro) duhet të sigurohen çdo vit, nga të cilat 300 miliardë dollarë do të vijnë kryesisht nga vendet e industrializuara.

Këto fonde duhet të ndihmojnë vendet në zhvillim të financojnë masat për mbrojtjen e klimësdhe të përshtaten me pasojat katastrofike të ngrohjes globale, si thatësirat më të shpeshta, stuhitë dhe përmbytjet.

Pak detyrime konkrete

Për të mbledhur 1.3 bilionë dollarë në vit, marrëveshja kërkon që bankat shumëpalëshe të zhvillimit të rrisin ndjeshëm kreditimin ose të shlyejnë borxhet e vendeve të varfra. Paratë publike dhe bankare duhet të nxisin edhe investime të mëdha private, të cilat gjithashtu do të llogariten si financim i luftës kundër ndryshimeve klimatike. Përveç kësaj, vendet e tjera donatore duhet të inkurajohen të marrin pjesë në këtë proces.

Megjithatë, kritikët theksojnë se apeli është shumë i paqartë dhe se askush nuk është përgjegjës në mënyrë specifike për arritjen e këtij qëllimi global. Për shembull, Gjermania, si dhe vendet e tjera, nuk është e detyruar nga kjo marrëveshje të ndajë një sasi të caktuar fondesh. Kompromisi u arrit pjesërisht sepse mbeti e paqartë se si do të mblidheshin saktësisht paratë që do të jetë detyra e konferencës së ardhshme të klimës nëBrazil.

Konferenca ishte në prag të dështimit

Propozimi fillestar i presidencës së Azerbajxhanit parashikonte një rritje të fondeve në 250 miliardë dollarë në vit, me theksin që vendet e industrializuara "të marrin drejtimin". Ky propozim u refuzua nga vendet në zhvillim si i pamjaftueshëm. Ato shqetësoheshin edhe nga dispozitat e paqarta se kush do të ishte dhuruesi.

Konferenca, e cila u zgjat për më shumë se 30 orë, ishte në prag të dështimit. Disa orë para përfundimit, disa vende u larguan përkohësisht nga negociatat. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock akuzoi Azerbajxhanin, se ka injoruar në negociata interesat e shteteve ishull që janë më të cenuarat, sepse kërcënohen nga rritja e nivelit të detit./ DW

cop29

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin