LIVE UPDATES
Bota

Objektet logjistike në Rusi sërish në shënjestër, ndërsa Zelensky kërkon përshpejtimin e dërgimit të Patriotëve

Ukraina vazhdoi fushatën e saj për të goditur Wildberries, shitësin më të madh online në Rusi, këtë herë duke sulmuar një depo në rajonin rus të Vladimirit. Autoritetet rajonale dhe vetë kompania e konfirmuan sulmin.

3 August 2026, 14:28 Nga E. D

Objektet logjistike në Rusi sërish në shënjestër,

UKRAINË- Ukraina dhe Rusia shkëmbyen edhe një valë tjetër sulmesh me dronë gjatë natës, duke goditur objekte logjistike, energjetike dhe infrastrukturë civile, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky shprehu pakënaqësinë ndaj aleatëve perëndimorë për vonesat në dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot dhe ndihmës tjetër ushtarake që, sipas tij, nevojitet urgjentisht.

Ukraina vazhdoi fushatën e saj për të goditur Wildberries, shitësin më të madh online në Rusi, këtë herë duke sulmuar një depo në rajonin rus të Vladimirit. Autoritetet rajonale dhe vetë kompania e konfirmuan sulmin.

"Si rezultat i sulmit, shpërtheu një zjarr në objektin logjistik të kompanisë në rajonin e Vladimirit. Njerëzit janë evakuuar", tha kompania më 3 gusht, duke shtuar se nuk pati viktima.

Sulmi ndodhi një ditë pasi dronët goditën një depo të Wildberries në rajonin e Samarës, rreth 800 kilometra larg kufirit me Ukrainën, sipas guvernatorit rajonal dhe videove të publikuara në internet.

Javët e fundit, forcat ukrainase kanë goditur rreth një duzinë deposh të Wildberries në rajone të ndryshme të Rusisë. Ukraina e ka akuzuar Wildberries se mbështet logjistikën ushtarake të Rusisë dhe shet mallra me përdorim të dyfishtë, duke kontribuar kështu në përpjekjet luftarake të Moskës. Moska i ka mohuar këto akuza.

Në atë që duket të ketë qenë një sulm hakmarrës nga forcat ruse, një depo që i përket shitësit online ukrainas Rozetka në rajonin e Kievit u godit nga dy dronë më 2 gusht. Nuk u raportuan të lënduar.

Sulmi pasoi një goditje ndaj të njëjtit objekt një ditë më parë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën të paktën gjashtë të tjerë, sipas prokurorisë rajonale të Kievit.

Kanalet monitoruese në Telegram raportuan shpërthime në mbarë Gadishullin e Krimesë më 3 gusht, duke cituar banorë vendas, të cilët raportuan gjithashtu për një zjarr pranë portit të Kerçit, ndërsa qarkullimi në Urën e Krimesë u pezullua përkohësisht.

Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm gjatë natës në Krime, sipas Sergei Aksyonov, kreut të vendosur nga Rusia në gadishullin që Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme nga Ukraina në vitin 2014.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 3 gusht se mbrojtja ajrore e saj kishte kapur dhe rrëzuar 131 dronë ukrainas gjatë natës në disa rajone të vendit.

Sipas komandantit të njësive të dronëve të Ukrainës, Robert Brovdi, njësitë e tij goditën katër rafineri ruse të naftës dhe terminalin detar të Tamanit gjatë katër ditëve, duke shkaktuar dëme të mëdha, përfshirë shkatërrimin e raportuar të 12 rezervuarëve të karburantit.

Ndërkohë, forcat ruse vazhduan sulmet ndaj Ukrainës, duke lëshuar 181 dronë sulmues gjatë natës, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.

Vetëm gjatë javës së kaluar, Rusia lëshoi rreth 1.900 dronë, afro 1.600 bomba ajrore dhe 144 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë raketa balistike, kundër Ukrainës, tha Zelensky në një postim në rrjetet sociale më 2 gusht.

Pasi ka bërë pak ose aspak përparim territorial përgjatë vijës së frontit prej më shumë se 1.200 kilometrash këtë vit, Moska ka intensifikuar sulmet me raketa ndaj Ukrainës, në një kohë kur vendi po përballet me mungesa të mëdha të sistemeve të mbrojtjes ajrore të afta për të interceptuar raketat balistike me shpejtësi të lartë.

Pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse ruse ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase, Zelensky shprehu pakënaqësinë ndaj aleatëve të tij perëndimorë, duke bërë thirrje për përshpejtimin e dërgimit të raketave Patriot dhe armëve të tjera që nevojiten urgjentisht.

"Bota ka raketa Patriot. Ajo që ka rëndësi tani është që partnerët tanë të marrin vendimin politik – vendimin për të siguruar furnizimet e nevojshme", tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes më 1 gusht.

"Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë na duhet. Evropa e di se çfarë na duhet... Raketat për t'u mbrojtur nga raketat balistike duhet t'i mbrojnë njerëzit dhe jo të qëndrojnë në depo", shtoi ai./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin