LIVE UPDATES
Bota

Operimi me dronë, një front i ri në luftën e Ukrainës: Nëse e sundojmë qiellin, fitojmë luftën

Njësia e rezervistëve e Ruslanit ishte afër aeroportit Gostomel të Kievit në ditën e parë të luftës kur parashutistët e njësive elite të Rusisë nisën sulmin. T

28 September 2022, 08:21 Nga I.A
Operimi me dronë, një front i ri në luftën e Ukrainës:
Drone

UKRAINË- Ruslan, 41-vjeçar, ish-menaxher i shitjeve që kërkoi që të mos i publikohej mbiemri për arsye sigurie, nisi të mësonte sesi të operonte dronët e luftës në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.

Njësia e rezervistëve e Ruslanit ishte afër aeroportit Gostomel të Kievit në ditën e parë të luftës kur parashutistët e njësive elite të Rusisë nisën sulmin. Teksa forcat ukrainase u përpoqën të zmbrapsnin forcat ruse, njësia e Ruslanit mësoi se njësia e 72-të e artilerisë kishte nevojë që të shënjestroheshin forcat ruse.

Edhe pse njësia e Ruslanit nuk kishte asnjë trajnim për të operuar dronët, ai dhe bashkëluftëtarët e tij vendosën të merrnin përsipër këtë detyrë.

“Një prej ushtarëve në ekipin tonë kishte një dron”, kujton ai. “Ne kishim vetëm tetë ushtarë: njëri e fluturonte dronin, të tjerët e ruanim atë”.

Shtatë muaj më vonë, Ruslan është në rotacion nga fronti për të përmirësuar aftësitë e tij dhe po mëson për operimin e dronëve në shkollën e dronëve Kruk në Kiev, si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë ukrainase dhe organizatave joqeveritare për të trajnuar mijëra persona për të operuar me dronët gjatë misioneve të rëndësishme ushtarako-zbuluese.

I ulur në një stol së bashku me ushtarë të tjerë pas ndjekjes së ligjëratave, Ruslan shprehu vendosmërinë e tij për të mësuar më shumë: “Ne asnjëherë nuk kemi pasur kohë për të parë pjesën e kontrollit” të dronëve në vijën e frontit, tha ai.

Përderisa në mediat sociale ukrainase vazhdimisht shfaqen fushata për mbledhjen e parave për blerjen e dronëve për ushtrinë, “problemi më i rëndësishëm për ne është mungesa e pilotëve”, tha Maks, një instruktor 45-vjeçar në Dronarium, një tjetër shkollë në Kiev ku personeli ushtarak mëson për përdorimin e dronëve.

Edhe Maks kërkoi që mbiemri të mos i publikohej për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

“Ka një problem të madh me operatorëve e dronëve në Ukrainë”, tha Anton Frolov, kryeinstruktor në shkollën e dronëve në Kruk.

“Ne nuk kemi mjaftueshëm pilotë me përvojë”.

Nevoja për operatorë të tillë është e madhe për shkak të rolit të rëndësishëm që këto pajisje mund të luajnë në zbulimin e pozicioneve të armikut dhe të pikave të tij të dobëta.

“Nëse e fitojmë qiellin, ne e fitojmë luftën”, tha Frolov.

Edhe pse janë më pak të avancuar, dronët komercialë që janë në dispozicion “janë asete kyçe” sipas Samuel Bendett, analist në Qendrën për Analiza Detare me seli në Shtetet e Bashkuara.

Në luftën në shkallë të gjerë e Rusisë me Ukrainën – që tani ka hyrë në muajin e tetë – janë shfaqur dronë që përdoren për shumë role. Të dyja palët kanë dislokuar dronë ushtarakë të avancuar, të aftë për të fluturuar deri në 300 kilometra dhe për të mbledhur informacione të inteligjencës apo për të kryer sulme vdekjeprurëse.

Dronët civilë, megjithatë, përdoren më shumë, veçmas nga pala ukrainase.

Dronët komercialë – që kushtojnë shumë më pak se dronët ushtarakë – që fillimisht u ndërtuan për fotografime nga ajri, tani po përdoren për të zbuluar vendndodhjen e tankeve të armikut dhe depove të furnizimit.

Në fillim të korrikut, ushtria ukrainase në bashkëpunim me Ministrinë e Transformimit Digjital, nisi nisëm e “Ushtrisë së Dronëve”.

*Video nga arkivi: "Ushtria e Dronëve" të Ukrainës

Kjo nismë mbledh para për blerjen e dronëve ushtarakë, po ashtu udhëheq një program të donacioneve civile për dronët dhe punon me shkollat e dronëve civilë për t’iu ofruar trajnime për operimin e dronëve nga ushtria.

Por, më të çmueshëm se dronët janë operatorët e kualifikuar të dronëve, të cilët janë të trajnuar për të shfrytëzuar sa më shumë teknologjinë.

Kur nisi lufta, shumë civilë entuziastë ngarendën që të bëheshin pilotë të dronëve. Por, këto kuadro të patrajnuara shkaktuan humbje të mëdha, tha instruktori i shkollës Dronarium, Maks.

“Ata pësuan humbje të mëdha”, tha ai. “Ata e panë fluturimin në luftë përmes prizmit të fluturimeve në kushte civile”.

Në disa raste, Rusia i identifikoi dhe i shënjestroi pozicionet e operatorëve, duke shfrytëzuar një veçori kyçe të sigurisë për t’iu ndihmuar forcave të rendit, u tha në deklaratën e ministrit të Transformimit Digjital, Mykhailo Federov.

Nevoja shumë e madhe për operatorë të kualifikuar po nxit ambiciet e Ukrainës për të arritur qëllimet sa i përket operatorëve të trajnuar.

“Ne planifikojmë të trajnojmë rreth 2.000 operatorë në dy apo tre muajt e ardhshëm”, tha Fedorov në gusht për Forbes Ukraine.

Shkollat e dronëve Kruk dhe Dronarium kanë pranuar donacione për të vazhduar operacionet e tyre, por edhe kanë pranuar ndihmë financiare nga Ministria e Transformimit Digjital.

Shkolla për operimin e dronëve, Kruk, që nga prilli ka trajnuar 400 operatorë, tha për Radion Evropa e Lirë instruktori i kësaj shkolle, Frolov. Ndërkaq, shkolla Dronarium ka trajnuar 871 operatorë që nga nisja e luftës, sipas informacioneve të postuara në ueb-faqen e kësaj shkolle.

Oleksandr, shef i trajnuesve në Dronarium, tha se shkolla aktualisht po trajnon rreth 400 operatorë në muaj, në tri qendra në Ukrainë.

Ai tha se dëshiron që çdo togë të ketë një operator të dronëve. Duke pasur parasysh se madhësia e ushtrisë së Ukrainës në kohë lufte është prej 700.000 trupash, arritja e këtij objektivi nënkupton se duhet të trajnohen mijëra operatorë.

Në qendrën për trajnime në Kiev të shkollës Kruk, instruktori 25-vjeçar, Ilya Trokhin, po trajnonte një grup studentësh në një mëngjes të ftohtë shtatori.

“Largoje kokën që aty”, u dëgjua duke i bërtitur Trokhin një studenti, që po ushtronte nisjen e një droni nga pëllëmba e dorës së tij.

Disa minuta më vonë, një student tjetër preu gishtin në helikat e dronit.

Trokhin, që ka mësuar operimin e dronëve para nisjes së luftës pasi ai xhironte miqtë e tij duke skijuar, tha se një tregues i fuqishëm sesa mirë një student do të performojë në kursin pesëditor, është niveli i interesimit që shfaq.

“Është shumë e rëndësishme që vetë kadeti të dëshirojë të mësojë”, tha ai për REL-in, teksa disa studentë po praktikonin se si të nisnin dhe ulnin një dron.

Instruktorët në Kruk dhe Dronarium thanë se është shumë e rëndësishme që studentët të mësojnë se si të shmangin zbulimin teksa janë duke operuar me dronë. Në shkollën Dronarium, studentët mësojnë se si të përdorin tendat e kamuflazhit për të fshehur pozicionet e tyre.

Operatorët po ashtu mësojnë se si të reagojnë nëse njësitë ruse marrin kontrollin e dronëve të tyre. Oleksandr nga Dronariumi tha se kjo varet krejt nga situata: një operator i dronëve mund të vazhdojë të fluturojë pajisjen për aq kohë sa e ka kontrollin e lëvizjeve të tij, edhe nëse humb kontrollin e disa prej funksioneve të tjera.

Shkolla Kruk po ashtu ofron trajnime për operacione të bombardimeve për ata studentë që janë të interesuar. Ata trajnohen për lëshim të bombave të vogla që kanë peshë të njëjtë me ato që përdoren gjatë luftimeve.

Rrëfimet e instruktorëve reflektojnë natyrën ad-hok të nxitimit të Ukrainës për të trajnuar numër sa më të lartë të operatorëve të dronëve.

Një instruktor 28-vjeçar në Dronarium, më herët kishte shërbyer si asistent i operatorit të dronëve afër Harkivit, edhe pse nuk kishte pasur asnjë eksperiencë praktike të fluturimit të dronëve. Kur operatori i dronëve u largua nga batalioni, ai u promovua në postin e operatorit, duke mësuar aty për aty punën.

Shkolla Dronarium ofron trajnime vetëm për dronët komercialë. Oleksandr tha se manuali 30T është veçanërisht i dobishëm, pasi modelet e dronëve që kushtojnë 10.000 dollarë zakonisht shiten për përdorime në sektorët e bujqësisë dhe industrisë sesa për zbulimin e ushtarëve rusë. Dronët nuk përdoren menjëherë sapo të nxirren nga kutia. Pa dhënë specifika, Oleksandr tha se modifikimet bëhen për të mbrojtur dronët nga detektimi i forcave ruse.

Një ushtar ukrainas, i njohur me nofkën Akela, konfirmoi se sistemet ruse kundër dronëve janë shumë aktive në frontin e luftës. Sipas Frolovit, jetëgjatësia e një droni civil në fushëbetejë është rreth pesë minuta, për shkak të pajisjeve ushtarake elektronike të Rusisë. Përpjekja e Ukrainës për të trajnuar më shumë operatorë të dronëve është një garë me Rusinë, e cila po ashtu po trajnon ushtarët për përdorimin e dronëve komercialë.

Më herët gjatë këtij muaji, civilët rusë – së bashku me operatorët e “vijave të frontit në zonat e pushtuara nga Rusia në lindje të Ukrainës – mbajtën një garë për dronët dhe një seri ligjëratash në qytetin perëndimor rus të Novgorodit, në mënyrë që të ndanin njohuritë në mesin e operatorëve të dronëve ushtarakë.

Një kanal në mediat sociale, që ishte i lidhur me këtë ngjarje ruse, postoi përfundimet kyçe të këtij ngjarje, duke theksuar se “ka një deficit të madh të operatorëve të kualifikuar të dronëve, por edhe një deficit edhe më të madh të instruktorëve të mirë”. Pjesëmarrësit në këtë kurs, sipas organizatorëve, thanë se komanda e ushtrisë ruse ka mbyllur veshët sa i përket nevojës për më shumë dronë.

Ukraina, ndërkaq, po përshpejton fushatën e trajnimit të operatorëve dhe të blerjes së dronëve shtesë.

“Ata nuk na lanë asnjë zgjidhje tjetër”, tha Fedorov për REL-in. Duke bërë me dorë drejt një karrigeje që gjendej pranë tij, ai shtoi: “Nëse kjo karrige do të mund të fluturonte, ne do ta përdornim atë në luftime”.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin