LIVE UPDATES
Bota

Opozita maqedonase dorëzon nismën për referendum kundër Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë

Mickovski u bëri thirrje banorëve të Maqedonisë së Veriut për të votuar në mbështetje të nismës për shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë.

7 September 2022, 17:14 Nga I.A
Opozita maqedonase dorëzon nismën për referendum kundër
Hristijan Mickovski

SHKUP- Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski të mërkuren dorëzoi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nismën për organizimin e një referendumi për shfuqizimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, të arritur në vitin 2017. VMRO-DPMNE e kundërshton marrëveshjen, duke thënë se autoritetet qeveritare të Maqedonisë së Veriut i kanë bërë lëshime të mëdha vendit fqinj në dëm të interesave kombëtare dhe historike maqedonase. Zoti Mickovski u bëri thirrje banorëve të Maqedonisë së Veriut për të votuar në mbështetje të nismës për shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë.

Nëse kërkesa miratohet, pyetja në referendum do të ishte: “A jeni për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqnjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë më 18. 01. 2018?”

Hristijan Mickovski duke folur për median tha se u bënte thirrje të gjitha partive, qytetarëve pa dallim përkatësie etnike dhe politike, shoqërisë civile dhe të gjithë individëve “që të bashkohen në një shoqëri gjithmaqedonase dhe të vihen kundër problemit kryesor të integrimit tonë evropian, Marrëveshjes me Bullgarinë”.

Ai mohoi se me kërkesën për referendum po hiqte dorë nga thirrjet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mickovski dëshiron që së pari të mblidhen njëqind nënshkrime “të kualifikuara”, nga të cilët i pari do të ishte nënshkrimi i tij. Më pas lista do të dërgohej në Parlament për të marrë dritën jeshile. Nëse parlamenti e miraton këtë, atëherë do të niste faza e mbledhjes së 150 mijë nënshkrimeve të qytetarëve për organizimin e referendumit. Për këtë gjë ka një afat prej tre muajsh.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së shpreson se këto nënshkrime do të mblidhen për një kohë shumë të shkurtër. Por, presidenti Stevo Pendarovski është kundër kësaj nisme. Ai tha se nuk mund të flitej për integrime evropiane nëse Maqedonia e Veriut nuk dëshiron marrëveshje për fqinjësi të mirë me fqinjët e saj. Sipas presidentit maqedonas, referendumi do ta frenonte integrimin evropian të vendit.

Duke folur gjatë një konference shtypi në Shkup me homologen e tij sllovake Zuzana Chaputova, zoti Pendarovski theksoi se shfuqizimi i marrëveshjes me Bullgarinë do të mund të çonte në shfuqizimin eventual të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, dhe nëse kjo do të ndodhte vendi i tij nuk do të mund të vazhdonte të ishte më anëtar i NATO-s. Ndërkohë, Presidentja Chaputova theksoi mbështetjen e fuqishme të Slloaviksë për integrimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Sidoqoftë, që referendumi të jetë i suksesshëm, në të duhet të marrin pjesë pak më shumë se mbi 900 mijë votues dhe prej tyre 50 përqind, plus një votë më tepër do të nevojitej për shfuqizimin e marrëveshjes. Analistët e shikojnë këtë veprim të opozitës maqedonase si një mundësi për “matjen e forcave” dhe ndikimit tek elektorati, ndonëse partitë në pushtet nuk kanë dhënë shenja se do të mbështesnin organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare para zgjedhjeve të rregullta të vitit 2024.

Marrë nga VOA

hristijan mickovski

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin