22 June 2022, 07:36
Nga A.B
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për median holandeze NRC, ku ka folur edhe për pjesëmarrjen e saj në Samitin e BE-së në Bruksel. Me shpresën që qytetarëve të Kosovës do t’u hiqen vizat, Osmani u shpreh se në samitin e së enjtes do të niset me shpresë, por pa pritshmëri.
“Unë shkoj gjithmonë atje me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, ka thënë Presidentja Osmani për NRC.
Osmani ka theksuar se mungesa e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës është një padrejtësi e madhe.
“Qytetarët nga Ukraina, Gjeorgjia, vende të ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirisht. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për të marrë pjesë në samitin në Bruksel. Është një padrejtësi e madhe: diskriminim ndaj popullatës sonë. Ne jetojmë në një geto. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, ka vazhduar ajo.
Osmani tha se shpreson që realiteti i vitit 2022, në të cilin agresori rus pretendon marrjen e Ukrainës si pronë të saj, do ta bëjë të gjithë BE-në të kuptojë se nuk duhet të përkulet para pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës dhe mësymjeve së saj në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Vendet në BE duhet të ndalojnë së bërë lëshime për autokratët që promovojnë Putinin,” është shprehur ajo.
vjosa osmani kosove
Bota
22 June 2022, 07:31
A.B
Pamje nga Afganistani
AFGANISTAN- Një tërmet i fuqishëm ka vrarë të paktën 255 njerëz dhe ka lënë qindra t&eum...
Bota
21 June 2022, 23:40
k.m.
Foto ilustruese
MOSKË- Rusia duket se ka falsifikuar rezultatet e provës së vaksinës së saj kryesore Covid, sipas një analize...
Bota
21 June 2022, 23:40
I.A
Autobusi i aksidentuar
KOSOVË- Një autobus është aksidentuar në rrugën Gjilan-Ferizaj. Zëdhënësi i Polici...
Bota
21 June 2022, 23:37
I.A
Foto Ilustruese
RUSI- Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëheqësit dhe bizneset evropiane të dj...
Bota
21 June 2022, 23:34
k.m.
Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë...
Bota
21 June 2022, 23:31
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar ministrin e Jashtëm evropian, J...
Bota
21 June 2022, 23:23
k.m.
Luigi Di Maio
ITALI- Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ka deklaruar këtë mbrëmje largimin e tij nga Lëvizja 5 Yjet. Shkak ...
Bota
21 June 2022, 23:03
I.A
ANGLI- Një hidraulik po përballet me burg pasi vendosi kamera sekrete në dhomat e gjumit të grave për të filmuar pamjet intime. ...
Bota
21 June 2022, 22:46
k.m.
Mario Draghi
ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi tha se Italia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës. Në fjalimin e tij ...
Bota
21 June 2022, 22:22
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bisedoi mëngjesin e kësaj të ma...