14 June 2024, 18:31
Nga r.ll
vjosa osmani
KOSOVE- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të përfaqësojë shtetin në një samit për paqe në Ukrainë, që do të mbahet këtë fundjavë në Burgenstok të Zvicrës.
Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, Osmani në këtë samit do të “riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore”.
Gjithashtu sipas njoftimit, Osmani do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale “për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme”.
Gati 90 vende dhe organizata do të marrin pjesë në samit, sipas presidencës së Zvicrës, Viola Amherd. Sipas saj, pjesëmarrësit në samit - rreth gjysma e të cilëve do të jenë udhëheqës shtetesh ose qeverish - do të përpiqen të gjejnë një rrugë për t'i ndalur luftimet.
Ukraina është nën pushtimin e plotë të forcave ruse qysh në shkurt të vitit 2022. Pjesëmarrës në samit pritet të jenë presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Zyrtarë nga Kina dhe Rusia pritet të mungojnë. Moska nuk është e ftuar dhe thotë se procesi është i pakuptimtë pa pjesëmarrjen e saj.
Ministria e Jashtme e Kinës, në anën tjetër, tha se nuk do të marrë pjesë në samit, sepse ai nuk i përmbush pritjet e saj për pjesëmarrjen edhe të Rusisë, edhe të Ukrainës./REL
vjosa osmani
Bota
14 June 2024, 18:14
E. D
emmanuel macron
FRANCË- Tregu i aksioneve të Francës po shkon drejt rënies më të madhe në më shumë se dy vjet...
Bota
14 June 2024, 18:06
r.ll
giorgia meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është bërë virale me reagimin e saj pasi ka shtrënguar duart me ...
Bota
14 June 2024, 18:01
E. D
joe biden, volodymyr zelenskyy
ITALI- Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura të botës po tak...
Bota
14 June 2024, 17:12
E. D
pamje nga vendngjarja
ZVICË- Një shpërthim i madh ka ndodhur në Zvicër, ku si pasojë kanë humbur jetën edhe dy pers...
Bota
14 June 2024, 17:00
E. D
Jens Stoltenberg
RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s Jens Stoltenberg tha se miratimi i propozimit të ri të presidentit ...
Bota
14 June 2024, 16:47
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Hetuesit gjermanë kryen bastisje në shtatë shtete federale dhe kapën kokainë me vlerë miliarda euro...
Bota
14 June 2024, 16:22
E. D
pamje nga vendngjarja
FLORIDA- Pamje të tmerrshme janë publikuar, ku një aligator 5m i gjatë ka gëlltiur një grua. 41 vj...
Bota
14 June 2024, 16:15
E. D
foto ilustruese
KUBË- Një flotë e vogël anijesh luftarake ruse ndodhet në ujërat kubane për manovra të përbash...
Bota
14 June 2024, 16:02
E. D
Donald Trump
SHBA- Ish-Presidentit amerikan Donald Trump iu ofrua një pritje entuziaste nga ligjvënësit republikanë pas rikthimit n&eum...
Bota
14 June 2024, 15:39
E. D
Volodymyr Zelenskyy
RUSI- Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, hodhi poshtë propozimin e paqes të para...