13 June 2022, 16:15
Nga d.a
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në samitin e Këshillit Evropian më 23 dhe 24 qershor, Brukseli jep sinjale pozitive për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Gjatë qëndrimit në Shkup, anëtarja e e Parlamentit Evropian, pjesë e komitetit të përbashkët BE-Maqedoni e Veriut tha se koha për dhënien e datës është tani.
“Mendoj se të gjithë me entuziazëm e presin Këshillin e Bashkimit Evropian. Shefat e vendeve dhe qeverive të vendeve anëtare përpiqen që shpejt të vijë deri te një zgjidhje e përbashkët dhe që diskrepanca mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të ketë përfundim pozitiv. Këshilli në qershor dhe më së voni në tetor do të din se si do të zgjidhet problemi dhe të jepet data”, deklaroi Marion Valsman, anëtare e Parlamentit Evropian, Komiteti i përbashkët parlamentar i delegacionit të BE-së për Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të përpjekjeve në këtë drejtim, zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq është për vizitë dyditore në Bruksel, në takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian.
“Në takim me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për veprime të jashtme, Stefano Sanino, ramë dakord se është koha e duhur e cila duhet të shfrytëzohet, për fillimin e negociatave të Unionit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Çdo rezistencë dhe përmbajtje e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor në mënyrë plotësuese do ta ulë atraktivitetin e Unionit dhe e minon kredibilitetin e tij në rajon”, deklaroi Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për çështje evropiane.
Mariçiq nesër do të marrë pjesë në një konferencë për përparimin e Ballkanit Perëndimor në drejtim të integrimit dhe do të takohet me komisionerin për zgjerim Oliver Varheji dhe me eurodeputetin bullgar, informues për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kuçuk.
Në vitin 2020, Bullgaria, e udhëhequr atëherë nga kryeministri Bojko Borisov, bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë fqinje për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit njëkohësisht.
marion valsman integrimi i shqiperise ne be veto e bullgarise
Bota
13 June 2022, 16:06
d.a
Donjet Bislimi
KOSOVË- Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka denoncuar një aferë korruptive ku &...
Bota
13 June 2022, 15:57
Foto ilustruese
SHBA- Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, e ka quajtur “shqe...
Bota
13 June 2022, 15:45
d.a
Vitali dhe Vladimir Klitschko
UKRAINË- Për rreth një muaj nuk pati asnjë sulm rus në kryeqytetin ukrainas të Kievit dhe p&eum...
Bota
13 June 2022, 15:30
d.a
Sherr ne Kosove
KOSOVË- Një sherr masiv dhe i dhunshëm ka ndodhur në orën e para të mëngjesit të së dielë...
Bota
13 June 2022, 15:19
d.a
Yair Lapid
IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid paralajmëroi izraelitët të mos vizitojnë ...
Bota
13 June 2022, 15:10
d.a
Dom Phillip
BRAZIL- Janë gjetur trupat e gazetarit Dom Phillips dhe ekspertit indigjen Bruno Pereira të zhdukur në Amazonë, thon&e...
Bota
13 June 2022, 15:01
d.a
Ukraine
UKRAINË- Fundi i vitit shkollor dhe i shkollës së mesme për mijëra studentë në Ukrainë nuk ësht&e...
Bota
13 June 2022, 14:41
d.a
Dodik dhe Putin
BOSNJE HERCEGOVINË- Anëtari serb i Presidencës së Bosnje Hercegovinës (BiH) Milorad Dodik njoftoi sot se do të...
Bota
13 June 2022, 14:29
d.a
Pamje nga rrezimi
ITALI- Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me helikopterin e rrëzuar ku humbën jetën 7 persona në ra...
Bota
13 June 2022, 14:18
d.a
HOLANDË- Shpresa vdes e fundit thuhet dhe kjo sigurisht është e vërtetë në rastin e Charlotte Bischoff van Hemskerk, e cila...