LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi i NATO-s: Rusia nuk duhet nënvlerësuar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se Rusia po mobilizon trupa të reja për të mbështur luftën e saj në Ukrainë dhe se nuk duhet nënvlerësuar.

10 January 2023, 18:37 Nga I.A
Paralajmërimi i NATO-s: Rusia nuk duhet nënvlerësuar
Charles Michel, Jans Stotlenberg dhe Ursula von der Leyen

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi sot se Rusia po mobilizon trupa të reja dhe është e përgatitur të vuajë për t’i shkuar deri në fund qëllimeve të saj brutale në Ukrainë. Gjatë një konference për shtyp, në krah të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, zoti Stoltenberg garantoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Po sot presidentja e Komisionin Evropian Von der Leyen njoftoi se Bashkimi do të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes ushtarake që ky vend i siguron Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se Rusia po mobilizon trupa të reja për të mbështur luftën e saj në Ukrainë dhe se nuk duhet nënvlerësuar.

Duke folur në një konferencë shtypi, në krah të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, zoti Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtarëve të aleancës ushtarake dhe BE-së që të përgatiten për një luftë të gjatë.

“Qëllimi ynë është që të forcojmë mbështetjen për Ukrainën. Rusia ka pësuar humbje të mëdha për shkak të ushtarëve të guximshëm, profesionalizmit dhe përkushtimit të forcave të armatosura ukrainase, por ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë. Ajo po mobilizon edhe më shumë trupa, po punon për të siguruar edhe më shumë pajisje e municione dhe po tregon gatishmëri të vuajë, për të vazhduar luftën. Nuk ka asnjë të dhënë që tregon se Presidenti Putin ka ndryshuar qëllimin e përgjithshëm të luftës së tij brutale në Ukrainë, ndaj duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë", tha zoti Stoltenberg.

Presidentja e Komisionin Evropian Von der Leyen paralajmëroi sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, si pjesë e masave të BE-së për të ndëshkuar ato vende që mbështesin Rusinë.

"Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë trysni ndaj Kremlinit me një regjim sanksionesh të ashpra, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ne do t'i shtrijmë këto sanksione ndaj atyre që mbështesin ushtarakisht Rusinë, si Bjellorusia apo Irani", tha ajo.

Si përgjigje ndaj një pyetjeje lidhur me furnizimin e Kievit me tanke luftarake perëndimore, përfshirë ‘Leopard 2’, zonja Von der Leyen tha se ukrainasit duhet "të marrin të gjitha pajisjet e nevojshme ushtarake që u nevojiten".

“Dhe kjo sigurisht do të thotë, sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, apo dhe lloje të tjera të pajisjeve të avancuara ushtarake për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, sepse ata (ukrainasit) mbrojnë gjithashtu, parimet bazë të Kartës së OKB-së mbi të drejtat themelore e të drejtën ndërkombëtare".

Zoti Stoltenberg tha se ai mirëpret vendimet e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Francës për të ofruar mjete ushtarake për Ukrainën. Nga ana e tij presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha lufta në Ukrainë ka prodhuar dy pasoja të padëshiruara për Moskën, ka forcuar BE-në dhe NATO-n, dhe i ka afruar edhe më shumë këto organizata me njëra-tjetrën.

Më 24 shkurt të vitit të kaluar Rusia nisi në Ukrainë atë që e quan ‘operacion special ushtarak’, nën justifikimin se ndihej e kërcënuar, si dhe nisur nga nevoja për të mbrojtur popullatën rusishtfolëse në Ukrainë. Kievi dhe aleatët e tij akuzojnë Moskën se nisi një luftë të paprovokuar, me synimin për të pushtuar territore.

Marrë nga VOA

jens stoltenberg charles michel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin