17 September 2025, 13:26
Nga I.A
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, porositi Evropën që të mos e lejojë Rusinë t’i përcaktojë kushtet e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë, duke paralajmëruar se një gjë e tillë vetëm sa do ta trimëronte presidentin rus, Vladimir Putin, “që të kërkojë objektivin e tij të radhës”.
“Putin po i teston limitet që një kohë të gjatë”, tha Merz në parlamentin gjerman, ku po diskutohet për buxhetin e ri.
“Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet t’i trazojë njerëzit”, u shpreh kancelari i Gjermanisë, të mërkurën, raporton DPA.
Merz tha se kjo u bë e qartë në Poloni, javën e kaluar, kur dronët rusë cenuan hapësirën ajrore të vendit dhe u rrëzuan mbi territorin e tij, për herë të parë.
Putin, po ashtu, po përpiqet të destabilizojë shoqërinë gjermane, paralajmëroi kancelari Merz.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, deklaroi Merz, duke shtuar se Gjermania po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse pikërisht për këtë arsye.
“Ne duhet t’i parandalojmë kundërshtarët tanë nga agresioni i mëtejmë dhe, në të njëjtën kohë, t’i bëjmë më të bashkuar aleatët dhe partnerët”, tha Merz.
Gjermania ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Ukrainës pas pushimit rus në shkallë të gjerë, më 2022. Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, Gjermania ua ka kaluar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tani është furnizuesi më i madh i Ukrainës me ndihma ushtarake./REL
friedrich merz
Bota
17 September 2025, 13:12
E.d
Kaja Kallas
BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas konfirmoi se Komisioni Evropian po propozon të rivendos&e...
Bota
17 September 2025, 12:07
E.d
Foto nga seanca
SHBA- Prokurorët, të cilët po merren me çëshjen e vrasjes së aktivistit Charlie Kirk do të kërkoj...
Bota
17 September 2025, 11:41
E.d
James Rubin
HAGË- Diplomati dhe eksperti i njohur amerikan James Rubin deklaroi se sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte struktur&...
Bota
17 September 2025, 11:21
I.A
James Rubin
HAGË- Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin ka vazhduar të dëshmojë se sipas tij Ushtria &Cc...
Bota
17 September 2025, 10:43
I.A
IRAN- Autoritetet iraniane kanë varur një person, pasi ai u dënua për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencë...
Bota
17 September 2025, 09:40
I.A
Foto Ilustruese
SPANJË- Qeveria spanjolle do të heqë më shumë se 53.000 apartamente të paligjshme pushimesh nga pl...
Bota
17 September 2025, 09:33
I.A
Palestinezet
GAZA- Ofensiva tokësore e Izraelit në Qytetin e Gazës mund të zgjasë për shumë muaj, thanë pë...
Bota
17 September 2025, 09:29
I.A
Melania dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar të martën për vizit&eum...
Bota
16 September 2025, 22:55
E. D
Donald Trump
LONDËR- Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, n&e...
Bota
16 September 2025, 16:50
E. D
Foto Ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve evropiane ta nisin krijimin e një “ombrelle ...