LIVE UPDATES
Bota

Pararendësja e kukullës Barbie ishte një eskortë gjermane

Para 70 vjetësh një karikaturist gjerman krijoi figurën e Lilit. Kurse sipërmarrësja Ruth Handler e shndërroi Lilin, objektin e fantazive mashkullore, në kukullën Barbie, të njohur në të gjithë botën.

9 September 2025, 09:34 Nga I.A
Pararendësja e kukullës Barbie ishte një eskortë gjermane
kukulla Barbie

GJERMANI- Batutat e Lilit tingëllojnë si skenat e fillimit të një filmi erotik: Në një moment ajo tregon fustanin e saj mbuluar me gjurmë duarsh me vaj, sepse një shofer kamioni kishte "vënë dorë fort" për t`i rregulluar makinën. Një herë tjetër ajo ngacmon një polic në një plazh, në të cilin ndalohen rrobat e banjos të ndara, duke e pyetur: "Cilën pjesë duhet të heq"?

Kush do ta kishte menduar që karikatura e seksualizuar, me gjoksin e bollshëm dhe buzët e plota të kuqe do të ndryshonte një ditë jetën e miliona fëmijëve? Me siguri jo krijuesi i saj, Reinhard Beuthien, që e skicoi Lilin brenda 40 minutash për numrin e parë të gazetës "Bild" në vitin 1952, për të mbushur një boshllëk në gazetë. Vite më vonë Lili e gazetës "Bild" u bë Barbie, ndoshta kukulla më e famshme në botë deri më sot.

Sot sensuale, asokohe e guximshme dhe e pavarur

Sipas botuesit të "Bild", Axel Springer, Lili ishte një "sekretare e shkathët", por burime të ndryshme e interpretojnë atë më shumë si një call-girl ose eskortë. Qoftë sekretare apo eskortë, një gjë është e sigurt: Lilli nuk ishte menduar si lodër për fëmijë. Me konturet e saj gjysëm të zhveshura, gërshetin bjond të lidhur lart dhe takat e larta, estetika e Lilit ishte më pranë asaj të një modeleje të seksualizuar.

Sot dikush do të thoshte, se ajo iu përshtat vështrimit mashkullor Male Gaze, e portretizuar si një objekt qejfi, reduktuar tek trupi i saj, krejtësisht në përputhje me nevojat e krijuesve dhe shikuesve të saj meshkuj. Megjithatë edhe sot "Bild" e përshkruan atë me fjalët "e guximshme, seksi, e pavarur!"

Lili u bë shpejt aq e njohur te lexuesit e tabloidit kryesisht meshkuj, saqë "Bild" në vitin 1953 nxori në treg një kukull plastike që i ngjante asaj. Sipas raportimeve të gazetave ajo ishte një dhuratë e preferuar mes burrash, për shembull në festat e fundit të beqarisë, dhe shitej në dyqanet e duhanit, në bare dhe kioska.

Mes viteve 1955 dhe 1964 gazeta "Bild" tregtoi rreth 130.000 Lili me veshje dhe aksesorë të ndryshëm, duke arritur kështu edhe një audiencë femërore. Lili u bë shpejt bestseller, madje edhe përtej kufijve të Gjermanisë.

Ruth Handler e ktheu Lilin në Barbie

Ndoshta ajo do të zbukuronte edhe sot faqet e gazetës "Bild" gjysëm  e zhveshur, siç kanë bërë shumë vajza të vërteta për dekada të tëra në gazetën "Bild”, nëse nuk do të ishte Ruth Handler. Bashkëthemeluesja e kompanisë së lodrave Mattel e zbuloi Lilin rastësisht në një vitrinë dyqani në vitin 1956, ndërsa po kalonte pushimet në Lucernë të Zvicrës. Handler dhe vajza e saj Barbara u entuziasmuan.

Kështu Handler dërgoi disa kukulla Lili në Los Angeles dhe bleu në fund të drejtat e saj. Në vitin 1959 kukulla Barbie, që mbante emrin e vajzës së Handler Barbara, dhe ishte një kopje e vërtetë e Lilit, doli në treg dhe që atëherë është shitur më shumë se një miliard herë.

Barbie pushtoi botën e dhomave të fëmijëve, megjithë kritikat e përsëritura nga feministet. Po me Lilin çfarë ndodhi? Sekretarja "e guximshme dhe e pavarur" u martua me të dashurin e saj Peterin në vitin 1961 dhe u zhduk tërësisht nga skena./DW

kukulla barbie

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin