LIVE UPDATES
Bota

Liderët botërorë në COP29 arrijnë marrëveshjen e re klimatike: Vendet e pasura do të ofrojnë 300 mld dollarë për vendet në zhvillim deri në 2035

300 miliardë dollarët do të shkojnë për vendet e cenueshme dhe më të varfra për t'i ndihmuar ata të përballen me motin ekstrem gjithnjë e më shkatërrues dhe për t'i kaluar ekonomitë e tyre drejt energjisë së pastër.

24 November 2024, 08:41 Nga r.ll
Liderët botërorë në COP29 arrijnë marrëveshjen e
foto ilustruese

BAKU- Liderët botërorë ranë dakord për një marrëveshje të re klimatike në COP29 në Baku të Azerbajxhanit, ku vendet e pasura zotohen të ofrojnë 300 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2035 për vendet më të varfra për t'i ndihmuar ata të përballen me ndikimet gjithnjë e më katastrofike të krizës klimatike. Marrëveshja erdhi pas më shumë se dy javësh debatesh dhe negociatash të ashpra.

Në disa raste ekzistonte dhe frika se bisedimet do të ndalenin, pasi grupet që përfaqësonin shtetet e vogla ishullore të cenueshme dhe vendet më pak të zhvilluara u larguan nga negociatat të shtunën. Por në orën 2:40 të mëngjesit me orën lokale të së dielës, më shumë se 30 orë pas afatit të fundit, më në fund u dakordësua marrëveshja midis afro 200 vendeve.

300 miliardë dollarët do të shkojnë për vendet e cenueshme dhe më të varfra për t'i ndihmuar ata të përballen me motin ekstrem gjithnjë e më shkatërrues dhe për t'i kaluar ekonomitë e tyre drejt energjisë së pastër.

"Ka qenë një udhëtim i vështirë, por ne kemi arritur një marrëveshje," tha Simon Stiell, kreu i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. “Ky synim i ri financiar është një politikë sigurimi për njerëzimin, mes përkeqësimit të ndikimeve klimatike që godasin çdo vend.”

Shuma e premtuar, megjithatë, është shumë më pak se 1.3 trilion dollarë që ekonomistët thonë se është e nevojshme për të ndihmuar vendet në zhvillim të përballen me një krizë klimatike. Në një fjalim të fortë menjëherë pas miratimit të marrëveshjes, përfaqësuesi i Indisë, Chandni Raina, i cilësoi 300 miliardë dollarët si një "shumë të vogël" dhe e quajti marrëveshjen "asgjë më shumë se një iluzion optik" dhe të paaftë për të "adresuar sfidën e stërmadhe që kanë para tyre.”

"Ne po largohemi me një pjesë të vogël të financimit që vendet e cenueshme nga klima kanë nevojë urgjente," tha nga ana tjetër Tina Stege, e dërguara për klimën në Ishujt Marshall, shkruan CNN.

Stege kritikoi ashpër bisedimet duke treguar më të keqen e përfitimit politik. "Interesat e karburanteve fosile kanë qenë të vendosura të bllokojnë përparimin dhe të minojnë qëllimet shumëpalëshe për të cilat kemi punuar për të ndërtuar," tha ajo në një deklaratë.

Çfarë përcakton marrëveshja?

COP29 u fokusua shumë në financat, një çështje jetike klimatike, por një nga më delikatet politikisht. Vendet e pasura, të cilat janë kryesisht përgjegjëse për ndryshimin historik të klimës, ranë dakord në vitin 2009 të japin 100 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2020 për vendet në zhvillim. Ky premtim, tashmë i konsideruar si i pamjaftueshëm, u përmbush vetëm në vitin 2022, dy vjet pas afatit të fundit. Detyra e caktuar në samitin në Baku ishte të dilej me një shifër të re.

Marrëveshja e re e rënë dakord të shtunën kërkon që vendet e pasura, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, të ofrojnë 300 miliardë dollarë çdo vit deri në vitin 2035, të përbërë nga financat publike dhe private.

Ndërsa marrëveshja i referohet gjithashtu një ambicieje më të gjerë për të arritur deri në 1.3 trilion dollarë, vendet në zhvillim donin që vendet e pasura të angazhoheshin për të marrë një pjesë shumë më të madhe të kësaj, dhe që paratë të vinin kryesisht në formën e granteve dhe jo kredive, të cilat kanë frikë se do t'i fusin edhe më shumë në borxhe.

Grupi G77 i vendeve në zhvillim kishte kërkuar një shumë prej 500 miliardë dollarësh. Por kombet më të pasura hodhën poshtë shifrat më të larta si joreale duke pasur parasysh rrethanat aktuale ekonomike.

"Ne kemi arritur në kufirin midis asaj që është e arritshme politikisht sot në vendet e zhvilluara dhe asaj që do të bënte një ndryshim në vendet në zhvillim," tha Avinash Persaud, këshilltar special për ndryshimet klimatike i Presidentit të Bankës Ndër-Amerikane për Zhvillim.

Pati gjithashtu një shtytje për ekonomitë më të pasura në zhvillim si Kina dhe Arabia Saudite për të kontribuar në paketën e financimit të klimës, por marrëveshja vetëm inkurajon vendet në zhvillim të japin kontribute vullnetare dhe nuk vendos asnjë detyrim mbi to. Li Shuo, drejtor i qendrës klimatike të Kinës në Institutin e Politikave të Shoqërisë së Azisë e quajti marrëveshjen "një kompromis të gabuar" që pasqyron "terrenin më të vështirë gjeopolitik në të cilin ndodhet bota".

samiti i cop29 baku marreveshja klimatike

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin