LIVE UPDATES
Bota

Pasiguri në korporatat amerikane, çfarë po ndodh?

Tregu i aksioneve të Amerikës po lulëzon. Gjatë tre muajve të fundit, treguesi S&P 500 i kompanive më të mëdha në vend është rritur me afro 15%, duke arritur një nivel rekord.

9 March 2024, 07:45 Nga M.B
Pasiguri në korporatat amerikane, çfarë po ndodh?
Foto ilustruese

SHBA- Ekonomia e Amerikës po lulëzon. Atëherë pse janë të shqetësuar shefat e kompanive? Tri nga forcat që nxitën fitimet, tani po zbehen, shkruan The Economist Tregu i aksioneve të Amerikës po lulëzon. Gjatë tre muajve të fundit, treguesi S&P 500 i kompanive më të mëdha në vend është rritur me afro 15%, duke arritur një nivel rekord. Të dhënat e fundit ekonomike mbështesin optimizmin e investitorëve. Më 2 shkurt, statisticienët raportuan se në janar, u krijuan plot 353,000 vende pune, shumë më tepër se sa pritej nga ekonomistët.

Ekonomia u rrit me 3.3% (me normë vjetore) në tremujorin e fundit të vitit 2023. Pavarësisht kësaj, inflacioni u ngadalësua në 2.6% sipas Rezervës Federale, jo shumë larg synimit prej 2%. Investitorët parashikojnë se deri në fund të vitit, Rezerva Federale do të ulë normën e interesit bazë nga diapazoni i tanishëm prej 5.25% dhe 5.5%, në 4%, duke nxitur ekonominë amerikane dhe bashkë me të, edhe korporatat e vendit. Sidoqoftë, ky parashikim nuk është aspak i sigurt. Më 31 janar, kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell hodhi poshtë shpresat se do të ketë një ulje të menjëhershme të normës së interesit, duke argumentuar se inflacioni ishte “ende tepër i lartë”.

Ndërsa borxhet e lira të epokës së pandemisë po fillojnë të maturohen, fatura prej 21 trilionë dollarësh e borxhit të korporatave jofinanciare të Amerikës, do të vazhdojë të rritet. Fitimet pak a shumë kanë mbetur në vend. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, fitimet u rritën me një shifër modeste prej 1.6% në bazë vjetore. Për më tepër, tri nga forcat që nxitën fitimet, tani mund të jenë duke u zbehur. Një burim shqetësimi janë konsumatorët e Amerikës. Disa faktorë që kishin rritur konsumin, duke ngatërruar pritshmëritë për recesion në vitin 2023, tashmë po zbehen.

Për shembull, kursimet e tepërta të grumbulluara nga qytetarët amerikanë gjatë pandemisë, pjesërisht falë çeqeve ndihmëse të qeverisë, tani janë shpenzuar në pjesën më të madhe, sipas një studimi të fundit nga Francois de Soyres në Rezervën Federale. Normat e paracaktuara për kartat e kreditit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme. Shlyerjet e kredive studentore, që rifilluan tetorin e kaluar pasi Gjykata e Lartë anuloi një moratorium të epokës së pandemisë, po rrisin trysninë mbi xhepat e konsumatorëve.

Shitësit e mallrave jothelbësore, po përgatiten për kohë të vështira

Si rezultat, shitësit e mallrave jothelbësore, po përgatiten për kohë të vështira. Më 23 janar, kompania e mobilieve Wayfair njoftoi se do të pushonte nga puna 13% të stafit, për shkak të  “rënies së vazhdueshme të shitjeve”, vetëm disa javë pasi drejtuesi i kompanisë i dërgoi një memorandum stafit për Krishtlindje, duke lavdëruar gëzimet e “të punuarit me orë të gjata” dhe “të përzierjes së punës dhe jetës private”. Më 25 janar, kompania amerikane e xhinseve Levi Strauss tha se priste që të ardhurat të rriteshin midis 1% dhe 3% këtë vit, nën nivelin që kishin parashikuar analistët dhe njoftoi se do të pushonte 10% deri në 15% të fuqisë punëtore.

Më 30 janar, kompania prodhuese e pajisjeve shtëpiake Whirlpool tha se priste që shitjet të mbeteshin në vend në vitin 2024. Po atë ditë, Mary Barra, shefja e kompanisë General Motors, prodhuesit më të madh të makinave në Amerikë, parashikoi se numri i makinave të shitura në Amerikë do të rritej me 3% këtë vit, një shifër jo e keqe, por shumë më poshtë se rritja prej 12% e vitit të kaluar. Dhe çmimet pritet të bien për të nxitur kërkesën, duke shtrënguar marzhet e fitimit, pikërisht në kohën kur firmat e makinave po rrisin kostot për shkak të një marrëveshjeje të re pagash të arritur me sindikatat, në fund të vitit të kaluar.

Gjithashtu, konsumatorët amerikanë nuk po blejnë aq shpejt sa parashikohej automjete elektrike të shtrenjta. Më 24 janar, Tesla, kompania më e madhe amerikane e automjeteve elektrike, paralajmëroi se rritja e saj “mund të jetë shumë më e ulët” këtë vit. Në përgjigje të këtij lajmi, aksionet e kompanisë ranë me 12%, duke fshirë 80 miliardë dollarë nga vlera e saj e tregut. Edhe shitësit e artikujve kryesorë të konsumit po sinjalizojnë se duhet pasur kujdes. Gjatë dy viteve të fundit, prodhuesit e ushqimeve të paketuara dhe gjërave të domosdoshme për shtëpi kanë arritur të mbrojnë fitimet nga rritja e kostove, duke rritur çmimet, pa shtypur kërkesën. Kjo strategji nuk duket se është më e realizueshme. Më 26 janar, Colgate-Palmolive, një furnizues i pastave të dhëmbëve, tha se priste që shitjet të rriteshin midis 1% dhe 4% këtë vit, nga 8% vitin e kaluar. Më 30 janar, Mondelez, një pastiçer, vlerësoi se në vitin 2024, të ardhurat do të rriteshin me 3-5%, nga 14% në vitin 2023.

Dhe telashet nuk kanë të sosur

Një shqetësim i dytë për disa kompani është shëndeti i konsumatorëve në Kinë. Kriza në sektorin e pronave të vendit ka rënduar shumë konsumatorët. Në dhjetor, çmimi i aksioneve të kompanisë Nike, ra pasi ajo raportoi ngadalësim të rritjes së shitjeve në Kinë, për shkak të “erërave të forta në drejtim të kundërt”. Një urdhër nga një gjykatë e Hong Kongut më 29 janar, që detyronte likuidimin e kompanisë më të madhe kineze të pronave, Evergrande, mund të rëndojë edhe më tej gjendjen. Laxman Narasimhan, shefi i kompanisë Starbucks, një zinxhir kafenesh, paralajmëroi se rritja e kompanisë po pengohej për shkak se “konsumatorët në Kinë janë bërë më të kursyer”.

Edhe pse Apple, prodhuesi i celularëve iPhone, shënoi rritje prej 2% në bazë vjetore në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, shitjet e tij në Kinë ranë me plot 13%. Më 5 shkurt, kompania e parfumerisë Estée Lauder tha se do të shkurtonte 3,000 vende pune pjesërisht për shkak të dobësimit të kërkesës kineze. Për firmat perëndimore, forcimi i konkurrencës lokale po ua shton vështirësitë. Edhe në Amerikë, vrulli i prodhimit mund të ngadalësohet. Ky është burimi i tretë i shqetësimit. Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, ndërtimi mujor i fabrikave në Amerikë u rrit me 17%, duke u përshtatur me inflacionin.

Në gjysmën e dytë, kjo rritje u ngadalësua në 8% (shih grafikun 2). Prodhuesi tajvanez i çipave, TSMC, muajin e kaluar njoftoi se do të vononte hapjen e një fabrike të dytë të çipave në Arizona, me një ose dy vjet. Të parën e kishte vonuar tashmë. Më 1 shkurt, u raportua se prodhuesi amerikan i çipave, INTEL, do të vononte hapjen e një fabrike në Ohio. Kjo mund të jetë për shkak se subvencionet e premtuara nga administrata e Joe Biden, nuk janë dhënë në kohë ashtu siç ishin premtuar. Nga 52 miliardë dollarë që ishin caktuar në Aktin e Çipave për mbështetjen e prodhimit vendas të çipave, është shpërndarë vetëm një pjesë e vogël parash. Firmat amerikane të makinave po shtyjnë gjithashtu investimet në prodhimin e automjeteve, në përgjigje të kërkesës zhgënjyese. Kjo mund të rëndojë mbi ndërtuesit dhe furnizuesit e fabrikave që kanë përfituar nga lulëzimi i prodhimit.

Inteligjenca Artificiale nuk ndalet

Një fushë që nuk po tregon shenja ngadalësimi, duket se është Inteligjenca Artificiale. Amazon, Alphabet dhe Microsoft (tre gjigantët e teknologjisë në Amerikë), raportuan rritje vjetore prej 13%, 26% dhe 30% në tremujorin e fundit, të mundësuar pjesërisht nga rritja e kërkesës nga klientët për teknologjinë kompjuterike. Të tria kompanitë i thanë investitorëve se ambiciet e larta për inteligjencën artificiale, do të çonin në rritjen e shpenzimeve kapitale në vitin 2024. Më 1 shkurt, kompania Meta, e cila gjithashtu ka ambicie në këtë drejtim, raportoi të ardhura të suksesshme dhe tha se do të shpenzonte deri në 37 miliardë dollarë këtë vit, një pjesë të mirë në qendrat e të dhënave për të krijuar modele të inteligjencës artificiale.

Ndryshe nga nisma e mëparshme e kompanisë në “metaverse” e realitetit virtual, lajmi u prit me kënaqësi nga investitorët. Që të nesërmen pas njoftimit, vlera e tregut e kompanisë Meta u rrit me 200 miliardë dollarë, duke arritur gjithsej në 1.2 trilionë dollarë, rritja më e madhe njëditore në historinë e Wall Street. Megjithatë, mund të kalojë njëfarë kohe derisa pjesa tjetër e korporatave amerikane të përjetojnë rritje si pasojë e Inteligjencës Artificiale. Sipas një sondazhi të fundit nga firma këshillimore BCG, vetëm 5% e kompanive nuk po bëjnë asgjë me teknologjinë e inteligjencës artificiale. Por 71% thjesht “po ndjekin eksperimente të kufizuara në shkallë të vogël”. Mund të nevojiten shumë më tepër eksperimente të tilla në fushën e Inteligjencës Artificiale për të siguruar sukses në të ardhmen./ Monitor

shba ekonomi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin