LIVE UPDATES
Bota

“Pengesa kryesore e rrugës drejt BE-së”/ DW: Pavarësia e gjyqësorit në Serbi nën presion! Dëshmitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve zbulojnë ndërhyrje në procese

Shqetësimet lidhur me pavarësinë e gjyqësorit në Serbi vazhdojnë të jenë një çështje qendrore në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Raportet e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare theksojnë vazhdimisht ndikimin politik mbi sistemin e drejtësisë, presionin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe dobësitë strukturore të sistemit.

13 April 2026, 08:38 Nga E. D
“Pengesa kryesore e rrugës drejt BE-së”/ DW:
foto ilustruese

SERBI- Pavarësia e gjyqësorit mbetet një ndër pengesat kryesore të Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.Dëshmitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve zbulojnë presion politik, ndërhyrje në proceset gjyqësore dhe një klimë gjithnjë e më të tensionuar mes institucioneve të drejtësisë dhe pushtetit.

Shqetësimet lidhur me pavarësinë e gjyqësorit në Serbi vazhdojnë të jenë një çështje qendrore në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Raportet e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare theksojnë vazhdimisht ndikimin politik mbi sistemin e drejtësisë, presionin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe dobësitë strukturore të sistemit.

Gjyqtarja Snezhana Ivkoviq përshkruan forma të ndryshme të ndërhyrjes politike në punën e gjyqësorit. Sipas saj, në rastet kur vendimet e një gjyqtari nuk përputhen me interesat e pushtetit ekzekutiv, çështjet shpesh rishpërndahen.

„Nëse dikush beson se gjyqtarët në një çështje po shkojnë në një drejtim që nuk i përshtatet pushtetit ekzekutiv, çështja thjesht u merret dhe i caktohet një gjyqtari tjetër në të njëjtin departament", shpjegon ajo. Një formë tjetër presioni, sipas saj, është transferimi i papritur: „Pasi ke gjykuar për 20 vjet në një departament, mund të transferohesh brenda natës në një departament krejtësisht të ri."

Edhe prokurorët kërcënohen dhe intimidohen

Edhe prokurorët raportojnë përvoja të ngjashme, duke përfshirë presion të drejtpërdrejtë dhe në disa raste edhe intimidim. Prokurorja Aleksandra Stojsavljević flet për rastin e një aktivisti opozitar, i cili dyshohet se është rrahur nga persona të lidhur me partinë në pushtet. Ajo përshkruan një episod shqetësues nga përvoja e saj profesionale:

„Ditën që përfundova marrjen në pyetje të të dyshuarve në atë rast, makinës sime iu vu flaka, po atë mbrëmje. Ajo ishte parkuar përpara ndërtesës ku jetoj me dy fëmijët e mi të vegjël."

Marrëdhëniet mes gjyqësorit dhe autoriteteve u përshkallëzuan më tej pas shembjes së një tende në hyrje të stacionit hekurudhor në Novi Sad në vitin 2024, ku humbën jetën 16 persona. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër korrupsionit dhe intensifikoi kritikat ndaj mungesës së përgjegjësisë institucionale dhe ndërhyrjeve politike në drejtësi.

Ndërsa presioni arriti në pikën kulmore, pjesë të gjyqësorit filluan të kundërshtonin — me prokurorët që vepronin më në mënyrë të pavarur. Për herë të parë, Zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar hapi raste që përfshinin tre ministra të qeverisë.

Vida Petrovic Skero, ish-presidente e Gjykatës Supreme: „Në atë moment, u prezantua një ligj i ri, në të cilin propozuesi, një anëtar i parlamentit, tha se duhej të propozonte një ligj të tillë, sepse një prokuror kishte nisur procedura kundër ministrave, me qëllim që të urdhëronte paraburgimin, dhe e gjithë kjo do të kishte çuar te presidenti i shtetit."

Ligji në fjalë ishte pjesë e një sërë ligjesh të reja që synonin reformimin e gjyqësorit.

Shpesh të referuara si "ligjet e Mrdicit" sipas emrit të deputetit që i propozoi, ato sollën ndryshime në mënyrën se si emërohen prokurorët dhe si caktohen dhe mbikëqyren çështjet.

Kritikët paralajmërojnë se këto ndryshime mund të rrisin kontrollin politik mbi prokurorinë.Zyrtarët thonë se ato synojnë përmirësimin e efikasitetit.

Ndryshimet ligjore ngjallin shqetësimin e Komisionit të BE-së

Kontradiktat kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe nxitën një vizitë në Serbi nga Komisioni i Venecias, organi këshillimor i Këshillit të Evropës për çështjet kushtetuese.

Bashkimi Evropian ka shprehur gjithashtu shqetësim të thellë për ligjet.

Guillaume Mercier, zëdhënës i Komisionit Europian thekson: „Komisioni pret që zbatimi i këtyre ligjeve të pezullohet derisa Komisioni i Venecias të japë mendimin e tij. Pasi të jepet ky mendim, ne presim që këto ligje të rishikohen në përputhje me rrethanat. Përveç kësaj, Komisioni Evropian vazhdon të shqyrtojë nëse Serbia ende i plotëson kushtet për pagesat sipas instrumenteve financiare të BE-së.”

Mes kritikave në rritje, Kryetarja e Parlamentit Serb Ana Brnabiç udhëtoi për në Bruksel për bisedime me zyrtarët e BE-së. Ajo pranoi mangësitë procedurale në miratimin e ligjeve, por tha se ato nuk mund të pezullohen. "Ligjet po zbatohen. Nuk e di se si dikush pret që ne t'i pezullojmë ligjet. Unë nuk kam aftësinë të kthehem në të kaluarën dhe të ndryshoj gjërat. Dhe nuk jam as e sigurt nëse do të doja, por kjo është një çështje tjetër”, thotë Brnabiç.

Kritikët thonë se ndikimi i ligjeve të Mrdicit është tashmë i dukshëm. Në disa raste të profilit të lartë, prokurorë me përvojë janë zëvendësuar, duke ngritur shqetësime në lidhje me drejtësinë dhe të ardhmen e hetimeve që kanë vazhduar prej vitesh dhe sundimin e ligjit në Serbi./DW

serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin