LIVE UPDATES
Bota

Pengesat që do ta shtyjnë sërish zgjerimin e ri të Bashkimit Evropian

Zgjerimi - ose ndërtimi i shteteve anëtare, për të përdorur një term në modë nga mesi i viteve 2000 - mbetet instrumenti më i fuqishëm që ka në dispozicion blloku 27-anëtarësh.

7 December 2023, 08:29 Nga a.d
Pengesat që do ta shtyjnë sërish zgjerimin e ri të Bashkimit
foto ilustruese

Nga Dimitar Bechev “Carnegie Europe”

Zgjerimi i Bashkimit Evropian është kthyer sërish në modë. Disa ditë para samiti të Këshillit Evropian që do të mblidhet në datat 14-15 dhjetor, ka shumë hamendësime nëse drejtuesit e lartë të BE-së do t’i japin apo jo dritën jeshile fillimit të bisedimeve të anëtarësimit në BE me Ukrainën.

Edhe Moldavia, që ashtu si fqinji i saj lindor mori statusin e kandidatit në qershor 2022, shpreson se do të jetë i mundur fillimi i negociatave të pranimit. Në Ballkan, Bosnje Hercegovina shpreson të bëjë një hap të madh në këtë proces, dhe disa shtete anëtare po lobojnë për të. Duke folur për “Financial Times” në muajin nëntor, Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg e paralajmëroi BE që të mos e harrojë Ballkanin Perëndimor, ndërsa e akuzoi Brukselin se e sheh rajonin “me lupë” dhe Ukrainën me “syze rozë”.

Për të qenë të sinqertë, kur bëhet fjalë për gjeopolitikën, ka arsye të shqetësohemi se BE-ja nuk e ka kapërcyer miopinë e saj proverbiale. Është e vërtetë që agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, i ka zgjuar nga gjumi politikë-bërësit në Bruksel, Berlin dhe Paris, duke u kujtuar atyre vlerën strategjike që ka zgjerimi.

Tek e fundit, unioni ka pak mjete të tjera politike në dispozicion për t’iu kundërpërgjigjur sfidave të sigurisë në periferinë e tij. Ai nuk zotëron ushtri të përhershme apo kapacitete në fushën e sigurisë. Shtetet anëtare kanë ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, por kolektivisht nuk kanë bërë një punë të shkëlqyer, për ta thënë në mënyrë elegante, në rritjen e prodhimit të municioneve për të furnizuar linjat e frontit dhe për të rimbushur rezervat kombëtare.

Zgjerimi - ose ndërtimi i shteteve anëtare, për të përdorur një term në modë nga mesi i viteve 2000 - mbetet instrumenti më i fuqishëm që ka në dispozicion blloku 27-anëtarësh. Megjithatë, politika e zgjerimit është jofunksionale dhe ka të ngjarë të mbetet e tillë, pavarësisht se çfarë do të vendosë javën e ardhshme Këshilli Evropian.

Siç e kam thënë edhe më parë, procesi i zgjerimit vuan si nga deficiti i ofertës po ashtu edhe nga ai i kërkesës. Në anën e ofertës, shtetet anëtare dhe qeveritë e tyre nuk kanë qenë të prirura ta ndjekin atë nga frika se kjo do të gjenerojë kosto krahas përfitimeve, qoftë kjo shtytje e brendshme, pakësimi i ndikimit mbi institucionet e Brukselit, më pak para nga buxheti i BE-së apo të meta të tjera.

Me ç’duket, agresioni i Rusisë ka ndryshuar llogaritë, dhe këto ditë edhe më skeptikët ndaj zgjerimit si Franca, janë më të prirur ndaj idesë për të hapur derën e unionit. Megjithatë, ka edhe vendeve bllokuese. Për shembull Hungaria e Viktor Orbán, do ta kushtëzojë miratimin e fillimit të bisedimeve të pranimit të Ukrainës, me zhbllokimin e transfertave të ngrira nga buxheti i BE-së, përfshirë instrumentin e BE-së pas ‘Covid Generation Next’.

Ndërkohë, Holanda nën drejtimin e mundshëm të Geert Wilders, mund të kthehet lehtësisht në një kundërshtare, duke e lidhur zgjerimin me rritjen e emigrimit. Lista e pengesave është e gjatë.

Dhe ndonëse BE-ja mund të vendosë votimin me shumicë të cilësuar për zgjerimin për të frenuar sabotatorët, sërish traktati i pranimit për Malin e Zi, Ukrainën apo çdo vend tjetër duhet të nënshkruhet dhe ratifikohet nga 27 shtetet anëtare.

Nga ana tjetër kjo e përkeqëson problemin e zgjerimit nga ana e kërkesës. Nëse anëtarësimi është në rastin më të mirë një perspektivë afatgjatë, atëherë pse vendet kandidate duhet të pajtohen me kërkesat e BE-së për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit, për të reformuar gjyqësorin apo për të zbatuar - me mirëbesim - rregullat e Brukselit mbi ekonominë ose politikat publike?

Ballkani Perëndimor, është një shembull i qartë i udhëheqësve që flasin për Evropën, por që ecin drejt saj vetëm kur u përshtatet. Ekziston një arsye për të besuar se nëse do të anëtarësohen ndonjëherë në BE, vende si Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të imitonin Hungarinë ose Bullgarinë, dhe jo Suedinë, madje as Slloveninë apo Kroacinë.

Ndërkohë, popullsia ballkanike është bërë cinike. Me përjashtimin e mundshëm të Serbisë, mbështetja për anëtarësim në BE mbetet e lartë në të gjithë rajonin. Por njerëzit janë të vetëdijshëm se mënyra më e sigurt për t'iu bashkuar BE-së është ta bëjnë këtë individualisht, thjesht duke emigruar në Vjenë, Mynih ose Milano, në vend se të presin një ose dy dekada para se vendi i tyre të kalojë nëpër 'portat e arta' të Brukselit.

Për këtë arsye, reagimi dominues në Ballkanin Perëndimor ndaj faktit se edhe Ukraina dhe Moldavia janë pjesë e paketës së zgjerimit është indiferenca, dhe jo zemërimi që ata të dy i kanë kaluar në radhë. “Neve na u premtua anëtarësimi në BE rreth njëzet vjet më parë. Dhe shikoni ku jemi, të lënë në harresë. Edhe ju do të mësoni leksionin tuaj”.

Gjithsesi, kjo nuk e ndryshon faktin që BE-ja do të vazhdojë të nxisë një tërheqje magnetike tek fqinjët. Me apo pa një anëtarësim formal, si Ballkani Perëndimor, po ashtu Ukraina dhe Moldavia do të integrohen gjithnjë e më shumë në sferën e BE-së në vitet në vijim.

Për shembull, ukrainasit ka të ngjarë që ta ruajnë qasjen e tyre në tregjet e punës së BE-së, si një çmim ngushëllues për mos-anëtarësimin. Ndërkohë, Ballkani Perëndimor do të përfshihet edhe më thellë në tregun e përbashkët të BE-së, një prioritet politik sipas një dokumenti franko-gjerman të publikuar këtë shtator, që shqyrton mënyrat se si të reformohet BE-ja përpara zgjerimit të saj.

Të gjithë fqinjët e BE-së do të jenë nën presion për të hyrë në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, përndryshe do të paguajnë para ekstra për të pasur të drejtë të eksportojnë produktet e tyre në bllok që janë prodhuar nga industri tradicionale shumë ndotëse. Vendet kandidate mund të kualifikohen për financim shtesë, për të qenë në përputhje me politikat dhe legjislacionin e BE-së.

Evropianizimi do të ecë përpara, edhe nëse Brukseli mund ta ketë të vështirë që ta shndërrojë atë në një levë për të ndikuar mbi politikën dhe zgjedhjet e politikave të sigurisë në periferinë evropiane. Kur Ursula Von der Leyen mori në vitin 2019 detyrën si kryetare e Komisionit Evropian, ajo foli për konceptin e një “Komisioni gjeopolitik”. Fakti është se BE-ja ka shkuar në atë drejtim që nga 24 shkurti 2022. Megjithatë, duhet të jemi realistë se çfarë mund të arrijë dhe çfarë jo zgjerimi i mëtejshëm.

bashkimi europian

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin