LIVE UPDATES
Bota

Perëndimi në shënjeshtër të Rusisë? DW: Çfarë është doktrina e re bërthamore që u shpall nga Putin

Për muaj të tërë, Ukraina ka ushtruar presion ndaj partnerëve të saj perëndimorë për të hequr kufizimet në përdorimin e armëve perëndimore në Rusi.

3 October 2024, 08:41 Nga E. D
Perëndimi në shënjeshtër të Rusisë? DW:
fotot ilustruese

RUSI- Volodymyr Zelensky udhëtoi për në SHBA me një “plan për fitore”, por në Uashington ai nuk mori mbështetjen e pritur më efektive ushtarake nga Perëndimi. Sipas dëshirës së lidershipit ukrainas, kjo mbështetje duhet të arrihet në samitin e Ukrainës dhe vendeve të NATO-smë 12 tetor në Ramstein, baza ushtarake amerikane në Gjermani.

Për muaj të tërë, Ukraina ka ushtruar presion ndaj partnerëve të saj perëndimorë për të hequr kufizimet në përdorimin e armëve perëndimore në Rusi. Megjithatë vendet kryesore të NATO-s janë ende në mëdyshje, ata nuk duan të miratojnë armë me rreze të gjatë për objektivat në pjesën e pasme ruse. Kancelari gjerman Olaf Scholz e justifikon refuzimin me “rrezikun e lartë të përshkallëzimit”, por disa partnerë të NATO-s kanë një pikëpamje të ndryshme.

Putin shpall doktrinën e re bërthamore

Në këtë kontekst, ekspertët analizojnë edhe zgjerimin e doktrinës bërthamore ruse. Presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar vazhdimisht me përdorimin e armëve bërthamore dhe ka theksuar se rregullat ekzistuese duhet të përshtaten me “rrethanat e reja”. Në fund të shtatorit, televizioni shtetëror rus transmetoi pamje nga një seancë sekrete e “Komisionit të Përhershëm të Këshillit të Sigurisë për Parandalimin Bërthamor”.

Putin tha në këtë takim se ai kishte zgjeruar listën e kërcënimeve ushtarake kundër të cilave armët bërthamore mund të përdoren si parandalues. Moska tani mund të përgjigjet me armë bërthamore – në rast të një sulmi të madh ajror, qofshin ato raketa me rreze të gjata, avionë, raketa të tjera apo grupe të mëdha dronësh. Rregullat e reja zbatohen edhe për mbrojtjen e Bjellorusisë fqinje, e cila përbën një union shtetëror me Rusinë.

Perëndimi në shënjeshtër të Rusisë?

Doktrina e përditësuar përmban një mesazh të drejtpërdrejtë për Perëndimin. “Në versionin e përditësuar të dokumentit, propozohet që agresioni kundër Rusisë nga një shtet pa armë bërthamore, por me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një fuqie bërthamore, do të konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Federatës Ruse”, tha Putin në seancë.

ër fuqitë bërthamore perëndimore, ky formulim i ri mund të rrisë rrezikun për t’u bërë objektiv i një sulmi hakmarrës rus. Me doktrinën e përshtatur, Moska ul zyrtarisht pragun për përdorimin e armëve bërthamore dhe zgjeron hapësirën e saj për manovrim. Kjo do të thotë se Moska mund t’i përgjigjet me një sulm bërthamor një sulmi më masiv me dron ndaj Rusisë, siç janë ato që janë kryer tashmë disa herë.

Megjithatë, mbetet e paqartë saktësisht se ku qëndron pika në të cilën Rusia do të arrijë për armë bërthamore – dhe nëse Kremlini po e shqyrëton madje edhe tani një mundësi të tillë. Moska dikur i etiketoi sulmet me raketa të Ukrainës në Krime si “vijë e kuqe” por nuk pati ndonjë përshkallëzim bërthamor.

Një sinjal për Perëndimin

Politikanët dhe ekspertët e sigurisë aktualisht nuk shohin ndonjë “ndryshim revolucionar” në doktrinën e përshtatur dhe theksojnë, ndër të tjera, se sulmet parandaluese bërthamore nuk janë parashikuar në doktrinë. Por propagandistët dhe politikanët rusë kanë kërkuar vazhdimisht thyerjen e kësaj teme tabu muajt e fundit.

Për momentin, formulimet e reja në doktrinë janë një “sinjal për Perëndimin”, thotë ministri lituanez i Mbrojtjes Laurinas Kashçunas. Putin ka frikë se Ukraina mund të marrë nga Perëndimi dritën jeshile për sulme me raketa në brendësi të thellë të territorit rus.

“Putin në fakt pranon se kjo do ta përkeqësonte seriozisht situatën për të. Për ne, kjo do të thotë që ne duhet t’i japim Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi, të heqim kufizimet gjeografike (për sulme), të vëmë në dispozicion Ukrainës pajisje të përdorura ose të investojmë në industrinë ushtarake ukrainase në mënyrë që ajo të mund të prodhojë vetë pajisje të tilla”, tha Kashçunas për DW.

Kremlini, ndërkohë, iu përgjigj kritikave nga Perëndimi në lidhje me doktrinën e zgjeruar bërthamore. Rregullimi i parandalimit bërthamor ishte i nevojshëm, sepse infrastruktura e NATO-s po afrohet më shumë me kufijtë e Rusisë. Perëndimi do të ketë më shumë fuqi për sulme mbi Moskën me armët e reja që do të dërgoheshin në Ukrainë, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov.

Një paraardhës i gjatë i orientimit të ri

Orientimi i ri i politikës bërthamore ruse filloi në vitet 2000, kur marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s u përkeqësuan. Moska u përgjigj duke modernizuar armët e saj bërthamore strategjike dhe taktike dhe duke ndryshuar strategjinë e saj të vendosjes.

Në vitin 2020, presidenti Putin përditësoi tërësisht doktrinën bërthamore. Strategjia është bërë shumë më fleksibël dhe agresive. Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore nëse vendi ose aleatët e saj kërcënohen nga sulme konvencionale ose bërthamore.

Roli i armëve bërthamore strategjike, të cilat mund të shkatërrojnë shtete të tëra, mbetet një element qendror i politikës së parandalimit. Në të njëjtën kohë, theksohet rëndësia e armëve bërthamore taktike, të cilat mund të përdoren në fushën e betejës. Moska do të përdorte armë bërthamore taktike nëse një dështim ushtarak do të “ndalonte në mënyrë të pakthyeshme ushtrinë ruse dhe do të rrezikohej nga një agresion i madh i armikut”, raportoi Financial Times këtë pranverë, e cila pohon se kishte akses në dokumentet e klasifikuara ruse nga 2008 deri në 2014./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin