LIVE UPDATES
Bota

Përfaqësuesit e PE-së kërkojnë ndëshkimin e politikanëve që minojnë Bosnjën

Romeo Franz, kryetar i delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën dhe Paulo Rangel, raportues i përhershëm për Bosnjë e Hercegovinën, lëshuan një deklaratë të përbashkët me rastin e festimit të Ditës së Republikës Sërpska më 9 janar.

12 January 2023, 19:29 Nga I.A
Përfaqësuesit e PE-së kërkojnë ndëshkimin e
Kososa dhe BE

BRUKSEL- Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejtpërdrejtë me Bosnjë dhe Hercegovinën, kanë paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar se duhet të ndërmarrë veprime konkrete kundër politikanëve që minojnë shtetin e Bosnjë e Hercegovinës. Romeo Franz, kryetar i delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën dhe Paulo Rangel, raportues i përhershëm për Bosnjë e Hercegovinën, lëshuan një deklaratë të përbashkët me rastin e festimit të Ditës së Republikës Sërpska më 9 janar.

“Janë shkelur disa vija të kuqe dhe është koha që komuniteti ndërkombëtar të shkojë përtej deklaratave të forta verbale dhe të ndërmarrë veprime konkrete dhe të shënjestruara kundër atyre që vazhdojnë të minojnë, me vetëdije dhe sistematikisht, rendin kushtetues dhe territorial të Bosnjë e Hercegovinës përmes fjalëve dhe veprave”, thanë dy përfaqësuesit evropianë.

Franz dhe Rangel vlerësuan se presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me deklaratat dhe veprimet e tij, “de-facto hodhi poshtë” marrëveshjen politike të 12 qershorit të vitit 2022, të cilën e kishte nënshkruar.

Në këtë drejtim, diplomatët evropianë i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion “sa i përket sanksioneve të shënjestruara dhe pezullimit të fondeve kundër aktorëve destabilizues në vend, përfshirë ata që kërcënojnë rendin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, veçanërisht Millorad Dodik”. Dy zyrtarët evropianë bënë thirrje për veprime të shpejta ndëshkuese.

“Përzgjedhja e Sarajevës lindore si vend për festimet e sivjetme më 9 janar konsiderohet si një akt veçmas cinik dhe provokues. Dënojmë ashpër edhe praninë e disa ministrave serbë, kryetarit të Parlamentit të Serbisë dhe – për herë të parë – të dy ministrave të Qeverisë teknike të Malit të Zi, që morën pjesë në këto ngjarje të paligjshme”, theksuan dy përfaqësuesit evropianë në deklaratën e përbashkët.

“Ne vazhdimisht kemi këmbëngulur se nuk ka vend në Evropë për mohim të gjenocidit dhe madhërim të kriminelëve të dënuar të luftës, gjë që është në mospërputhje me nocionet e së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit të viktimave dhe të të mbijetuarve. Ata parandalojnë të gjitha përpjekjet për pajtim dhe rrezikojnë të zgjasin ndasitë e rrezikshme në vend”, thanë ata.

Të hënën, më 9 janar, u mbajt manifestimi “Dita e Republikës Sërpska”, të cilin, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës tri herë e ka shpallur jokushtetues, ndërkaq Komisioni i Venecias e ka shpallur diskriminues. Si pjesë e kësaj ngjarjeje, presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i ka ndarë presidentit rus, Vladimir Putin, urdhrin e Republikës Sërpska.

Marrë nga REL

romeo franz pe

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin