23 September 2022, 14:03
Nga d.a.
Azerbajxhan-Armeni
ARMENI- Armenia dhe Azerbajxhani kanë këmbyer akuza të reja për shkelje të armëpushimit të arritur ditë më parë. Javën e kaluar janë zhvilluar përleshjet më të rënda në mes të këtyre dy shteteve prej vitit 2020, kur ka shpërthyer lufta për rajonin e Nagorno-Karabakut.
Në disa deklarata të lëshuara nga ministrat e Mbrojtjes së të dyja shteteve, palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për nisje të përleshjeve në kufirin e përbashkët.
Pas luftimeve dyditore që kanë lënë të vdekur më shumë se 200 ushtarë në fillim të javës së kaluar, të dyja palët janë pajtuar për armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, për t’iu dhënë fund armiqësive. Megjithatë, situata ka qenë e tensionuar.
“Më 23 shtator, njësitet e forcave të armatosura të Azerbajxhanit kanë shkelur sërish armëpushimin duke nisur sulme nga pozicione të ndryshme kundër pozicioneve luftarake armene”, ka thënë Ministria armene e Mbrojtjes.
“Armiku është heshtur përmes veprimeve hakmarrëse”, ka thënë, Aram Torosian, zëdhënës i ministrisë.
Ministria ka thënë se një ushtar armen është plagosur. Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes në Azerbajxhan ka fajësuar Armeninë për nisje të sulmeve. Bakuja ka thënë se forcat e armatosura armene kanë nisur sulmet në tri zona të ndryshme të kufirit. Ministria ka thënë se ka marrë “masa adekuate hakmarrëse”.
Armenia dhe Azerbajxhani, me ndërmjetësim të Rusisë, janë pajtuar për arritje të armëpushimit më 2020, pas luftës së zhvilluar për gjashtë javë në vjeshtën e po atij viti për rajonin e Nagorno-Karabakut. Ky rajon është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.
Rreth 6.000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit 2020. Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë zonat përreth tij, janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene./REL/
konflikti armeni-azerbajxhan aram torosian
Bota
23 September 2022, 13:54
d.a.
lufta ne ukraine
UKRAINË- Hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara kanë ardhur në përfundimin se në Ukrainë janë kryer kr...
Bota
23 September 2022, 13:38
d.a.
Lukashenko
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, përkundër vendimit të Putin, ka thënë se nuk po...
Bota
23 September 2022, 13:29
d.a.
Liban
LIBAN- Trupat e 61 emigrantëve janë gjetur pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Sirisë, tha min...
Bota
23 September 2022, 13:09
d.a.
Ardian Gola
KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ardian Gola, cili është pjesë e Komisionit për Arsim në të...
Bota
23 September 2022, 13:00
d.a.
Timothy Hale-Cusanelli
SHBA- Një ish-rezervist i ushtrisë amerikane dhe simpatizant i dyshuar nazist është dënuar me katër vj...
Bota
23 September 2022, 12:56
d.a.
Protesta ne iran
IRAN- Të gatshme për të dalë në rrugët e Iranit për të "përballur armiqtë" dhe...
Bota
23 September 2022, 12:46
d.a.
Policia greke
GREQI- Policia e Patrës ka shkuar në gatishmëri paraditen e së premtes, kur sipas informacioneve ka marrë sinjalizim...
Bota
23 September 2022, 12:39
d.a.
Vrasja e Vukotic
TURQI- Detaje të tmerrshme kanë dalë në lidhje me të dyshuarit për vrasjen e kreut të krimit të or...
Bota
23 September 2022, 12:26
d.a.
kufiri ne Bullgari
BULLGARI- Guvernatori rajonal i Haskovës, Minko Angelov, ka shpallur gjendje të pjesshme të jashtëzakonshme për...
Bota
23 September 2022, 12:00
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Rusia është duke çuar përpara planet për mbajtje të të ashtuquajturave referendume në disa ...