LIVE UPDATES
Bota

Përplasja e presidentit Trump me gjykatat/ Analiza e DW: A po shkon SHBA drejt autokracisë? Sa e kërcënon kjo sundimin e ligjit

Gjykatat amerikane kanë rrëzuar disa nga planet e Donald Trump. Presidenti shprehet me zemërim, e ndonjëherë edhe i injoron vendimet e gjyqësorit. Sa e kërcënon kjo sundimin e ligjit?

23 March 2025, 11:38 Nga B.Z
Përplasja e presidentit Trump me gjykatat/ Analiza e DW: A po shkon SHBA
Donald Trump

SHBA - Ishte e mërkura e 19 marsit, kur mosmarrëveshja u përshkallëzua plotësisht: "Nëse një president nuk ka të drejtë të dëbojë vrasës dhe kriminelë të tjerë nga vendi ynë, sepse një gjykatës i çmendur radikal i majtë dëshiron të marrë presidencën, atëherë vendi ynë është në telashe të mëdha, atëherë është i dënuar të dështojë" shkroi me zemërim Donald Trump tek rrjeti i tij Truth Social në lidhje me një vendim të gjykatësit federal amerikan, James Boasberg". Trump dhe disa kongresmenë republikanë madje bënë thirrje për shkarkimin e tij

Si erdhi puna deri tek përshkallëzimi?

Qeveria e Donald Trump kishte deportuar më parë qindra venezuelianë. Sipas administratës amerikane, ata ishin anëtarë të një bande droge. Pavarësisht protestave të ashpra nga pushtetmbajtësi venezuelan, Nicolás Maduro, ata u dërguan me avion në El Salvador dhe u burgosën atje në burgun famëkeq CECOT të sigurisë së lartë.

Trump iu referua një ligji të vitit 1798 që lejon që "armiqtë e huaj" të dëbohen nga vendi. Gjyqtari federal i Uashingtonit Boasberg e kishte ndaluar dëbimin - fillimisht duhej të kontrollohej nëse ligji ishte i zbatueshëm. Por administrata Trump e injoroi vendimin e gjyqtarit. Arsyeja që u dha ishte se avionët ndodheshin tashmë në ajër në momentin e ndalimit gjyqësor.

Disa mollë sherri

Ky nuk është aspak rasti i vetëm, ku përplasen administrata Trump dhe gjyqësori amerikan. Për shembull, një gjykatës federal i SHBA-së urdhëroi që të ndalohej mbyllja e agjencisë së ndihmës për zhvillim USAID, e cila kërkohej nga Trump dhe këshilltari i tij Elon Musk. Një gjykatëse federale nga Maryland-i bllokoi, të paktën për momentin, dëbimin e personave trans nga ushtria amerikane nga ana e Sekretarit të Mbrojtjes së Trump, Hegseth. Një gjykatëse tjetër e Uashingtonit urdhëroi qeverinë të paguajë 14 miliardë dollarë dëmshpërblime si grante për tre organizata për mbrojtjen e klimës.

"Kemi gjyqtarë jashtë kontrollit që po shkatërrojnë vendin tonë”, u ankua Trump në një intervistë me transmetuesin amerikan Fox News. I pyetur nëse ai do të kundërshtonte një vendim gjykate, Trump tha: "Jo, nuk mund ta bësh këtë".

Dëbime jo konfom ligjit?

Vërtet jo? "Për momentin, Trump po pëson humbje njëra pas tjetrës në gjykatë", shprehet Johannes Thimm, zëvendës drejtues i grupit kërkimor për Amerikën në Fondacionin e Shkencës dhe Politikës së Berlinit (SWP). "Tani ka shenja të para që ai ose po injoron ose po vë në dyshim haptazi vendime të caktuara gjyqësore dhe praktikisht nuk po i zbaton ato." Për momentin kjo duket se po ndodh veçanërisht me deportimet.

Vetëm pak ditë më parë, Rasha Alawieh, një mjeke e lindur në Liban në Universitetin Brown në Rhode Island, u deportua në vendin e saj nëpërmjet Francës, pavarësisht se një gjykatë federale në Boston e ndaloi këtë. Një fat i ngjashëm kërcënon tani studentin me origjinë palestineze Mahmoud Khalil, i cili u ndalua e mor për dëbim, sepse mori pjesë në demonstratat pro-palestineze në kampusin e Universitetit Columbia. Edhe në këtë rast ka një vendim gjykate kundër dëbimit.

Ditët e fundit u duk, se sa pak mendojnë Donald Trump dhe mbështetësit e tij për vendime të tilla gjyqtarësh. "Cari i kufijve” i emëruar nga Trump, Tom Homan i tha Fox News: "Nuk më intereson se çfarë mendojnë gjyqtarët”. Nëse "terroristët nxirren jashtë vendit”, atëherë "kjo duhet të jetë një arsye për të festuar në këtë vend”.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Pam Bondi kritikoi pezullimin e urdhrave të dëbimit si një "mospërfillje e kompetencave të pushtetit të Presidentit Trump". Vendime të tilla rrezikojnë popullatën dhe zbatimin e ligjit, tha Bondi.

Ndarja e pushteteve në rrezik

Për Johannes Thimm, këto janë sinjale shqetësuese. Eksperti i SWP e sheh në rrezik të gjithë sistemin e ndarjes së pushteteve në SHBA. Nga njëra anë,migracioni sepse me Kongresin, "legjislativi praktikisht e ka çregjistruar veten si një fuqi kontrolluese që mund të ndalojë edhe presidentin". Që nga zgjedhjet, republikanët kanë  shumicë në të dy dhomat e Kongresit - dhe ata janë "praktikisht 100 për qind besnikë ndaj Trump", tha Thimm.

Kështu që mbetet drejtësia. "Dhe këtu problemi themelor është që gjykatat nuk mund të zbatojnë në mënyrë efektive vendimet e tyre, veçanërisht jo kundër qeverisë. Për shkak se ato nuk kanë forcë policore - i gjithë sistemi bazohet në pushtetet e tjera duke respektuar autoritetin e gjykatave" thekson eksperti.

Pikërisht kjo po gërryhet aktualisht me një ritëm alarmues. "Fakti që Trump sapo ka filluar të injorojë ose të kundërshtojë vendimet e gjykatave ka potencialin të shkaktojë një krizë kushtetuese. Dhe kjo e thënë butë." Në një shtet kushtetues, policia dhe autoritetet e sigurisë janë kryesisht atje për të zbatuar ligjin dhe rendin. Por ata në fund i raportojnë presidentit. Nëse ka udhëzime kontradiktore nga të dyja palët - kujt duhet t'i binden?

Kritika nga Gjykata Supreme

Ndoshta kjo është gjithashtu një nga arsyet pse John Roberts, kryetari i Gjykatës së Lartë, hodhi poshtë kërkesën e Trump për të hequr thjesht gjyqtarët jopopullorë në mënyrë të pazakontë. "Ka qenë e qartë për më shumë se dy shekuj që procedura e shkarkimit nga posti nuk është reagim i përshtatshëm ndaj një mosmarrëveshjeje mbi një vendim gjyqësor," tha Roberts. "Prandaj kemi edhe gjykatat e apelit."

Nuk duhet "bërë gabimi të besohet, Gjykata e Lartë me shumicë konservatore do të votojë për Trump në të gjitha rastet”, thotë Johannes Thimm. Aa nuk e ka bërë gjithmonë këtë në të kaluarën - duke riafirmuar kështu pavarësinë e gjyqësorit. Eksperti i SWP beson se "tani po ndodh një lloj lufte për pushtet. Trump po teston se çfarë mund t'i ecë. Dhe më pas varet vërtet nga Gjykata e Lartë që do të mbështesë gjykatat, siç ka bërë tani John Roberts."

Drejt autokracisë?

Nuk mendohet që presidenti amerikan do të guxojë të përballet hapur me Gjykatën e Lartë, ku vetë Donald Trump ka luajtur rol kyç për të zënë vendet vakante. "Por problemi bazë që as Gjykata e Lartë nuk mund të zbatojë vendimet e saj me forcë, është i njëjtë si në gjykatat e tjera”, shprehet Thimm. "Teorikisht, Trump gjithashtu mund të qëndronte aty dhe të thoshte: Unë nuk e njoh këtë apo atë vendim”.

Pas zhvillimeve të fundit rreth fluturimeve të dëbimit në El Salvador, Johannes Thimm mendon, në të ardhmen "nuk mund të përjashtohet më që Trump thjesht të mos zbatojë disa gjëra përmes gjyqësorit dhe se askush nuk do të bëjë vërtet gjë ose nuk do të jetë në gjendje të bëjë diçka për këtë". "Kështu SHBA-të bëjnë një hap të madh drejt shfuqizimit të shtetit kushtetues demokratik”./DW

gjykata shba donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin