LIVE UPDATES
Bota

Përplasja verbale mes liderëve/ Analiza: Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trump dhe Zelensky?

Pasi lideri ukrainas tha se udhëheqësi amerikan ishte në një “hapësirë dezinformimi”, Trump e quajti Zelenskyn “diktator”, një koment që u dënua nga aleatët e Kievit.

21 February 2025, 07:46 Nga M.B
Përplasja verbale mes liderëve/ Analiza: Si kanë qenë
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë hyrë në një përplasje verbale pasi lideri amerikan nisi bisedime me Rusinë për të përfunduar konfliktin, por nuk përfshiu Ukrainën. Pasi lideri ukrainas tha se udhëheqësi amerikan ishte në një “hapësirë dezinformimi”, Trump e quajti Zelenskyn “diktator”, një koment që u dënua nga aleatët e Kievit. Sipas BBC, ata kanë shkëmbyer fjalë të ashpra në të kaluarën, por Zelensky zakonisht ka tentuar të mbajë një linjë diplomatike me Trumpin. Këtu është një pasqyrë e asaj që të dy kanë thënë për njëri-tjetrin gjatë viteve.

21 prill 2019 – Në ditën kur Zelensky u zgjodh president i Ukrainës, Trump, ende në mandatin e parë, e telefonoi për ta uruar. Trump thotë se ishte një “zgjedhje e jashtëzakonshme” dhe shton se “do të bësh një punë të shkëlqyer”.

2019 – Aleatët e Trumpit fillojnë të ngritin akuza se Joe Biden, atëherë kryefavorit i demokratëve për zgjedhjet e vitit 2020, loboi që Ukraina të shkarkonte prokurorin e saj kryesor për të penguar një hetim mbi kompaninë energjetike Burisma. Djali i Biden, Hunter, ishte anëtar i bordit të firmës. Akuzat më vonë u zbuluan të jenë të fabrikuara nga një informator i FBI-së, dhe prokurori u largua nga posti për korrupsion.

25 korrik 2019 – Në një bisedë telefonike që do të bëhej baza për “impeachment” (fajësimin) e parë të Trumpit, ky i fundit i kërkon Zelenskyt “të më bësh një favor” dhe “të zbardhësh thelbin” e akuzave për Bidenët dhe Burismën. Zelensky thotë se një rishikim i provave do të bëhej më vonë atë vit.

29 shtator 2020 – Gjatë debatit të parë presidencial midis Trumpit dhe Bidenit, Trump aludoi për akuzat, duke thënë se “pasi u bëre zëvendëspresident, [Hunter] u pasurua në Ukrainë, Kinë, Moskë dhe vende të tjera. Dhe nuk kishte punë”.

24 shkurt 2022 – Rusia nis invadimin e plotë të Ukrainës. Trump thotë se “sulmi rus ndaj Ukrainës është i tmerrshëm. Po lutemi për popullin e krenar të Ukrainës”. Ai shton se Zelensky është “i guximshëm” që qëndron në Kiev dhe pretendon se invazioni “nuk do të kishte ndodhur” po të ishte zgjedhur në vitin 2020.

5 mars 2023 – “Para se të arrij në Zyrën Ovale, unë do të kem zgjidhur luftën shkatërruese midis Rusisë dhe Ukrainës”, thotë Trump në një konferencë të konservatorëve. “Dhe nuk do të më marrë më shumë se një ditë”.

Maj 2024 – Mandati i Zelenskyt skadon, por ai mbetet në detyrë, pasi zgjedhjet e planifikuara në Ukrainë nuk zhvillohen për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Zelensky kishte shprehur shpresën për të mbajtur zgjedhje, por kishte thënë më parë “nuk është koha për zgjedhje”.

25 shtator 2024 – Gjatë fushatës, Trump akuzon Zelenskyn se “po bën akuzat të pista ndaj presidentit të tij të preferuar, mua”, duke shtuar se “çdo marrëveshje, edhe ajo më e keqja, do të kishte qenë më mirë se ajo që kemi tani”.

27 shtator 2024 – Zelensky dhe Trump takohen në Trump Tower në New York para zgjedhjeve amerikane. Zelensky thotë se ata kanë një “pikëpamje të përbashkët që lufta duhet të ndalet dhe (Vladimir) Putin nuk mund të fitojë”, ndërsa Trump thotë se do ta zgjidhë luftën “shumë shpejt”.

6 nëntor 2024 – Trump rizgjidhet president i SHBA-së. Në fjalimin e fitores, ai betohet të “ndalë luftërat”, pa përmendur drejtpërdrejt Ukrainën. Zelensky është ndër liderët e parë botërorë që e telefonon për ta uruar, duke shkruar menjëherë se mezi pret të shohë një SHBA “të fortë” nën “lidershipin e vendosur” të Trumpit.

22 janar 2025 – “Është koha për të bërë një marrëveshje”, shkruan Trump në Truth Social. “Ne mund ta bëjmë në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë”. Ai shton se pa një marrëveshje, do të jetë i detyruar të vendosë kufizime të mëtejshme ekonomike ndaj Rusisë.

23 janar 2025 – Trump i thotë Forumit Ekonomik Botëror se Zelensky “dëshiron të bëjë një marrëveshje” por Putin “mund të mos e dojë”.

15 shkurt 2025 – Zelensky shkruan se ka filluar të punojë me ekipin e Trumpit, duke shtuar se “aktualisht, bota po shikon nga Amerika si fuqia që ka aftësinë jo vetëm të ndalë luftën, por gjithashtu të ndihmojë në sigurimin e qëndrueshmërisë së paqes më pas”.

18 shkurt 2025 – Bisedimet SHBA-Rusi për përfundimin e luftës fillojnë në Riad, Arabinë Saudite. Zelensky u thotë gazetarëve se bisedimet u zhvilluan “pas shpinës së Ukrainës”, duke shtuar se “sërish, vendime për Ukrainën po merren pa Ukrainën. Po pyes veten pse ata besojnë se Ukraina do të pranojë këto ultimatumet tani, nëse ne i refuzonim ato në momentin më të vështirë?”

18 shkurt 2025 – Pas bisedimeve, Trump thotë se ishte “i zhgënjyer” nga reagimi i Ukrainës dhe fajëson Ukrainën për fillimin e luftës, duke thënë se vendi “mund ta kishte bërë një marrëveshje” më herët.

19 shkurt 2025 – Zelensky thotë se presidenti i SHBA-së është kapur në një “hapësirë dezinformimi” ruse. Ai shton se “ne po qëndrojmë fort me këmbët tona. Unë po shpresoj te bashkimi i Ukrainës, guximi ynë… te bashkimi i Evropës dhe pragmatizmi i Amerikës”.

19 shkurt 2025 – Trump akuzon Zelenskyn se e ka bindur SHBA-në “të shpenzojë 350 miliardë dollarë (333 miliardë euro) për të hyrë në një luftë që ai, pa SHBA-në dhe ‘TRUMP’, nuk do të jetë kurrë në gjendje ta zgjidhë” dhe se ka pretenduar që gjysmën e atyre parave tanimë i ka humbur. Trump e quan Zelenskyn një “diktator” që ka “bërë një punë të tmerrshme”.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin