LIVE UPDATES
Bota

Po e humbet Trump durimin? Analiza e DW: Kthesë ndaj Ukrainës?

Kohët e fundit presidenti i SHBA-së fliste për lëshime territoriale nga ana e Ukrainës. Tani Trump deklaroi: Ukraina është e aftë, me mbështetjen e aleatëve perëndimorë, të rimarrë territoret e saj.

25 September 2025, 10:36 Nga I.A

Po e humbet Trump durimin? Analiza e DW: Kthesë ndaj Ukrainës?

SHBA- Sipas Donald Trump, Ukraina është e aftë, me ndihmën e aleatëve perëndimorë, të rimarrë territorin e saj shtetëror të pushtuar nga rusët. "Me kohë, durim dhe mbështetje financiare, veçanërisht nga NATO, kthimi në kufijtë origjinalë në momentin kur filloi lufta do të ishte një mundësi", shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social.

Me këtë, Trump ndryshon qëndrimin e tij. Në javët e fundit, në bisedimet për përfundimin e luftës, ai solli në lojë lëshimet e mundshme territoriale të Ukrainës, të cilat Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj i ka refuzuar gjithmonë. Rusia, përkundrazi, këmbënguli që Ukraina të njohë humbjen e territorit.

Kthimi i territorit të vet "dhe madje edhe më shumë"

Në postimin e tij në Truth Social, presidenti i SHBA-së nuk e deklaroi qartë se cilës linje të kufirit ukrainas po i referohej. Për shembull, është e paqartë nëse Trump përfshin edhe territorin shtetëror ukrainas dhe gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Sipas fjalëve të tij, Trump ka arritur në këtë pozicion të tij të ri pasi "u njoh me situatën ushtarake dhe ekonomike" në Ukrainë dhe Rusi dhe e kuptoi plotësisht atë. Rusia për tre vjet e gjysmë po zhvillon një luftë, "një luftë që një fuqi e vërtetë ushtarake mund ta fitonte në më pak se një javë". "Nuk është një lavdi për Rusinë. Në fakt e bën vendin të duket si një 'tigër prej letre'".

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Trump dhe Zelenskyj patën një bisedë të shkurtër dhe presidenti amerikan qëndroi në mënyrë demonstrative pranë kolegut të tij ukrainas. Siç tha ai, Ukraina jo vetëm që mund të rimarrë tokën e saj të pushtuar, por "kush e di, ndoshta edhe të shkojë më tej", tha Trump. Ai tha, se ka "respekt të madh për luftën e Ukrainës". Është "vërtet mbresëlënëse".

Kthesë e madhe?

Deklarata pozitive në lidhje me qëndresën e Ukrainës është një kontrast i fortë me takimin poshtërues midis Trump dhe Zelenskyjt në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti ukrainas u poshtërua para kamerave nga Trump dhe zëvendëspresidenti i tij, JD Vance.

Vetë Zelenskyj flet për një "kthesë të madhe". Ai gjithashtu falënderoi Trumpin për "përpjekjet e tij personale për t'i dhënë fund luftës" dhe u pajtua me presidentin e SHBA-së në kërkesën që vendet evropiane të ndalojnë menjëherë importimin e naftës ruse. Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Trump ishte shprehur më parë se evropianët "duhet të ndalojnë menjëherë blerjen e energjisë nga Rusia. Përndryshe, të gjithë po humbasim shumë kohë".

Trump foli gjithashtu për incidentet në hapësirën ajrore evropiane. Kur u pyet nëse mendon, se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë nëse ata shkelin hapësirën e tyre ajrore, ai u përgjigj: "Po, mendoj se po". Kohët e fundit, ka pasur disa situata të rrezikshme në hapësirën ajrore të vendeve të BE-së dhe NATO-s - në Poloni, Estoni dhe Rumani. NATO më pas kërcënoi Rusinë me përdorimin e forcës në rast të shkeljeve të mëtejshme të hapësirës ajrore.

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul: "Zhvillim i mirë"

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e mirëpriti ndryshimin e kursit të Trump. E pyetur se cili ishte reagimi i BE-së, ajo tha në Nju Jork: "Kjo është në rregull. Po, ne duhet të ndalojmë së bleri energji ruse. Po, Ukraina duhet ta fitojë luftën." Ajo gjithashtu mirëpriti deklaratat e tjera të Trump në lidhje me Ukrainën dhe Rusinë. "Këto ishin deklarata shumë të qarta që nuk i kemi dëgjuar kurrë më parë në këtë formë." Kjo është arsyeja pse është shumë mirë që tani janë në të njëjtën anë.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, mirëpriti deklaratat e fundit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me agresionin e Rusisë në Ukrainë. "Trump e kupton që përpjekjet e tij për paqe deri më tani kanë dështuar dhe tani me të drejtë po nxjerr përfundimet e duhura nga kjo," tha Wadephul në një intervistë me transmetuesin publik gjerman Deutschlandfunk. "Unë e marr seriozisht dhe ky është një zhvillim i mirë," tha politikania i CDU-së në një intervistë.

Kremlini: Rusia nuk ka alternativë

Megjithatë, Kremlini reagoi disi me ironi ndaj deklaratave të fundit të Trump. "Rusia ka qenë gjithmonë një ari, jo një tigër. Dhe nuk ka diçka të tillë si një "ari letre", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të vërejtjes së Trump për "tigrin e letrës", duke pretenduar se "Rusia ruan stabilitetin e saj makroekonomik".

Ai gjithashtu reagoi ndaj komenteve në lidhje me vijën e frontit dhe tha se Rusia po bën përparim. "Ne po vazhdojmë operacionin tonë ushtarak për të siguruar interesat tona dhe për të arritur qëllimet tona... po e bëjmë këtë për të ardhmen e vendit tonë, për brezat që do të vijnë, dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi alternativa", tha Peskov në një intervistë radiofonike. Në fund, ai arriti në përfundimin se që kur Trump erdhi në pushtet në fillim të vitit, marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit nuk kanë lëvizur nga bllokimi.

Trump po e humbet durimin

Sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, vonesa e Rusisë në procesin e paqes në Ukrainë çoi në një kthesë drejt Moskës. Trump tregoi "durim të jashtëzakonshëm" dhe shpresoi për një përparim diplomatik. Por kjo jo vetëm që ka çuar në stanjacion, "por ne kemi hyrë në një fazë të përshkallëzimit të mundshëm". "Në netët e fundit, si më parë, është regjistruar numri më i lartë i sulmeve në histori”, tha Rubio.

Sekretari i Shtetit kërcënoi Moskën me sanksione ekonomike dhe theksoi se SHBA-ja mund të vazhdojnë të ndihmojnë Kievin me armë. Trump ka "opsione reale” dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në rast të agresionit të vazhdueshëm rus. "Presidenti është një njeri shumë i durueshëm. Ai është një avokat i fortë i paqes, por durimi i tij nuk është i pafund”, tha Rubio./DW

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin