LIVE UPDATES
Bota

Po tani? BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën

Aktiviteti intensiv diplomatik ka ndryshuar pak në terren për ukrainasit. Tani BE dëshiron të shkojë përtej metodave të provuara dhe të testuara të sanksionimit të Rusisë dhe dërgimit të armëve në Kiev.

1 September 2025, 08:23 Nga I.A
Po tani? BE kërkon mënyra të reja për të
Takimi

BRUKSEL- Kur takohen ministrat e Jashtëm të BE, agjenda e tyre shpesh i ngjan një atlasi botëror. Lista marramendëse deklaratash dhe veprimesh për t'u miratuar, pika diskutimi për t'u trajtuar nga çdo cep i globit... dhe kohë që shpesh konsumohet nga negociatat për të bindur 27 shtetet të miratojnë një qëndrim unanim.

Por disa herë në vit, ministrat takohen për të ashtuquajturat bisedime "joformale" - jo sepse heqin kostumet e tyre dhe shfaqen me xhinse, por sepse, sipas rregullave, nuk mund të merren vendime. Ideja? Të lihet hapësirë për reflektim dhe debate që humbasin në aktivitetin e përditshëm.

Javët e ngutshme të diplomacisë nuk kanë sjellë asnjë pushim për ukrainasit që jetojnë nën sulm, dhe me mbështetjen e SHBA, që rezulton të jetë e paparashikueshme, diplomatët e BE i përshkruan bisedimet e fundjavës në Kopenhagë si një seancë "brainstorming" mbi të ardhmen e mbështetjes së BE për Kievin. Këto janë disa nga idetë e diskutuara në kryeqytetin danez.

Shenja e parë e sanksioneve dytësore

Shefja e politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas, u tha gazetarëve se ministrat po shqyrtonin të ashtuquajturat sanksione dytësore, kufizime që synojnë partnerët tregtarë të Rusisë.

BE ka sanksionuar tashmë disa subjekte të huaja, përfshirë bankat kineze, të cilat i akuzon se ndihmojnë Moskën të financojë luftën e saj, por sanksionet më të gjera dytësore mund të jenë një hap më me ndikim - dhe më të rrezikshëm - për Evropën, e cila po kërkon më shumë miq ndërkombëtarë dhe marrëveshje të reja tregtare me vende si India.

Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Dovile Sakaliene, paralajmëroi gjithashtu se vetëm sanksionet dytësore të SHBA "do të shkaktonin vërtet dëme të mjaftueshme në makinën ruse të luftës".

Masat evropiane "do të ishin gjithashtu në rregull", i tha ajo DW, por shtoi: "Dallimi është se ato kanë një efekt vërtet bërthamor. Askush në botë nuk dëshiron të ndiejë sanksionet dytësore të SHBA në lëkurën e tij".

"Strehë e sigurt": armët ukrainase të prodhuara në territorin e BE

Në një veprim të paprecedentë, Danimarka njoftoi se, "brenda pak javësh", do të ftojë një kompani ukrainase armësh të fillojë prodhimin në tokën daneze. Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se uzina mund të jetë funksionale këtë vit, megjithëse nuk dha detaje se cilat armë do të prodhoheshin atje.

"Shpresoj gjithashtu që më shumë kompani ukrainase të mbrojtjesdo të ndjekin shembullin më vonë këtë vit", shtoi ai.

Zyrtarja e BE, Kaja Kallas, tha se edhe vende të tjera ishin të interesuara në tërheqjen e industrisë së mbrojtjes në territorin e tyre përmes skemave të ngjashme. Sipas diplomatëve që folën në kuadër të bisedimeve të Kopenhagës, një pjesë e idesë është t'i tregohet Rusisë se edhe nëse sulmon fabrikat e armëve ukrainase brenda vendit, më shumë objekte do të vazhdojnë të shfaqen diku tjetër në "strehën e sigurt" të BE.

Shkrirja e debatit mbi asetet e ngrira ruse

Debati i nxehtë për atë se çfarë të bëhet me rreth 200 miliardë euro asete të Bankës Qendrore Ruse të ngrira në BE në vitin 2022 është rikthyer në tryezën e BE. Deri tani, shtetet e BE kanë zgjedhur të mbajnë interesin e grumbulluar mbi asetet dhe ta përdorin atë për të mbështetur Ukrainën. Disa vende të BE, përfshirë Shtetet Baltike dhe Poloninë, kanë nxitur prej kohësh që asetet të konfiskohen dhe t'i dorëzohen Kievit. Politologia Christine Nissen tha se kjo do të shënonte një "pikë kthese". Megjithatë, Belgjika, gjithashtu anëtare e BE, kundërshton fuqimisht konfiskimin, duke paralajmëruar se kjo mund të trembë investitorët e ardhshëm nga Evropa dhe të përbëjë një shkelje të ligjit. "Argumenti është se ne thjesht do të shkonim kundër disa parimeve të rendit liberal në të cilin besojmë", tha për DW Nissen, analiste e qendrës kërkimore Europa.

Diplomatja e lartë Kaja Kallas duket se i hodhi poshtë këto shqetësime të shtunën. "Tregjet financiare nuk reaguan kur ngrimë asetet. Tregjet financiare janë të qeta tani ndërsa diskutojmë për këtë, dhe ka rreziqe, por jam e bindur se jemi në gjendje t'i zbusim ato", tha ajo.

"Një gjë është absolutisht e qartë", shtoi Kallas. "Duke pasur parasysh shkatërrimin që Rusia po shkakton në Ukrainë dhe që ka shkaktuar deri tani, është e paimagjinueshme që Rusia t'i shohë përsëri këto para nëse nuk e kompenson plotësisht Ukrainën". Për momentin, BE mund të shqyrtojë zhvendosjen e aseteve në investime më të rrezikshme për të forcuar fondet e disponueshme nëse lufta mbaron.

Trajnerë ushtarakë të BE në Ukrainë?

Kallas tha gjithashtu se kishte "mbështetje të gjerë" për një plan për të zhvendosur në territorin ukrainas në rast të një armëpushimi, misionin aktual të trajnimit të BE për trupat ukrainase, i cili kryhet kryesisht në Poloni dhe Gjermani. Meqenëse nuk ka armëpushim në horizont, Kallas pranoi se është një "çështje e pulës dhe vezës".

"Disa thonë se duhet ta bëjmë më vonë, por mund ta bëjmë edhe me kusht", shpjegoi ajo, duke sugjeruar që shtetet anëtare të arrijnë një marrëveshje tani për një ndryshim që mund të hyjë në fuqi në një datë të mëvonshme.

Por plani gjithashtu mund të bjerë ndesh me rregullat e unanimitetit të BE, pasi Hungaria vonon rregullisht vendimet për mbështetjen e Ukrainës. Megjithatë, ministri i Jashtëm lituanez Dovile Sakaliene i tha DW se propozimi është "shumë më afër përfundimit sesa vendimet e tjera të vështira".

Përtej sanksioneve: tarifat doganore për mallrat ruse

Nga ana e saj, ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen i tha DW se dëshiron të shohë "një regjim gjithëpërfshirës tarifor kundër mallrave ruse, por edhe kundër importeve dytësore në Bashkimin Evropian".

Edhe pse BE ka ndaluar importet e një game mallrash ruse, nga qymyri dhe çimentoja te diamantet, Valtonen dëshiron të rrisë tarifat për mallrat ruse që ende hyjnë ligjërisht në BE. Masat për të vendosur ose hequr tarifat nuk kërkojnë mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE, duke i bërë ato më pak të prirura të ngecin në proceset e brendshme të vendimmarrjes së bllokut.

Jo aq shpejt

Pak vetë në BE besojnë se këto masa mund ta ndryshojnë rrjedhën e luftës brenda natës, dhe kritikët e akuzojnë Evropën se po zvarrit opsione më të ndjeshme politikisht, siç është përshpejtimi i planeve të saj për të ndaluar të gjitha importet e lëndëve djegëse fosile ruse.

"Gjëja e rëndësishme," tha analistja Christine Nisssen për DW, "është që ata të paktën të ruajnë unitetin evropian se si ta trajtojnë këtë luftë, e cila do të thotë shumë për të ardhmen e Ukrainës dhe, natyrisht, edhe për të ardhmen e Evropës."/DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin