LIVE UPDATES
Bota

"Po të mos ishte për SHBA-të, do të flisnit gjermanisht!" Ligjvënësi francez i përgjigjet zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë: Administratë e turpshme!

Glucksmann tha se SHBA duhet t’i kthente Francës, Statujën e Lirisë që iu dha amerikanëve në 1876. Leavitt u përgjigj duke refuzuar dhe duke thënë se këshilla e saj për politikanon francez "të nivelit të ulët të paidentifikuar" do të ishte t’i kujtonte se francezët nuk flasin gjermanisht tani vetëm për shkak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

18 March 2025, 12:23 Nga M.B
"Po të mos ishte për SHBA-të, do të flisnit
Raphael Glucksmann dhe Caroline Leavitt

SHBA- Deputeti francez Raphael Glucksmann iu përgjigj zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt në debatin për kthimin e Statujës së Lirisë në Francë. Glucksmann tha se SHBA duhet t’i kthente Francës, Statujën e Lirisë që iu dha amerikanëve në 1876.

Leavitt u përgjigj duke refuzuar dhe duke thënë se këshilla e saj për politikanon francez "të nivelit të ulët të paidentifikuar" do të ishte t’i kujtonte se francezët nuk flasin gjermanisht tani vetëm për shkak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj nuk ka munguar replila e socialisti francez Glucksmann i cili i është përgjigjur Leavitt në një postim të gjatë në X. Francezi kritikon administratën Trump të cilën e etiketon si "të turpshme".

Ai e konsideron si tradhti ndaj Ukrainës debatin e ndodhur në zyrën Ovale mes Trump dhe Zelenskyt. Deputeti shton se askush nuk do të vijë dhe do të vjedhë Statujën e Lirisë dhe se ajo është amerikanëve, por ajo që përfaqëson i përket të gjithëve. 

“Të dashur amerikanë, meqë më sulmoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, më duhet të them disa gjëra. Popujt tanë janë të lidhur ngushtë nga historia, nga gjaku që kemi derdhur dhe nga pasioni për lirinë që ndajmë, një pasion i simbolizuar nga kjo statujë që Franca ia dhuroi Shteteve të Bashkuara për të nderuar revolucionin tuaj të lavdishëm. Siç tha zëdhënësja e kësaj administrate të turpshme: pa kombin tuaj, Franca do të “fliste gjermanisht".

Në rastin tim, ajo shkon më tej: Unë thjesht nuk do të isha këtu nëse qindra mijëra të rinj amerikanë nuk do të kishin zbritur në brigjet tona në Normandi. Por Amerika e atyre heronjve luftoi kundër tiranëve. Ishte një armike e fashizmit, jo një mike e Putinit. Ndihmoi rezistencën, por nuk e sulmoi Zelenskyn. Ajo festoi shkencën, por nuk i pushoi studiuesit për përdorimin e fjalëve të ndaluara. I pranoi të përndjekurit, por nuk i sulmoi. Ajo ishte larg, aq larg nga ajo që bën, thotë dhe mishëron presidenti juaj aktual. Kjo Amerikë, besnike ndaj fjalëve të bukura të gdhendura në Statujën e Lirisë, Amerika juaj, vlen shumë më tepër se tradhtia e Ukrainës dhe Evropës, ksenofobia dhe errësira.

Të gjithë ne në Evropë e duam këtë komb të cilit e dimë se i detyrohemi kaq shumë. Ajo do të ngrihet përsëri. Do të ngrihesh sërish. Ne po llogarisim tek ju. Dhe pikërisht për shkak se jam i shtangur nga tradhtitë e Trump-it që thashë dje, se ne mund të marrim simbolikisht Statujën e Lirisë nëse qeveria juaj përçmon gjithçka që ajo simbolizon në sytë tuaj, në sytë tanë dhe në sytë e botës.

Ishte një thirrje zgjimi. Askush, natyrisht, nuk do të vijë dhe do të vjedhë Statujën e Lirisë. Ajo është e juaja. Por ajo që përfaqëson i përket të gjithëve. Nëse bota e lirë nuk kujdeset më për qeverinë tuaj, atëherë ne do të marrim pishtarin, këtu në Evropë. Derisa të takohemi sërish në luftën për liri dhe dinjitet, ne do të jemi vazhduesit e historisë sonë të përbashkët dhe mbrojtësit e thesarit tonë: më shumë se një statujë prej bakri dhe çeliku, por lirinë që ajo simbolizon”, tha Glucksmann.

shba franca

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin