3 July 2023, 08:45
Nga k.m.
Foto ilustruese
Polonia po dislokon trupa policore shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të forcuar sigurinë, njoftoi Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski. Për sigurinë e kufirit polak me Bjellorusinë janë në gatishmëri 5000 roje kufitare dhe 2000 ushtarë. Kaminski shkroi në Twitter se "për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, kam vendosur të shtoj forcat tona me 500 policë nga njësitë parandaluese dhe ato kundër terrorizmit".
Zëvendëskryeministri Jaroslaw Kaczynski, që është gjithashtu lider i Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet në Poloni, tha javën e kaluar se tashmë në Bjellorusi duhet të kenë rreth 8,000 pjesëtarë të trupës Wagner.
Fazë e re të luftës hibride
Kaczynski tha se Polonia do të ndërmarrë hapa si të përkohshëm edhe të përhershëm për të forcuar kufirin, të cilat përfshijnë edhe rritjen e pranisë së forcave të sigurisë dhe shtimin e fortifikimeve. Ai tha se prania e trupës Wagner në Bjellorusi mund të nënkuptojë një "fazë të re të luftës hibride, një fazë shumë më të vështirë se ajo me të cilën kemi pasur të bëjmë deri tani".
Udhëheqësi bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha javën e kaluar se shefi i grupit Wagner, Jevgeni Prigoshin, kishte mbërritur në vendin e tij, gjë që shkaktoi shqetësime në vendet e NATO-s që kufizohen me Bjellorusinë, përkatësisht në Poloni, Letoni dhe Lituani.
Mjaft emigrantë në përpjekje për të kaluar nga Bjellorusia në Poloni
Roja Kufitare Polake njoftoi të dielën (02.07) se 187 vetë u përpoqën të kalonin ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni.
Polonia e akuzon Bjellorusinë se ka krijuar artificialisht një krizë migrantësh në kufi, duke sjellë njerëz nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilët përpiqet t'i nxisë të kalojnë kufirin. Minsku i ka mohuar këto akuza./DW
poloni lufta ukraine-rusi
Bota
3 July 2023, 08:20
k.m.
Foto ilustruese
Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e r...
Bota
3 July 2023, 08:10
k.m.
Foto ilustruese
Një zyre ndërkombëtare që do të hetojë Rusinë për pushtimin e saj të Ukrainës ësht&e...
Bota
3 July 2023, 08:00
k.m.
Hector Alejandro Cabrera Fuentes
Më 13 shkurt 2020, një mikrobiolog meksikan, i arsimuar në Rusi, i cili ka punuar në Singapor, mbë...
Bota
2 July 2023, 23:00
k.m.
Hannibal Gaddafi
CAIRO- Hannibal Gaddafi, djali i Muammar Gaddafit, u dërgua në një spital libanez në gjendje kritike për jetë...
Bota
2 July 2023, 22:15
k.m.
Foto ilustruese
Një gjumë i mirë natë na ofron pushimin që trupi ynë kërkon dhe me kalimin e kohës. Nëse kjo p...
Bota
2 July 2023, 21:35
k.m.
Foto ilustruese
Komisioni që mbikëqyr rregullat për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara nuk po merr masa lidhur me përdorimin në...
Bota
2 July 2023, 21:25
k.m.
Foto ilustruese
Forcat ajrore izraelite kryen sulme në orët e para të mëngjesit në zonat pranë qytetit Holms në Siri, du...
Bota
2 July 2023, 21:13
k.m.
Foto ilustruese
KANADA- Një grua kanadeze nuk arriti të hipte në një fluturim me binjakët e saj, një fakt që i shkaktoi ...
Bota
2 July 2023, 21:05
k.m.
Joe Biden
Presidenti Joe Biden thotë se dëshiron të sigurohet që çdo amerikan të ketë qasje në internet me shpejt...
Bota
2 July 2023, 20:58
k.m.
Recep Tajip Erdogan
TURQI- Shumë komente ka shkaktuar video e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ku ai shfaqet duke luajtur basketboll. P&eum...