28 March 2024, 14:11
Nga N.F
Foto ilustruese
POLONI- Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për të ulur tensionet të shkaktuara për shkak të importeve të drithërave ukrainase.
Shërbimi shtetëror i rojeve kufitare të Ukrainës tha përmes një deklarate se 120 kamionë pritet të kalojnë pikëkalimin Uhrjniv-Dolobiçuv për në Poloni. Ky shërbim tha se pikëkalimi do të mbetet i hapur deri më 2 prill.
Njoftimi u bë përderisa qeveritë e Polonisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim mbi gjashtorësh në Varshavë për të diskutuar për çështjen e importeve të drithërave ukrainase, por duket se bisedimet nuk prodhuan një rezultat.
Pikëkalimet kufitare me Ukrainën janë bllokuar për javë të tëra, pasi fermerët në Poloni po kërkojnë rivendosjen e tarifave doganore ndaj importeve të bujqësore nga Ukraina, që u hoqën pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022. Fermerët argumentojnë se Ukraina po dërgon në Evropë drithëra të lira, duke ua pamundësuar atyre që të shesin produktet vendore.
“Është e vështirë të pritet ndonjë rezultat pas këtyre bisedimeve, ndonjë marrëveshje specifike për shembull për çështjen e produkteve bujqësore”, tha Jan Grabiec, shefi i zyrës së kryeministrit. “Ne po vazhdojmë dialogun me të dyja palët”.
Ministri i Bujqësisë së Ukrainës, Mykola Solsky, shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se bisedimet me Poloninë ishin “të vështira, por të sinqerta”. Sipas tij, zgjidhjet për çështjen e importeve bujqësore ukrainase janë diskutuar dhe do të bëhen publike së shpejti.
Marrë nga REL
polonia kufi ukraine
Bota
28 March 2024, 14:05
N.F
Përmbytje
MADAGASKAR- Moti i keq ka pushtuar Madagaskarin ku ka dhënë edhe pasojat e para. Vendin e përshkoi një ciklon i cil...
Bota
28 March 2024, 13:57
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriçi në Podujevë. P&eum...
Bota
28 March 2024, 13:59
M.B
Foto ilustruese
BULLGARIA- Kur Bullgaria dhe Rumania pjesërisht t’i bashkohen Zonës Schengen të Evropës të dielën, m&eu...
Bota
28 March 2024, 13:43
r.ll
giorgia meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ngriti një padi kundër filologut, shkrimtarit dhe historianit të...
Bota
28 March 2024, 13:17
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shkrirja e akullajave për shkak të ndryshimeve klimatike të "kontrolluara" nga njeriu ka ngadalësuar paksa rrotul...
Bota
28 March 2024, 13:18
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Autoritetet në Kosovë mirëpritën vendimin e një dite më parë të Komisionit për politik...
Bota
28 March 2024, 13:00
N.F
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka njoftuar ndryshime të mëtejshme në platformën e mediave sociale "X" që do të shohin disa lloga...
Bota
28 March 2024, 12:44
r.ll
anija e përplasur me uren
SHBA- Teoritë konspirative për shembjen e urës së Baltimores dy ditë më parë në Mary...
Bota
28 March 2024, 12:53
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Bundeswehri gjerman i dorëzon Ukrainës 10.000 granata artilerie si pjesë e furnizimeve për luftën ukrain...
Bota
28 March 2024, 12:48
M.B
Mariia
UKRAINA- Një bariste në Kiev është bërë simbol i rezistencës, pasi vazhdoi të shërbente pavarësish...