5 October 2022, 18:08
Nga k.m.
Andrzej Duda
Presidenti polak, Andrzej Duda, tha se Polonia është duke biseduar me Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në Programin për shkëmbim bërthamor, që u lejon shteteve aleate të pranojnë armë bërthamore amerikane dhe të jenë në gjendje t’i përdorin ato nëse Amerika ua lejon.
“Problemi i parë është se ne nuk kemi armë bërthamore. Nuk ka asnjë tregues se Polonia mund të ketë armë të tilla në një të ardhme të afërt. Gjithmonë ka mundësi që të marrim pjesë në Programin për shkëmbim bërthamor. Ne kemi biseduar me liderët amerikanë nëse SHBA-ja po e shqyrton një mundësi të tillë. Kjo çështje është diskutuar”, tha Duda në një intervistë për gazetën e përjavshme polake, Gazeta Polska.
Presidenti polak tha se kërcënimet ruse për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore tregojnë për mendësinë se “nëse Rusia nuk është e madhe, bota mund të pushojë së ekzistuari”.
“Nëse Rusia nis një luftë bërthamore, përgjegjësit për këtë luftë do të mallkohen në mbarë botën”, tha Duda.
Belgjika, Norvegjia, Gjermania, Italia dhe Turqia janë pjesë e programit për përgjigje bërthamore dhe kanë armë bërthamore në bazat e tyre. Por, ata mund t’i përdorin ato vetëm brenda kornizës së NATO-s për mbrojtje të përbashkët dhe me lejen e SHBA-së. Në maj, gazeta gjermane FAZ shkroi për mundësinë e ndryshimit të konceptit strategjik të NATO-s dhe për të përfshirë në program edhe disa shtete të krahut lindor të Aleancës./REL
andrzej duda
Bota
5 October 2022, 18:05
k.m.
Vladimir Putin
Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se është gati të përdorë armë bërthamore për të...
Bota
5 October 2022, 17:45
e.k
Ushtarët rus të dëshpëruar
RUSI- Mijëra ushtarë rusë kanë telefonuar tashmë një linjë telefonike ukr...
Bota
5 October 2022, 17:42
k.m.
Alec Baldwin
SHBA- Alec Baldwin është përballur me akuza penale për vrasjen e regjisores Halyna Hutchins në xhirimet e filmit "Rus...
Bota
5 October 2022, 17:35
k.m.
Ramzan Kadyrov dhe Vladimir Putin
MOSKA- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka promovuar liderin e Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, në grad&e...
Bota
5 October 2022, 17:26
e.k
Foto e publikuar nga hackerat
SHBA- Një celulë hakerimi pro presidentit rus Vladimir Putin ka njoftuar planet për të sulmuar faqet zyrt...
Bota
5 October 2022, 16:52
e.k
Avionë ushtarak
SHBA- Në përgjigje të një prove me raketë balistike nga Koreja e Veriut që kaloi mbi Japoni, Shtetet e B...
Bota
5 October 2022, 16:40
e.k
Foto ilustruese
SHBA- Një pasagjere ka ndërruar jetë në aeroplanin e linjës “United Airlines”. Siç raporto...
Bota
5 October 2022, 16:33
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
UKRAINË- Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se një dhomë torturash u krijua në një fs...
Bota
5 October 2022, 15:44
I.A
Vladimir Bozhoviç
MALI I ZI- Ish-ambasadori i Serbisë në Mal të Zi, Vladimir Bozhoviç, është një nga 28 të...
Bota
5 October 2022, 15:42
I.A
Jens Stoltenberg
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur solidaritet me Malin e Zi, në kohën kur ky shte...