LIVE UPDATES
Bota

Polonia para zgjedhjeve vendimtare, analiza e DW: Do përcaktohet nëse Varshava do të vazhdojë kursin joliberal apo do të shkojë drejt një rruge pro-evropiane

Udhëheqësi i kampit nacional-populist në pushtet, Jaroslaw Kaczynski dhe lideri i opozitës liberale, Donald Tusk, po udhëtojnë në vend për të mobilizuar mbështetësit e tyre dhe për të mbledhur votuesit e zhgënjyer të kampit kundërshtar.

15 August 2023, 09:53 Nga k.m.
Polonia para zgjedhjeve vendimtare, analiza e DW: Do përcaktohet nëse
Foto ilustruese

Të gjithë vëzhguesit në Poloni janë të një mendjeje: zgjedhjet e 15 tetorit 2023 do të përcaktojnë nëse Varshava do të vazhdojë kursin e saj joliberal apo do të shkojë drejt një rruge proevropiane. Jozyrtarisht, fushata elektorale ka qenë në hov të plotë prej muajsh në Poloni. Udhëheqësi i kampit nacional-populist në pushtet, Jaroslaw Kaczynski dhe lideri i opozitës liberale, Donald Tusk, po udhëtojnë në vend për të mobilizuar mbështetësit e tyre dhe për të mbledhur votuesit e zhgënjyer të kampit kundërshtar.

Që nga e mërkura (9.08.2023), këto aktivitete nuk duhet të maskohen më si piknike. Në të vërtetë, presidenti polak Andrzej Duda më në fund ka shpallur datën 15 tetor 2023 për votimin dhe kështu ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale.

Fillimi faktik i fushatës zgjedhore për partinë në pushtet PiS

Hezitimi i gjatë i Dudës, edhe pse ende brenda kuadrit kushtetues, i dha qeverisë një avantazh të padrejtë sipas opozitës. Në të vërtetë, takimet e shumta në të cilat zyrtarët qeveritarë vlerësonin veten dhe politikat e tyre u financuan nga fondet buxhetore – një burim që është i mbyllur për opozitën. Tani që ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, çdo zlot i shpenzuar duhet të vijë nga fondi zgjedhor i partisë dhe të llogaritet.

Pavarësisht këtij avantazhi fillestar, gara për mandate ka nisur në një mënyrë më pak se optimale për partinë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet. Kryeministrit Mateusz Morawiecki iu desh të shkarkonte të martën (08.08.2023) ministrin e tij të Shëndetësisë, Adam Niedzielski.

Ministri kishte shkelur rëndë rregullat e mbrojtjes së të dhënave duke zbuluar në Twitter se një mjek kritik ndaj tij i kishte bërë vetes recetë për medikamente psikotrope. Është një humbje e hidhur për partinë në pushtet, pasi Niedzielski do të luante një rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore. Pasardhësja e tij, deputetja dhe doktoresha Katarzyna Sojka, 37 vjeç, tani duhet të përmirësojë imazhin e PiS.

Temat zgjedhore të Kaczynskit: Gjermania dhe siguria

Përballë mungesës së suksesit në politikën ekonomike dhe sociale, Kaczynski vazhdon të mbështetet në pakënaqësi anti-evropiane dhe anti-gjermane. Në një intervistë për të përjavshmen polake të krahut të djathtë Sieci, ai e quajti Tuskun “një emisar të burokracisë së Brukselit, të dominuar nga gjermanët, e cila po përpiqet gjithnjë e më brutalisht të nënshtrojë Poloninë”. Sipas kreut të PiS, Tusku është një “burokrat i Brukselit i udhëhequr nga Berlini”. Në një paraqitje të mëparshme, ai paralajmëroi se fitorja e Tuskut do të nënkuptonte ‘fundin e Polonisë’.

Makina propagandistike e qeverisë reagon menjëherë ndaj çdo deklarate kritike polake nga Gjermania, për të mbajtur zgjuar ndjenjat antigjermane në vend. Për ta bërë këtë, propagandistët e krahut të djathtë nuk tërhiqen nga manipulimi. Viktima e fundit: Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber. Në një intervistë për kanalin televiziv ZDF, politikani bavarez Weber e quajti PiS kundërshtare. Mediat polake pranë qeverisë e përkthyen këtë fjalë si “armik” dhe vazhduan sulmin: “Një goditje ndaj Polonisë”, kryesonte e përditshmja katolike Nasz Dziennik. Weber “na quajti armiqtë e tij. Është një deklaratë e re e këtij lloji. Kaq mjafton!”, ishte indinjuar Morawiecki në një video-mesazh. Kryeministri i Polonisë i kërkoi Weber-it të merrte pjesë në një duel televiziv, por lideri i EPP-së refuzoi.

Tanke dhe avionë luftarakë si argument fushate

Përveç marrëdhënieve me Gjermaninë, politika e sigurisë luan një rol të rëndësishëm për Kaczynskin. Në përgjigje të kërcënimit rus, Ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak riarmatosi dhe modernizoi masivisht ushtrinë polake. Polonia po instalon brezin më modern të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot.

Në SHBA, Varshava bleu avionë luftarakë F-35 dhe tanke Abrams. Por edhe për këtë temë të preferuar të qeverisë gjërat nuk po shkojnë mirë. Së fundmi, dy helikopterë bjellorusë kanë shkelur hapësirën ajrore polake, pa asnjë reagim nga mbrojtja ajrore polake.

Më 15 gusht 2023, qeveria në Varshavë do të ketë mundësinë të rivendosë imazhin e forcave të armatosura. Në këtë ditë, e cila tradicionalisht kremton fitoren polake ndaj Ushtrisë së Kuqe në vitin 1920, në kryeqytetin polak do të zhvillohet një paradë ushtarake. Armët moderne duhet t’u bëjnë përshtypje qytetarëve dhe t’i shtyjnë ata të besojnë dhe të votojnë PiS.

Për të tërhequr më shumë njerëz në votime, Kaczynski huazoi një truk nga Viktor Orban-i. Një referendum për imigracionin duhet të organizohet në të njëjtën kohë me zgjedhjet legjislative, si në Hungari. Në vitin 2015, kjo temë e anoi peshoren në favor të PiS, por këtë herë, atmosfera në vend duket më pak e ashpër ndaj emigrantëve.

Tusku dëshiron të mobilizojë me “marshin e milionave”

Që kur planet e opozitës për të kandiduar në zgjedhje me një listë të përbashkët dështuan, Tusk ka synuar fitoren e vetme të partisë së tij. Platforma e tij Qytetare (PO) duhet të dalë nga zgjedhjet si forca më e fortë me një avantazh prej pesë përqind, tha ai, sepse ligji zgjedhor polak favorizon partinë më të fortë. Në shumicën e sondazheve, PiS është në vendin e parë, por epërsia e PiS ndaj PO tani është vetëm disa pikë përqindjeje.

Si partia libertariane antisistem Konfederacja ashtu edhe koalicionet e mundshme të PO – e majta dhe aleanca kristiandemokratike Polska2050/PSL – janë shumë prapa.

Testi i fundit parazgjedhor i opozitës liberale para votimit pritet të jetë “Marshi i milionave” i 1 tetorit 2023 në Varshavë, për të cilin ka bërë thirrje Tusk. Të drejtat e grave duhet të jenë në qendër të kësaj demonstrate. Tusku gjithashtu i stilizon zgjedhjet legjislative si një luftë midis së mirës dhe së keqes.

Dy rivalët kryesorë, Tusku dhe Kaczynski, bien dakord në një pikë: zgjedhjet e 15 tetorit 2023 do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme që nga kthesa demokratike e vitit 1989. Në atë kohë, polakët përmbysën regjimin komunist me vota. Tani është çështja e zgjedhjes midis një Polonie liberale dhe një Polonie joliberale./DW

poloni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin