LIVE UPDATES
Bota

Polonia po bëhet gjithnjë e më shumë një shënjestër sulmesh/ Ministri i Jashtëm Radosław Sikorski akuzon Rusinë për terrorizëm shtetëror

Një ditë më parë, Kryeministri polak Donald Tusk e quajti incidentin si "goditjen ndoshta më serioze për sigurinë e vendit që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë". Ai theksoi se kjo "ka kaluar një vijë të caktuar".

21 November 2025, 08:25 Nga E. D
Polonia po bëhet gjithnjë e më shumë një
foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu seriozitetin e situatës pas sabotimit në rrjetin hekurudhor polak. "Nuk ishte një akt sabotimi si më parë, por terrorizëm shtetëror, sepse qëllimi i tij i qartë ishte të shkaktonte viktima njerëzore", tha Sikorski në parlament në Varshavëtë mërkurën.

"Një vend i huaj dërgoi njerëz të përgatitur mirë, të cilët vetëm për fatin tonë të mirë nuk e arritën qëllimin e tyre", shtoi Ministri i Jashtëm polak, duke akuzuar shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU për punësimin e njerëzve për "punë të ndyra". Ai më pas u tha gazetarëve se konsullata ruse në Gdansk, posti i fundit konsullor rus i mbetur në Poloni, do të mbyllet.

Tusk: Incidenti më serioz që nga sulmi ndaj Ukrainës

Një ditë më parë, Kryeministri polak Donald Tusk e quajti incidentin si "goditjen ndoshta më serioze për sigurinë e vendit që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë". Ai theksoi se kjo "ka kaluar një vijë të caktuar".

Të gjitha linjat hekurudhore në Poloni tani janë në nivelin e dytë më të lartë të gatishmërisë - Charlie. Rregulloret përcaktojnë siguri 24-orëshe në objektet e rëndësishme hekurudhore, si dhe armatosjen e rojeve me municion të vërtetë. Masat e rrepta të sigurisë pritet të jenë në fuqi deri në fund të shkurtit.

Forcave polake të sigurisë iu deshën vetëm 70 orë për të identifikuar të dyshuarit në të dy aktet e sabotimit. Të dielën në mëngjes, një makinist treni në linjën Varshavë-Lublin ndaloi trenin pranë Mikës për shkak të dëmtimeve serioze në shina dhe njoftoi menaxhmentin e Hekurudhave Shtetërore Polake (PKP). Pak më vonë, një tjetër vend i dëmtuar u zbulua pranë Pulawy në këtë rrugë hekurudhore strategjikisht të rëndësishme që të çon nga kryeqyteti polak në kufirin ukrainas.

Dy ukrainas në shërbim të Rusisë

Të dyshuarit janë dy shtetas ukrainas që kanë bashkëpunuar me inteligjencën ruse për një kohë të gjatë. Identitetet e tyre dihen. Njëri u dënua në Lviv të Ukrainës në maj për sabotim, ndërsa tjetri vjen nga Donbasi në Ukrainën lindore. Të dy hynë në Poloni nga Bjellorusia së bashku në vjeshtë. Pas sulmit, ata dyshohet se u larguan nga Polonia nëpërmjet pikës kufitare të Terespolit dhe u kthyen në Bjellorusi, tha Tusk.

Siç raportoi gazeta Rzeczpospolita të martën, hetuesit gjetën gjurmët e gishtërinjve të njërit prej sulmuesve dhe një kartë SIM nga telefoni i tij në vendngjarje. Telefoni dyshohet se është përdorur për të regjistruar shpërthimin. Gjithashtu thuhet se shërbimet e inteligjencës nga vendet mike ndihmuan në hetim.

Hetimi tregon se tre pajisje shpërthyese u vendosën pranë qytetit Mika, nga të cilat vetëm dy shpërthyen të shtunën në mbrëmje. Ato u aktivizuan me ndihmën e një kablloje 300 metra të gjatë. Forca shpërthyese doli të ishte shumë e dobët për të shkatërruar trenin e mallrave që ishte i synuar. Makinisti i trenit as nuk e vuri re shpërthimin. Megjithatë, gjendja e asaj pjese të binarit u përkeqësua me kalimin e çdo treni tjetër, derisa u bë e rrezikshme të dielën.

Në Pulavi, u instalua një kapëse çeliku që supozohej të shkaktonte daljen e trenit nga shinat, por rezultoi joefektive. Përveç kësaj, u dëmtua edhe rrjeti i kontaktit. Treni i pasagjerëve duhej të ngadalësonte, por askush nuk u lëndua.

Polonia si shënjestër

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Polonia ka qenë shënjestër e sabotimit në disa raste. Qeveria polakei ka qëndruar pranë Ukrainës që nga fillimi, duke dërguar armë dhe duke ofruar ndihmë humanitare. Më shumë se një milion ukrainas kanë gjetur strehim në vendin fqinj.

Në Parlament, Tusk kujtoi se në janar 2024, një fabrikë bojërash u dogj në Wrocław. Një qendër tregtare u dogj në Varshavë. Gjithsej 55 persona u arrestuan me dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme, 23 prej të cilëve janë në paraburgim. Kohët e fundit, tetë persona janë arrestuar gjithashtu me dyshimin për spiunazh në objekte strategjike. "Kjo është një lojë e pabesë e shërbimeve të inteligjencës ruse, të cilat po menaxhojnë këto fushata", tha nënkryetari i Parlamentit, Piotr Zgorzhelski, për TVN.

Një fushatë urrejtjeje online kundër Ukrainës

Tusk paralajmëroi gjithashtu për dezinformimin rus. Udhëheqja ruse është e shqetësuar jo vetëm për pasojat e menjëhershme të veprimeve të tilla, por edhe për ato sociale dhe politike.

"Kjo do të thotë: shpërbërje, kaos, panik, spekulime, pasiguri.” Punësimi i ukrainasve për të kryer sabotim synon gjithashtu të nxisë ndjenjat anti-ukrainase në Poloni. Sondazhet tregojnë se mbështetja për Ukrainën midis polakëve ka qenë në rënie për njëfarë kohe.

Sikorski njoftoi se Polonia do t'i kërkonte Bjellorusisë të ekstradonte të dyshuarit, megjithëse shanset janë të pakta. Ai tha gjithashtu se Polonia nuk planifikon të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Megjithatë, diplomatët rusë do të duhet të kërkojnë leje nga autoritetet polake për të udhëtuar jashtë zonës së Varshavës. Sikorski do t'u rekomandojë aleatëve të Polonisë të ndalojnë diplomatët rusë të lëvizin lirshëm nëpër zonën Shengen.

Kremlini i hodhi poshtë akuzat e Tuskut. "Rusia akuzohet për të gjitha format e luftës hibride dhe të drejtpërdrejtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për televizionin shtetëror rus. Sipas mendimit të tij, do të ishte e çuditshme nëse Rusia nuk do të akuzohej menjëherë edhe këtë herë. Polonia është gjithmonë e para që e bën këtë. "Në këtë drejtim, rusofobia po lulëzon atje”, tha Peskov./DW

radoslaw sikorski

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin