LIVE UPDATES
Bota

Polonia tregon vendosmëri pas një sulmi rus me dronë

Më herët, kryeministri Donald Tusk kishte zhvilluar bisedime me ministrat e sigurisë së vendit.

16 September 2026, 07:32 Nga E.d
Polonia tregon vendosmëri pas një sulmi rus me dronë
Foto ilustruse

Pas një sulmi me dronë rusë, në të cilin u shkatërruan një stacion karburanti dhe lokomotiva e një treni pasagjerësh gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës (13 shtator 2026) pranë pikës kufitare polako-ukrainase Dorohusk-Jahodyn,  qeveria polake po tregon  vendosmëri përballë këtij kërcënimi imediat.

"Pikat kufitare në Poloni, ashtu siç ka ndodhur  tashmë në Moldavi  dhe Rumani, po bëhen objektiv për të kërcënuar popullsinë dhe për të penguar shtetet që të mbështesin Ukrainën," tha të hënën ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, duke folur për televizionin privat TVN. "Ndihma për Ukrainën është çështje e interesit kombëtar polak," theksoi politikani nga partia e koalicionit PSL. Ukraina nuk mund ta humbasë këtë luftë, pasi kjo do të përkeqësonte situatën në Poloni, shtoi Kosiniak-Kamysz.

Më herët, kryeministri Donald Tusk kishte zhvilluar bisedime me ministrat e sigurisë së vendit. Zyrtarë të lartë ushtarakë gjithashtu morën pjesë në takim. "Diskutuam masa të reja të synuara për të forcuar sigurinë e kufijve tanë," tha Tusk në platformën e mediave sociale X.

Ministri i Jashtëm Radosław Sikorski ishte edhe më i prerë pas takimit. "Përballë shkallëzimit rus, siç është goditja e trenit në Ukrainë pranë kufirit polak, Polonia do të përgjigjet në mënyrë jo-provokuese, por të vendosur, që do të rrisë sigurinë," tha ministri i Jashtëm polak të hënën në mbrëmje në TVN.

Tusk tashmë të dielën u ishte referuar "aktiviteteve në shkallëzim" nga ana e Rusisë. Kryeministri gjithashtu njoftoi se do të diskutonte këtë incident me aleatët evropianë. "Nuk ka dyshim se, nëse është e nevojshme, duhet të jemi të përgatitur të ndërmarrim një përgjigje të koordinuar me ta," tha Tusk pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qendrës së sigurisë së qeverisë.

Sulm me dronë ndaj trenit pasagjerësh Kiev–Varshavë

Të dielën në mëngjes, pak para kufirit polak, Rusia sulmoi me dronë një tren pasagjerësh që po udhëtonte në linjën Kiev–Varshavë, duke shkatërruar lokomotivën. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në kohë.

Pothuajse në të njëjtën kohë, dy trena specialë ishin në afërsi, duke transportuar pjesëmarrës të rangut të lartë nga një konferencë sigurie në Kiev drejt perëndimit. Ndër pasagjerët ishin, veçanërisht, ish-kryeministri suedez Carl Bildt, ish-kryeministri britanik Boris Johnson, ish-kryeministrja finlandeze Sanna Marin, ish-presidenti polak Aleksander Kwasniewski dhe Günter Sautter, këshilltari për politikën e jashtme dhe të sigurisë i kancelarit Friedrich Merz. 

Gjithashtu e pranishme ishte edhe studiuesja polake e shkencave politike, Katarzyna Piskorska. "Treni ynë ishte ndaluar më parë dhe pasagjerët u evakuuan. "Tensioni ishte i prekshëm, por të gjithë mbetën të qetë. Na u dha një plan evakuimi dhe dinim çfarë të bënim," shpjegoi Piskorska në TVN, e cila prej shumë vitesh organizon Forumin e Sigurisë së Varshavës në kryeqytetin polak.

"Rusët donin të na frikësonin, por arritën efektin e kundërt: ata që ishin të përfshirë në këtë incident tani janë edhe më të vendosur për të mbështetur vendin e sulmuar," pohoi studiuesja e shkencave politike.

Sipas Piskorskas, atmosfera në Ukrainë është "në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës". Ajo iu referua brezit të ri të dronëve, të pajisur me motorë reaktivë dhe të aftë të arrijnë objektivat e tyre shumë më shpejt.

Mbështetja për Ukrainën po zbehet në Poloni

Pavarësisht akteve të shumta të sabotimit, që dyshohet se janë vepër e agjentëve rusë, si dhe incidenteve me raketa dhe dronë rusë, qeveria polake mbetet e vendosur në  mbështetjen për Ukrainën. Ministri i Jashtëm Sikorski madje ka kërkuar që ndihma për vendin fqinj të dyfishohet tani – si një masë vetëmbrojtjeje.

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski flet më 22 maj 2026 në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Helsingborg, Suedi.

Megjithatë, qeveria në Varshavë duhet të marrë parasysh edhe atmosferën e ndryshuar brenda shoqërisë polake. Në mes të korrikut, 52 për qind e të anketuarve thanë se ishin në favor të ndihmës ushtarake shtesë për Kievin, ndërsa 45 për qind ishin kundër. Pas shpërthimit të luftës në vitin 2022, këto shifra ishin përkatësisht 77.5 për qind dhe 18.3 për qind.

"Rusia e ka fituar luftën e propagandës në Poloni," thotë Piskorska. "Është absurde që po qëndrojmë në anën e agresorit dhe po pretendojmë se kjo nuk është lufta jonë," vazhdon politologia. Ajo u bën thirrje bashkëkombësve të saj: "Zgjohuni më në fund." Ministri i Mbrojtjes, Kosiniak-Kamysz, është gjithashtu i shqetësuar për këtë "ndryshim radikal të opinionit publik". "Më parë kishte një konsensus mbi këtë çështje; sot po shohim skepticizëm të madh ndaj Ukrainës," pranon ai. "Ka forca në Poloni që përhapin propagandë ruse," paralajmëron ministri.

Shtypi në alarm: "Putini është i gatshëm të vrasë polakë"

Media polake gjithashtu ka kaluar në alarm. "Putini po dërgon sinjalin se është i gatshëm të vrasë bashkëqytetarët tanë," shkroi të martën Bartosz Wielinski në gazetën e përditshme Gazeta Wyborcza. Kremlini ka treguar se Polonia do të jetë "tjetra në listë", tha ai. "Nuk kemi të bëjmë më me zjarrvënie apo sulme kibernetike. Këto janë akte që kufizohen me luftën," paralajmëroi Wielinski.

"Putini po troket në derën e NATO-s," deklaron gazeta e përditshme Rzeczpospolita. "Sulmi ndaj linjës hekurudhore Varshavë–Kiev nuk ishte thjesht një provokim tjetër rus. Është një përpjekje për të frikësuar Poloninë dhe perëndimin. Përgjigjja e udhëheqësve politikë polakë do të tregojë nëse ata janë në gjendje të përballojnë përgjegjësitë e tyre në lidhje me sigurinë kombëtare," shkruan kryeredaktori Michal Szuldrzynski.

Incidentet me dronë rusë tani janë pothuajse të përditshme në Poloni. Të hënën, më 14 shtator 2026, një dron u gjet i hedhur në një plazh pranë Jaroslawiec-it, në bregun e Detit Baltik. Hetimet e para sugjerojnë se ishte një objekt fluturues i paarmatosur, i destinuar më shumë për zbulim sesa për luftim.

"Ne nuk e dimë se ku, nga perspektiva ruse, qëndron kufiri i kësaj spirale shkallëzimi. Por dimë që rusët janë të gatshëm të shkojnë edhe më tej," paralajmëroi Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Kosiniak-Kamysz./DW

sulmi me dronë polonia kosiniak-kamysz

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin