LIVE UPDATES
Bota

“Populli është i dëshpëruar” A i përfaqëson dikush serbët në veri të Kosovës?

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në qytetin e Banjskës në territorin e komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

16 October 2023, 21:23 Nga I.A
“Populli është i dëshpëruar” A i
Banjskë

KOSOVË- “Populli është i dëshpëruar, pa shpresë”. Me këto fjalë Millani nga Leposaviqi, njëra nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, përshkruan qëndrimin e pjesëtarëve të komunitetit serb pas ngjarjeve në Banjskë dhe një sërë krizash politike.

“Duhet të rikthejmë besimin në të ardhmen, por nuk e di se si do të kemi sukses në të gjitha këto. Jemi në një situatë të vështirë, vetëm Zoti mund të na ndihmojë”, shton ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (REL).

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në qytetin e Banjskës në territorin e komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë. Millan thotë se ai dhe bashkatdhetarët e tij janë “të vetmuar”pas këtyre ngjarjeve dhe se nuk kanë përfaqësues, të cilët do të mbronin interesat e tyre.

“Këta ish-përfaqësues politikë (nga Lista Serbe) janë tërhequr. Pasiguria është e madhe”, thotë ai.

Lista Serbe deri në nëntor të vitit të kaluar kishte pushtet absolut në nivel qendror dhe lokal, kur serbët nga veriu i Kosovës me iniciativën e tyre u larguan nga institucionet e Kosovës.

Një vendim i tillë është marrë me qëllim që Qeveria e Kosovës të mos zbatojë vendimin për heqjen e targave, të cilat lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet e Kosovës.

Ndërkohë, në prill, Kosova mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, por serbët i bojkotuan ato. Kështu, kryetarët shqiptarë erdhën në pushtet në fund të majit, por popullsia shumicë serbe nuk i pranoi, gjë që shkaktoi protesta dhe një krizë tjetër politike.

Katër muaj më vonë ndodhi sulmi në Banjskë. Millan Radoiçiqi mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë më 29 shtator, dhe po atë ditë dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, nuk ka reaguar fare ndaj aktiviteteve të Radoiçiqit, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për krimin e organizuar ndërkombëtar. Autoritetet e Kosovës e kanë lidhur atë me vrasje, korrupsion dhe frikësim të dëshmitarëve në procedurat gjyqësore.

Ivani nga Leposaviqi thotë për REL-in se pas gjithë këtyre ngjarjeve ndihet "bosh dhe i zhgënjyer ".

“Më duket sikur jam braktisur nga të gjithë”, thotë Ivani.

Ai thekson se serbët në veri kanë “mbetur në baltë” dhe se aktualisht nuk kanë përfaqësues politikë.

“Duhet që dikush të pyesë diçka në emrin tonë, për shembull kur do të lirohet Jarinja”, tha ky bashkëbisedues i REL-it.

Një nga dy vendkalimet me Serbinë në veri të Kosovës, Jarinja, është mbyllur që nga 24 shtatori për shkak të hetimeve pas sulmit në Banjskë.

Dejani nga Mitrovica e Veriut thekson se ai dhe bashkatdhetarët e tij në veri të Kosovës “jetojnë me frikë”.

“Askush nuk e di se çfarë na pret, të gjithë janë të hutuar dhe nuk dinë çfarë të bëjnë”, thotë ai.

Aleksandra, po ashtu nga Mitrovica e Veriut, është e shqetësuar për veten dhe familjen e saj dhe thotë se ka ditë që mezi dalin nga shtëpia nga frika:

“Shikoni si është situata, arrestime çdo ditë. Nuk kemi më një jetë normale”.

Policia e Kosovës që nga 24 shtatori ka kryer disa aksione dhe kontrolle lidhur me ngjarjet në Banjskë. Po ashtu, që nga fundi i majit janë arrestuar dhjetëra persona për sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj në Zveçan, kur serbët u përplasën me pjesëtarë të misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe pasi kryetarët shqiptarë hynë në ndërtesat komunale me ndihmën e policisë.

Ndërkohë në publik u shfaqën listat e supozuara për arrestimin e serbëve, besueshmëria e të cilave u mohua nga autoritetet kosovare.

Ka edhe nga ata që shprehen pak më ndryshe se kush i përfaqëson aktualisht serbët në veri të Kosovës, e njëri prej tyre është edhe Millomiri nga Leposaviqi. Ai në një prononcim për REL-in tha se nuk ndihet “i braktisur” sepse “mendon me kokën e vet”.

Ai beson se do të “dalin” disa politikanë të rinj që do t’i përfaqësojnë serbët në veri të Kosovës.

“Po vijnë edhe disa të tjerë, nuk ka vakum (në përfaqësimin e serbëve nga veriu i Kosovës), jeta po vazhdon normalisht. Më duhet ta mohoj që ‘policia e Kurtit (kryeministri i Kosovës, Albin Kurti)’ po na ngacmon, nuk kemi asnjë terror”, thotë Millomiri.

Zyrtarë të lartë të Serbisë, por edhe përfaqësues të Listës Serbe, vazhdimisht në deklaratat apo njoftimet e tyre pohojnë se pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës po “terrorizohen” për shkak të pranisë së njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Më 13 tetor, Lista Serbe i bëri thirrje Prishtinës zyrtare që t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës dhe deklaroi se është e gatshme të marrë pjesë në to. Ky qëndrim i kësaj partie u bë i ditur një ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që të përgatiten për zgjedhje.

Lista Serbe para kësaj kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje derisa njësitet speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu, të amnistohen serbët e arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ata kërkuan edhe dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të katër komunave në veri. Megjithatë, qëndrimi i Kosovës është se zgjedhjet mund të thirren vetëm në bazë të një peticioni për shkarkimin e kryetarit, i cili do të nënshkruhet nga 20 për qind e të regjistruarve në listën zgjedhore.

Aktivisti politik nga Mitrovica e Veriut, Dejan Nedelkoviq, në një prononcim për REL-in ka thënë se ai dhe bashkëmendimtarët e tij kanë mbështetjen e një pjese të qytetarëve për të “parandaluar fizikisht” mbledhjen e mundshme të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve.

“Na ka kontaktuar një numër i madh qytetarësh, bëhet fjalë për qindra persona që janë të interesuar që nëse mblidhen nënshkrime në rrugë apo në institucione, të parandalohet kjo fizikisht. Do të shohim nëse Lista Serbe do të ketë më pas mbështetjen e forcave speciale. Kjo do të thotë se gjithçka ishte një lojë e madhe”, thotë ai.

Sipas Nedelkoviqit, "është një turp i madh" që Lista Serbe doli në publik pas një kohe të gjatë për të kërkuar zgjedhje.

Ai rikujton se punonjësit e gjyqësorit, policisë dhe administratës lokale janë larguar nga institucionet e Kosovës me kërkesë të tyre.

Nedelkoviq thekson se nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, ai do të formojë një iniciativë, me të cilën do të “matin forcën” me Listën Serbe.

Lista Serbe deri më tani ka fituar mbi 90 për qind të votave pothuajse në të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së në Kosovë në vitin 2021 arriti në përfundimin se Lista Serbe “monopolizoi jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”, dhe se ishin regjistruar raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatët dhe aktivistët e asaj partie.

Aktivisti Dejan Nedelkoviq është skeptik se do të mund të arrijnë një rezultat të rëndësishëm në zgjedhjet eventuale, sepse, siç thotë ai, Lista Serbe ende i mban “të gjitha levat e pushtetit”.

Zyrtarë apo anëtarë të Listës Serbe janë pothuajse në të gjitha pozitat drejtuese në institucionet serbe në Kosovë.

Nedelkoviq konkludon se serbët në veri të Kosovës për herë të parë janë “pa shpresë” sepse edhe mesazhet e autoriteteve në Beograd janë “konfuze”.

“Njerëzit janë të hutuar dhe nuk dinë se te kush të mbështeten. Por, Lista Serbe, si partia më e fortë, e ka humbur besueshmërinë e saj”, thotë ai.

Lista Serbe është formuar në vitin 2013 me mbështetjen e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe është e vetmja parti që ka mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës. Nga kjo parti, nuk kanë dashur të flasin për Radion Evropa e Lirë.  Për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës ishte rënë dakord paraprakisht, si pjesë e veprimeve të ndërmarra për shtensionimin e situatës në katër komuna me shumicë serbe në veri. Pas rritjes së tensioneve në fund të majit, zgjedhjet u kërkuan nga vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian.

Marrë nga REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin