LIVE UPDATES
Bota

Prelec: Hapja e urës së Ibrit, si akt simbolik, pa mbështetjen e perëndimit mund të nxisë tensione

Eksperti për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, tha se hapja e urës kryesore mbi Ibër, si një akt simbolik, pa mbështetjen e perëndimit mund të nxisë tensione të reja në veriun e Kosovës.

24 August 2024, 19:44 Nga I.A
Prelec: Hapja e urës së Ibrit, si akt simbolik, pa mbështetjen e
Marko Prelec

SHBA- Eksperti për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, beson se hapja e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë pa mbështetjen e perëndimit, mund të nxisë tensione të reja në veriun e Kosovës. Në një bisedë Zërin e Amerikës, zoti Prelec thotë se kjo çështje vlen të trajtohet në dialog, të paktën si një gjest miqësor ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

Eksperti për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, tha se hapja e urës kryesore mbi Ibër, si një akt simbolik, pa mbështetjen e perëndimit mund të nxisë tensione të reja në veriun e Kosovës.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zoti Prelec tha se shmangia e tensioneve të reja në Kosovë, mund të ketë qenë një nga temat e diskutimeve të Drejtorit të Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, gjatë takimeve me udhëheqësit e Kosovës. Ai beson se vizita e zotit Burns, i cili qëndroi në Kosovë pas vizitave në Bosnjë dhe Serbi, synonte “të çojë përpara disa interesa amerikane rreth qëndrueshmërisë së rajonit”.

Vizita përkoi me një kohë kur qeveria amerikane po kundërshton vendimet për veriun e Kosovës të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, përfshirë synimet për hapjen e urës që ndan dy komunat e qytetit - jugun më shumcië shqiptare dhe veriun me shumicë serbe.

Zoti Prelec tha se hapja e urës, më shumë se gjithçka tjetër, është një akt simbolik.

“Janë tri ura në qytet, dy prej të cilave janë të hapura për trafikun e makinave, ndërkaq ura kryesore, është dhe ka qenë, për sa kohë mbaj mend e hapur për këmbësorë dhe përdoret gjerësisht. Unë vet e kam kaluar shumë herë. Mund të shihni njerëz që shkojnë nga veriu në jug për blerje, nga jugu në veri për takime, kështu që kjo nuk është si shembja e murit të Berlinit, është një akt simbolik sepse është në qendër dhe sepse menjëherë pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 kjo urë ishte epiqendra ku prania paraushtarake serbe në veri u përpoq të ndalojë shqiptarët e armatosur ta kalonin urën, pra ishin aty të ashtuquajturit rojet e urës”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kërkojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje në kuadër të dialogut në Bruksel.

Zoti Prelec, thotë se kjo çështje ia vlen të trajtohet në dialog, të paktën si një gjest miqësor ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

“Mendoj se ka një kohë që dialogu është në një lloj kome dhe kjo ka të bëjë me synimin e tij thelbësor, që t’i shtyjë palët drejt normalizimit në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Qartazi që kjo nuk po ndodhë dhe nuk duket të ketë shumë perspektivë në ringjalljen e atij dialogu politik drejt normalizimit në të ardhmen e afërt, të paktën jo këtë vit. Por, ajo që dialogu mund të bëjë është të trajtojë çështje të nivelit më të ulët si çështja se çfarë të bëhet me urën kryesore në Mitrovicë”, thotë zoti Prelec.

Ai beson se hapja e urës pa bashkërendim ndërkombëtar mund të nxisë tensione të reja.

“Por nuk pres domosdoshmërisht të ketë ndonjë lloj dhune, mund të shohim demonstrata. Përshtypja ime, duke theksuar se kanë kaluar disa muaj prej që kam vizituar Kosovën dhe gjërat mund të kenë ndryshuar, por nga hera e fundit që kam qenë në veri përshtypja ime është se popullata atje është mjaft e frikësuar dhe se nuk ndihet sikur është në pozicion të kryej akte që tregojnë forcën siç është provuar në të kaluarën me vendosjen e barrikadave apo individ të caktuar që kryenin veprime, që disa do t’i cilësonin si paraushtarake, e të tjerë si terrorizëm kundër shtetit. Nuk duket të ketë gatishmëri tani për tani në veri të Kosovës për të bërë diçka të tillë”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se mungesa e bashkërendimit të qeverisë së Kosovës rreth veprimeve në veri tashmë ka dëmtuar partneritetin ndërmjet dy qeverive. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e shtimit të masave ndëshkuese për Kosovën. Zoti Prelec tha se pohimi i kritikëve se qeveria po “vë në rrezik aleancat”, mbase është një qëndrim tepër i fortë, por sipas tij, është shumë e qartë për një grup të gjerë të vëzhguesve se qeveria e Kosovës tashmë ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatët e saj më të rëndësishëm në një shkallë domethënëse.

“Shtetet e Bashkuara ndoshta janë më të zëshme se të tjerët por edhe Bashkimi Evropian dhe vende të ndryshme anëtare si Franca, Gjermania, Italia kanë qenë mjaftë të qarta rreth dëmit që u është shkaktuar marrëdhënieve dhe faktit se janë më pak të gatshëm të ndërhyjnë në emër të Kosovës. Kështu që kjo tashmë ka ndodhur. Nuk shoh shumë mundësi për përshkallëzim të mëtejshëm sepse në veri të Kosovës mendoj që qeveria i ka arritur synimet e saj. Ka përmbushur këto synime në kuptim të ndërmarrjes së hapave të rëndësishëm për të larguar institucionet serbe dhe për vendosjen e autoritetit të saj dhe tërësisë tokësore. E ka paguar një çmim për këtë dhe tani kjo është e kryer”, tha zoti Prelec.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës në fillim të kësaj jave, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke folur lidhur me përplasjet me Perëndimin dhe kritikat e opozitës për mungesë bashkërendimi me aleatët për shumë çështje, tha se dallimet në qëndrime nuk kanë qenë asnjëherë në qëllime, vlera e parime, por vetëm në strategji, taktika dhe operacione./VOA

marko prelec

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin