18 July 2024, 07:21
Nga N.F
Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua COVID-19 ndërsa ndodhej në një udhëtim në Las Vegas për të bërë fushatë të mërkurën dhe po përjeton simptoma të lehta, tha Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre njoftoi diagnozën demokratit 81-vjeçar pasi presidenti i “UnidosUS”, një organizatë latine për të drejtat civile, tha se zoti Biden nuk do të ishte në gjendje të fliste në një ngjarje të planifikuar për shkak të infektimit me Covid-19. Në vend të fjalimit para votuesve hispanikë, Presidenti Biden shkoi në Delauer, kur kishte planifikuar të kalonte fundjavën.
“Ai është i vaksinuar dhe po përjeton simptoma të buta”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Diagnoza e Presidentit Biden përkon me Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe thirrjet e demokratëve për largimin e tij nga gara për president.
Thirrjeve të 19 ligjvënësve demokratë për tërheqje të zotit Biden nga gara për presidenti iu shtua sot edhe ligjvënësi nga Kalifornia, Adam Shiff, i cili po kandidon për Senatin amerikan.
Shqetësimet e demokratëve mbi aftësitë e presidentit aktual 81 vjeçar për ta mposhtur rivalin republikan, apo nëse është në gjendje që të udhëheqë vendin për një mandat të dytë, u shtuan pas paraqitjes së dobët të zotit Biden në debatin e parë presidencial, të 27 qershorit.
Ish-presidenti Trump ndodhet aktualisht në Miluoki, ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane, disa ditë pasi ai i shpëtoi një atentati me armë, gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani./ VOA
biden shba covid
Bota
18 July 2024, 07:17
N.F
Vance
SHBA- Kandidati i republikanëve për nënpresident, senatori J.D. Vance, në fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të P...
Bota
17 July 2024, 22:51
E. D
Rudy Giuliani
SHBA- Aleati afatgjatë i Donald Trump dhe avokati Rudy Giuliani, u pa duke bërë një rrëshqitje teksa hyri në sa...
Bota
17 July 2024, 22:49
M.B
Aleksandër Vuçiç
BRITANI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se gjatë Samitit të Bashkësis&eu...
Bota
17 July 2024, 22:45
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave të Myslimanëve të Amerikës deklaroi shu...
Bota
17 July 2024, 22:38
E. D
Kamala Harris dhe Melania Trump
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris komentoi atentatin kundër ish-presidentit Donald Trump të m&eum...
Bota
17 July 2024, 22:33
M.B
Takimi
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri ...
Bota
17 July 2024, 22:33
E. D
foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se në Maqedoninë e Veriut ë...
Bota
17 July 2024, 22:22
E. D
foto ilustruese
SHBA- Donald Trump është zotuar se do ta mbrojë gjithmonë Arabinë Saudite nëse ai rizgjedhet si president i S...
Bota
17 July 2024, 22:15
E. D
JD Vance dhe Kamala Harris
SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris ka pranuar të kundërshtojë kandidatin për zëve...
Bota
17 July 2024, 22:15
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Përballë një mungese të theksuar të fuqisë njerëzore dhe armatimit, ushtria ukrainase shpreson ...