LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden synon trefishimin e tarifave ndaj çelikut kinez

Kjo masë e re reflekton një gërshetim të politikës tregtare të presidentit Biden me përpjekjet e tij për të tërhequr votuesit në një shtet që pritet të luajë një rol jetik në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

17 April 2024, 20:54 Nga E. D
Presidenti Biden synon trefishimin e tarifave ndaj çelikut kinez
foto ilustruese

SHBA- Presidenti Joe Biden po bën thirrje për trefishimin e tarifave për çelikun që vjen nga Kina, me qëllim mbrojtjen e prodhuesve amerikanë nga sasitë e mëdha të mallrave të lira nga importi. Presidenti e kishte ruajtur këtë njoftim për ta bërë gjatë një fjalimi për metalurgët në shtetin Pensilvani.

Kjo masë e re reflekton një gërshetim të politikës tregtare të presidentit Biden me përpjekjet e tij për të tërhequr votuesit në një shtet që pritet të luajë një rol jetik në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Presidenti Biden duke folur gjatë një aktiviteti elektoral në Scranton (16 prill 2024)
Shtëpia e Bardhë këmbëngul sidoqoftë se synimi kryesor është mbrojtja e prodhuesve amerikanë nga praktikat e padrejta tregtare të vendeve të tjera dhe jo mobilizimi i mbështetjes nga sindikatat.

Krahas rritjes së tarifave për çelikun, presidenti Biden synon trefishim të tarifave edhe për aluminin që vjen nga Kina. Tarifat e tanishme janë në 7.5% për të dyja këto lloje metalesh. Administrata amerikane ka premtuar gjithashtu të bëjë hetime ndaj vendeve dhe importuesve që përpiqen të mbingopin tregjet me çelikun kinez dhe ka thënë se po bashkëpunon me Meksikën për t’u siguruar që kompanitë kineze nuk munden t’i shmangin tarifat duke e dërguar çelikun fillimisht në këtë vend, me objektiv eksportimin e mëtejshëm drejt Shteteve të Bashkuara.

“Presidenti e kupton se duhet të investojmë tek prodhimet amerikane. Por na duhet gjithashtu t’i mbrojmë këto investime dhe këta punonjës nga eksportet e padrejta të lidhura me kapacitetet industriale të Kinës”, tha gjatë një bisede telefonike me gazetarët këshilltarja e Këshillit Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Lael Brainard.

Presidenti Biden pritej të njoftojë gjatë një takimi me anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Metalurgëve, me seli në Pitsburg, se do t’i kërkojë përfaqësueses amerikane për tregtinë të shqyrtojë mundësinë e trefishimit të tarifave. Vizita treditore e presidentit në Pensilvani filloi të martën në Scranton dhe përmbyllet të enjten në Filadelfia.

Administrata amerikane thotë se Kina po shtrembëron tregjet dhe po dëmton konkurencën duke mbingarkuar në mënyrë të padrejtë tregjet me çelik nën kosto.

“Mbingarkimi i nxitur nga politikat kineze është një rrezik serioz për të ardhmen e industrisë amerikane të çelikut dhe aluminit”, tha zonja Brainard. Duke iu referuar rënies ekonomike të Kinës, ajo shtoi se Pekini nuk mund të përdorë në këtë mënyrë eksportet për të rimëkëmbur ekonominë.

“Kina është thjesht tepër e madhe për të ndjekur vetëm rregullat e saj”, tha zonja Brainard.

Tarifat e rritura mund të sjellin rreziqe të mëdha ekonomike. Çeliku dhe alumini mund të shtrenjtohen, duke rritur ndoshta koston e automobilëve, materialeve të ndërtimit dhe mallrave të tjera të rëndësishme për konsumatorët amerikanë.

Inflacioni ka shërbyer tashmë si një pengesë për të ardhmen politike të presidentit Biden dhe një kthesë e tij drejt proteksionizmit do të ishte në linjë me strategjinë që ka ndjekur për t’u rizgjedhur pararendësi i tij dhe kundërshtari i tij politik, ish-presidenti Donald Trump.

Ndërsa po bën fushatë për një mandat të dytë, ish-presidenti pati vendosur tarifa të shumta ndaj mallrave kineze gjatë mandatit të tij dhe ka kërcënuar se do ta rrisë më tej nivelin e tarifave ndaj mallrave të Kinës, nëse ajo nuk ndjek kushtet e vendosura prej tij. Një analizë e pavarur e bërë nga firma konsulente ‘Oxford Economics’ sugjeron se zbatimi i tarifave të propozuara nga zoti Trump mund të dëmtojë ekonominë e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden kanë thënë se në dallim nga administrata e ish-presidentit Trump, ata synojnë një përqasje “strategjike dhe të balancuar” për tarifat e reja. Kina prodhon rreth gjysmën e çelikut të botës dhe prodhon shumë më tepër nga ç’janë nevojat e tregut të saj. Kina shet çelik në tregjet botërore nën gjysmën e kostos së çelikut të prodhuar në Amerikë, thonë zyrtarët.

Njoftimi i presidentit Biden pason nismën tjetër të administratës së tij për të ofruar 6.6 miliardë dollarë për një kompani tajvaneze të gjysmëpërçuesve, në mënyrë që ajo të zgjerojë fabrikat e saj në Arizona dhe për t’u siguruar që mikroqarqet më të avancuara në botë të prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Kjo lëvizje mund të shihet edhe si një përpjekje për të konkuruar më mirë me prodhuesit kinezë të mikroqarqeve.

Gjatë një vizite rishtazi në Kinë, sekretarja amerikane e Tregtisë, Janet Yellen paralajmëroi kundër mbingarkimit të tregut me mallra të lira dhe tha se çeliku nën kosto ka “dëmtuar rëndë industritë në mbarë botën dhe në Shtetet e Bashkuara”. Agjencia zyrtare kineze e lajmeve ka njoftuar se pala kineze ka shprehur shqetësimin e thellë për masat tregtare dhe ekonomike amerikane që kufizojnë Kinën. Një vizitë në Kinë pritet të bëhet edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Një tjetër zhvillim që mund të trondisë industrinë e çelikut është propozimi i kompanisë japoneze “Nippon Steel” për të blerë kompaninë amerikane të çelikut me qendër në Pitsburg, “U.S. Steel”. Presidenti Biden tha muajin e kaluar se është kundër kësaj blerjeje.

“U.S. Steel ka qenë një kompani simbol amerikane për mbi një shekull dhe është jetësore të vazhdojë të jetë një kompani amerikane me pronësi dhe drejtim nga brenda vendit”, tha presidenti Biden.

Në një tubim gjatë fundjavës në Pensilvani, ish-presidenti Trump kritikoi presidentin Biden për përpjekjet e kompanisë japoneze “Nippon Steel” për të blerë kompaninë amerikane “U.S. Steel”, duke mos marrë paraysh deklaratat e presidentit kundër këtij propozimi.

“Nuk do ta lejoja një marrëveshje të tillë”, tha ish-presidenti Trump./VOA

 

joe biden

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin