21 January 2024, 12:44
Nga M.B
Presidenti polak, Andrzej Duda.
POLONIA- Presidenti polak, Andrzej Duda e ka kritikuar Komisionin Evropian për bllokim të fondeve të Bashkimit Evropian për vendin e tij, duke e konsideruar këtë si “tentim për ta detyruar Poloninë të ndryshojë” qeverisjen e saj. Ai ka thënë se është i hapur për t’i negociuar ndryshimet në sistemin e drejtësisë. Qeveria e mëparshme polake, e udhëhequr prej partisë nacionaliste, Ligji dhe Drejtësia, është përfshirë në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me reformat e Varshavës në sundimin e ligjit, duke rezultuar me bllokim të fondeve të bllokut evropian në vlerë të miliarda eurove. Qeveria e re pro BE-së është zotuar për të rikthyer qasjen në këto fonde, duke e përmirësuar fushën e sundimit të ligjit, ndonëse është duke hasur në rezistencë prej mbështetësve dhe aleatëve të pushtetit të kaluar, përfshirë Dudan dhe disa gjyqtarë të lartë.
“Nuk kam dyshim se cila ka qenë arsyeja e bllokimit të parave nga Komisioni Evropian. Ka qenë veprim i pastër politik kundër autoriteteve të kaluara polake”, ka thënë Duda në një konferencë për media në Vilnius.
“Tentim për ta detyruar Poloninë që t’i ndryshojë autoritetet, kështu e kuptoj unë, dhe kështu duhet kuptuar, dhe lëvizjet e fundit vetëm sa e konfirmojnë këtë”, ka shtuar ai.
Megjithatë, Duda ka thënë se është i hapur për negociata dhe propozime për ndryshime eventuale në sistemin polak të drejtësisë, mirëpo ai nuk do të lejojë verifikim të ri të gjyqtarëve që janë emëruar gjatë mandatit të tij. Zgjedhjet e 15 tetorit të vitit të kaluar, i kanë dhënë fund qeverisjes tetëvjeçare të partisë Ligji dhe Drejtësia, dhe më pas është formuar qeveria e re, në krye me ish-presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk./ REL
polonia be
Bota
21 January 2024, 11:39
M.B
Një uzbekeje iu premtua një jetë e mirë në Turqi, por ajo përfundoi duke jetuar në një fshat të largët t&eum...
Bota
21 January 2024, 11:28
M.B
Kurti në familjen e Ibrahim Rugovës
KOSOVA- Teksa sot shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrah...
Bota
21 January 2024, 11:19
M.B
Flamuri rus.
RUSIA- Zyrtarët e Perëndimit kanë thënë se janë të hapur ndaj idesë së konfiskimi...
Bota
21 January 2024, 11:04
M.B
Terminal i Rusisë për naftën e saj në një port në Detin e Zi.
RUSIA- Rusia e ka tejkaluar Arabinë Saudite vitin e kaluar...
Bota
21 January 2024, 10:36
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë marrë pjesë sot në homazhe...
Bota
21 January 2024, 10:26
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në homazhet e bëra në nder të ish-presidenti...
Bota
21 January 2024, 10:00
r.ll
foto ilustruese
IRAK- Një pjesë e personelit të ushtrisë amerikane është plagosur në një sulm me raketa në nj&...
Bota
21 January 2024, 09:26
r.ll
ibrahim rugova
KOSOVË- Sot janë shënuar 18 vite që nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërru...
Bota
21 January 2024, 08:51
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një anije me 42 emigrantë ilegalë u shpëtuan të shtunën pasi anija me të cilën po udhët...
Bota
21 January 2024, 07:44
r.ll
antonio guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e quajti kundërshtimin ndaj një zgjidhjeje me dy shtete...