LIVE UPDATES
Bota

Tensione diplomatike Kroaci-Serbi, Vuçiçit i ndalohet hyrja, kryediplomati: S'njoftoi

Sipas mediave kroate, Vuçiç nuk ka njoftuar asnjë institucion zyrtar për vizitën e tij, madje ai kishte kontaktuar kryetarin e partisë serbe në Kroaci, SDSS, Milorad Pupovac për ta shoqëruar në Jasenovac, në zonën përkujtimore ku vdiqën shumë serbë në Luftën e Dytë Botërore.

17 July 2022, 11:17 Nga d.a.
Tensione diplomatike Kroaci-Serbi, Vuçiçit i ndalohet hyrja,
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidentit serb Aleksandër Vuçiç u ndalua nga autoritetet kroate që të vizitojë Jasenovacin duke shkaktuar kështu tensione diplomatike mes dy palëve.

Sipas mediave kroate, Vuçiç nuk ka njoftuar asnjë institucion zyrtar për vizitën e tij, madje ai kishte kontaktuar kryetarin e partisë serbe në Kroaci, SDSS, Milorad Pupovac për ta shoqëruar në Jasenovac, në zonën përkujtimore ku vdiqën shumë serbë në Luftën e Dytë Botërore.

Nga autoritetet kroate një vizitë private dhe e palajmëruar e Vuçiç në Jasenovac është konsideruar si një tentativë e tij për të krijuar kaos dhe tensione mes dy vendeve.

Pa njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiç kishte dashur ta kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, përkatësisht entiteti i saj Republika Srpska dhe të mbërrinte në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.

Pas kësaj vetë Vuçiç ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku publikoi një fot dhe e shoqëroi me shkrimin: "Vetëm bëjeni ju punën tuaj. Do të jetojë populli serb dhe kurrë nuk do të harrojë”.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë Gordan Grliq Radman doli në një konferencë për shtyp ku sqaroi se kanë marrë vesh në rrugë jozyrtare se Vuçiç kishte ndërmend ta vizitonte Jasenovacin dhe Pakracin.

“Është e pazakontë që ne të mësojmë për këtë në mënyrë jozyrtare. Kujtojmë se me rastin e çdo vizite të zyrtarëve të huaj, koha, rasti dhe plani i vizitës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes mes dy palëve. Kroacia nuk është e informuar, kjo është e papranueshme për Kroacinë dhe e konsiderojmë të keqe. Ne mendojmë se kjo nuk është e sinqertë, se kjo nuk tregon respekt”, -tha Radman. 

Ai tha se Kroacia e konsideron këtë veprim si provokim nga ana e Vuçiç dhe se  “Serbia nuk është përballur me të kaluarën”, duke përmendur çështjen e personave të zhdukur që Kroacia i kërkon ende.

“Kur bëhet fjalë për përfshirjen e pakicave dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, kush mund të jetë shembull më i mirë sesa Kroacia. Minoriteti serb ka tre vende të garantuara në parlament, SDSS merr pjesë në qeveri, përfaqësuesi i minoritetit serb është zëvendëskryeministër. Zotëri, ky nuk është një udhëtim për në det. Presidenti i vendit është një person i mbrojtur, një vizitë e tillë kërkon përfshirjen e autoriteteve kroate. Ne gjithmonë njoftojmë ardhjen tonë, që mungonte këtu. Nuk mund ta kaloni kufiri ashtu”, shtoi kryediplomati kroat.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, vlerësoi sot se vendimi i qeverisë kroate për të mos lejuar Vuçiç, në një vizitë private në Jasenovac, ku ai dëshironte të nderonte viktimat e atij kampi gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte skandali më i madh në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë në historinë moderne. 

“Që ju lejojnë të hyni në territorin e Kroacisë, por që nuk ju lejojnë të shkoni në Jasenovac dhe të vendosni një lule, dërgon një mesazh të tmerrshëm. Ky është një akt antievropian, anti-civilizues, ilegal dhe në çdo mënyrë jo vetëm skandaloze, por edhe tmerruese”, -tha kryeministrja.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviç doli në një konferencë për media për të njoftuar se i kanë dërguar një notë proteste ambasadës së Kroacisë në Beograd, lidhur me vendimin e qeverisë në Zagreb për të mos e lënë presidentin serb, që të hyjë në Kroaci. Notën e protestës, sipas Selakoviçit, ambasada kroate nuk ka pranuar ta marrë.

Në kampin e Jasenovacit, sipas raporteve të komisioneve të pavarura, u vranë 700.000 serbë, hebrenj dhe romë, dhe kampi ishte vend i vuajtjeve masive të grave dhe fëmijëve.

aleksander vucic marredheniet kroaci-serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin