LIVE UPDATES
Bota

Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit një ndërhyrje të paprecedentë në zgjedhjet e vjeshtës, Kremlini mohon

Presidentja tha se një nga objektivat është edhe ulja e pjesëmarrjes së diasporës në votime, përmes provokimeve dhe korrupsionit zgjedhor.

30 July 2025, 14:51 Nga r.ll
Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit një ndërhyrje
maia sandu

MOLDAVI- Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit. Ajo paralajmëroi se Moska po përgatit mjete politike për të ndikuar rezultatin dhe për të fituar shumicën në Parlamentin e ri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përgjigj shkurt se “Rusia nuk ndërhyn në punët e asnjë vendi”.

Në konferencën për media pas mbledhjes së këshillit, shefja e shtetit deklaroi se Kremlini do të përdorë disa “instrumente politike” për të rritur gjasat e tij për të siguruar shumicën në Parlamentin e Kishinievit, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit.

Ajo tha se këto janë të grupuara në të ashtuquajturin “rrymë sovraniste”, e cila promovon “një alternativë zhvillimi për Moldavinë”, së bashku me euroskepticizmin.

Ajo përmendi gjithashtu “rrymën populiste-agresive” të grupit kriminal Shor, e cila përdor skema për blerje votash, rekruton persona të dhunshëm për protesta të paguara kundër qeverisë dhe përfshin grupe të krimit të organizuar për të vandalizuar institucione shtetërore.

Presidentja tha se një nga objektivat është edhe ulja e pjesëmarrjes së diasporës në votime, përmes provokimeve dhe korrupsionit zgjedhor.

Autoritetet planifikojnë të hapin një numër rekord prej gati 300 qendrash votimi jashtë vendit.

Në rajonin e Transnistrisë dhe në autonominë e Gagauzisë, votuesit do të transportohen në mënyrë të organizuar drejt qendrave të votimit, ndërsa para zgjedhjeve mund të shpërthejë një krizë tjetër energjetike, shtoi ajo.

Sandu paralajmëroi qytetarët se mund të ndëshkohen për blerjen apo shitjen e votës dhe pjesëmarrje në protesta të paguara.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, paralajmëroi edhe për përfshirjen e projekteve të reja politike që, sipas institucioneve shtetërore, synojnë elektoratin pro-evropian të moderuar.

“Ana politike e mbështetur nga Federata Ruse përfshin kandidatë të pavarur që nuk kontrollohen drejtpërdrejt, por që mbështeten në mënyrë indirekte. Kjo përbën kërcënim për sigurinë dhe sovranitetin e vendit”, deklaroi ajo.

Deri më tani, 13 persona i janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë lista me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për kandidim të pavarur në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit.

Sipas Sandut, Rusia përdor një sërë mjetesh për të ndikuar procesin zgjedhor, përfshirë financimin ilegal, pastrimin e parave, dezinformimin, sulmet kibernetike dhe protestat e paguara. Ajo shtoi se vetëm përmes kriptovalutave, Moska planifikon të sjellë në Moldavi rreth 100 milionë euro në një periudhë të afërt.

Një tjetër objektiv i ndërhyrjes, sipas saj, është drejtësia, ku grupimi Shor po përpiqet të korruptojë gjyqtarë për të bllokuar dosje penale dhe për të minuar besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Presidentja tha gjithashtu se Moska do të përdorë Kishën për të përhapur frikë dhe për të radikalizuar kategori të ndryshme të popullsisë, duke përmendur pelegrinazhet e priftërinjve të Mitropolisë së Moldavisë në Rusi, të zhvilluara vjeshtën e kaluar përpara zgjedhjeve presidenciale.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se institucionet shtetërore, në veçanti Qendra për Komunikim Strategjik dhe Luftimin e Dezinformimit, duhet të komunikojnë në mënyrë të hapur me publikun për linjat e propagandës ruse dhe, në bashkëpunim me institucionet e tjera, të reagojnë menjëherë ndaj lajmeve të rreme, duke informuar shoqërinë në mënyrë të shpejtë, të qartë dhe transparente.

Ajo bëri të ditur se aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime me rrjetin social TikTok dhe kompaninë Meta, e cila zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, për të luftuar përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

“Prej Telegram nuk ka asnjë përgjigje, kur institucionet shtetërore raportojnë për lajme të rreme apo veprime që synojnë korruptimin e votuesve në këtë platformë”, deklaroi presidentja Sandu.

Ajo parashikoi se javët e ardhshme Moldavia do të përballet me “ndërhyrje të jashtëzakonshme, të mirorganizuara dhe të financuara fuqishëm”, si dhe me përfshirjen e “grupeve kriminale”.

“Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Moldavia duhet të vendosë për veten”, theksoi presidentja Sandu.

Në të njëjtën ditë, në një konferencë për media në Bukuresht, presidenti i Rumanisë, Nicusor Dan, tha se vendi i tij është i gatshëm ta ndihmojë Moldavinë gjatë zgjedhjeve, pa ndërhyrë politikisht, përmes ofrimit të ekspertizës teknologjike, veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike. Ai i quajti zgjedhjet e 28 shtatorit “të rëndësishme, përfshirë edhe për Evropën” dhe u shpreh në përputhje me shqetësimet e autoriteteve të Kishinievit se Rusia mund të përpiqet të ndikojë në rezultatin e tyre.

Kryetari i Komunës së Kishinievit, Ion Ceban, një nga liderët e bllokut zgjedhor “Alternativa” – të formuar së bashku me partitë e ish-kryeministrit Ion Chicu, ish-këshilltarit presidencial Mark Tcacicuk dhe ish-kandidatit presidencial Alexandr Stoianoglo – e cilësoi si “histerike” deklaratën e presidentes Maia Sandu dhe e akuzoi atë se po ndan qytetarët “në përkrahës të saj dhe armiq të vendit”.

Në një mesazh video të publikuar në rrjetet sociale, Ceban pretendoi se disa institucione të shtetit po përdoren për të “shtypur” zërat kritikë dhe u shpreh se autoritetet synojnë t’i ndalojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare.

“Po punohet për një ide të re: të më ndalohet personalisht kandidimi në zgjedhjet parlamentare,” deklaroi Ceban./REL

maia sandu moldavi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin