LIVE UPDATES
Bota

Problemi me celularët dhe rrjetet sociale në shkolla

Pushimet verore kanë mbaruar, shkolla rifilloi në shumë lande gjermane. Dhe debati i nxehtë rreth asaj se çfarë duhet bërë me telefonat celularë vazhdon.

2 September 2025, 09:29 Nga I.A

Problemi me celularët dhe rrjetet sociale në shkolla

GJERMANI- Në ditën e parë të shkollës pas pushimeve verore, Klara Ptak pothuajse e harroi celularin në shtëpi. Kjo është ndoshta prova më e mirë se përfaqësuesja e nxënësve në gjimnazin Dalton në Alsdorf të Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani, ka kuptuar se nuk i duhet më atje. Që nga fundi i prillit, shkolla ka ndaluar rreptësisht telefonat celularë. Për të gjitha klasat.

17-vjeçarja i thotë DW: "Tani nuk mund të shikoj më telefon dhe të dërgoj një mesazh të shpejtë gjatë pushimit. Në fillim, shumë nxënës pyesnin veten se për çfarë ishte ndalimi, por me kalimin e kohës shumë e kanë kuptuar se nuk është aq keq dhe se në të vërtetë ka shumë aspekte pozitive."

Megjithatë, mendimet ndryshojnë disi: "Mësuesit në përgjithësi mendojnë se është shumë mirë, nxënësit më të vegjël e pranojnë, por më të rriturit nuk janë shumë të lumtur për këtë", thotë Klara.

Gjimnazi Dalton është një nga shumë shkollat në Gjermani që nuk duan më të rrinë duarkryq dhe të shikojnë përdorimin masiv të telefonave celularë nga nxënësit e tyre. Pas festave të Pashkëve, koncepti "Të Mençur pa Telefona" u prezantua si një fazë testimi.

Që atëherë, telefonat janë kërkuar të qëndrojnë në çanta nga fillimi deri në fund të mësimit. Nëse një nxënës kapet me telefon, ai i konfiskohet dhe prindërit mund ta marrin atë vetëm të nesërmen në zyrën e shkollës.

"U konfiskuan gjithsej 51 telefona, që është një rezultat mjaft mbresëlënës për një shkollë me 700 nxënës", thotë Klara. "Tani mund të shihni se veçanërisht fëmijët më të vegjël, ata që qëndronin në oborrin e shkollës dhe shikonin telefonat e tyre, tani po luajnë futboll, badminton ose disa lojëra tavoline së bashku. Ky është një ndryshim i madh."

A ka kuptim ndalimi i telefonave celularë?

Në Gjermani, ka një debat të nxehtë në lidhje me përdorimin e telefonave në shkolla. Akademia e Shkencave Leopoldina propozon një ndalim të telefonave celularë deri në klasën e dhjetë dhe këshillon që fëmijët nën moshën 13 vjeç të qëndrojnë larg internetit dhe mediave sociale.

Komisioneri i Qeverisë Federale për Varësinë dhe Drogat, Hendrik Streck, gjithashtu bën thirrje për një rritje graduale të kufirit të moshës për mediat sociale, por kundërshton ndalimin e telefonave celularë.

Konferenca Federale e Nxënësve gjithashtu hedh poshtë një ndalim të përgjithshëm të telefonave. Në vend të kësaj, ajo mbështet promovimin aktiv të shkrim-leximit mediatik në shkolla.

Çfarë thonë prindërit? Ata janë mjaft të irrituar nga kjo temë. Një anketë e kryer nga instituti i hulumtimit të opinionit publik Forsa në emër të Fondacionit Kerber tregoi se faktori më i madh i stresit për prindërit e fëmijëve të moshës 12 deri në 18 vjeç është konsumi i medias nga fëmijët e tyre.

Gjendja në Alsdorf

Ndoshta duhet të pyesni Martin Wieler, drejtorin e gjimnazit Dalton në Alsdorf. Ai promovoi idenë e ndalimit të telefonave celularë, ashtu siç promovoi digjitalizimin në shkollën e tij duke futur një tablet shkollor për të gjithë nxënësit nga klasa e shtatë. Wieler flet me krenari për rezultatet e projektit të ndalimit të telefonave - ekipi i tij e diskutoi atë në detaje së bashku me nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

Rezultatet tregojnë se 90 përqind e mësuesve mbështesin ndalimin. Ata vënë re një sjellje sociale dukshëm më të mirë dhe përqendrim më të mirë të nxënësve, veçanërisht tek ata më të vegjël. Gjithashtu, shumica e nxënësve në klasat e ulëta (deri në 13 vjeç) e konsiderojnë ndalimin si një masë shumë të arsyeshme. Vetëm nxënësit në klasat e larta, ata të moshës 16 deri në 19 vjeç, mbeten mjaft skeptikë. 85 përqind e prindërve e mbështesin ndalimin, duke vënë në dukje se fëmijët e tyre janë bërë më të pavarur dhe duke lavdëruar rritjen e komunikimit, madje edhe në shtëpi.

Solingen: Ndalimi i mediave sociale

Njëqind kilometra në lindje, në Solingen, kanë shkuar një hap më tej – me një projekt unik në të gjithë Gjermaninë. Duke filluar nga ky vit shkollor, të gjithë nxënësit e klasës së pestë do të ndalohen plotësisht nga përdorimi i mediave sociale. Fëmijët dhjetë dhe njëmbëdhjetë vjeç duhet të largohen nga Instagram, Snapchat dhe TikTok edhe në shtëpi. Ideja erdhi nga Burkhard Brenken, një ish-drejtor shkolle dhe tani inspektor në zyrën përgjegjëse të arsimit të distriktit të Düsseldorf-it.

Ai i thotë DW: "Solingen është një vend i veçantë sepse ne arritëm të bindnim shpejt drejtorët e të gjitha 13 shkollave të mesme. Kjo ka nisur një partneritet unik arsimor midis shkollave, prindërve dhe fëmijëve."

Kjo do të thotë që të gjithë kanë nënshkruar një deklaratë me shkrim qëllimi, duke u zotuar të zbatojnë së bashku projektin për një vit. "Marrëveshja është, sigurisht, ligjërisht e pavlefshme", thekson Brenken. Kjo është e rëndësishme për të: është vetëm një rekomandim ose një ofertë shërbimi, dhe jo një përpjekje nga shkolla për të ndërhyrë në edukimin e prindërve.

"Shumë prindër me të cilët folëm shohin një problem dramatik me sjelljen e rrezikshme në rrjete. Por fëmijët me të drejtë thonë: 'Po më izoloni, unë jam i vetmi që nuk kam telefon dhe të gjithë miqtë e mi kanë një', atëherë kjo mund të zgjidhet vetëm përmes koordinimit shoqëror. Është pothuajse e pamundur që prindërit ta bëjnë vetë."

Prindërit duan më shumë informacion dhe rregulla

Alev Kanovski është e njohur me të gjitha këto diskutime. Vajza e saj mori një telefon celular në moshën nëntë vjeç, një nga të fundit në klasën e saj. Trendi është që fëmijët të marrin telefona që në shkollën fillore, thotë Kanovski për DW. Presioni se fëmija përndryshe do të ndjehet i përjashtuar është i madh. Vajza e saj tani është një nxënëse e klasës së pestë në Solingen dhe fillimisht nuk ishte aspak entuziaste për ndalimin e mediave sociale.

"Si nënë, ndonjëherë ndihesha e mbingarkuar, veçanërisht për shkak të presionit për të lejuar telefonin dhe aksesin në mediat sociale. Projekte të tilla duhet të prezantohen në më shumë vende, në mënyrë që fëmijët të kenë një fëmijëri të qetë dhe pa shpërqendrime."

Projekti do të vlerësohet në muajt në vijim. Po monitorohet nga 50 këshilltarë të trajnuar për median në shkolla. Këta janë nxënës të moshës 12 deri në 14 vjeç, të cilët, për shkak të moshës së tyre, janë të njohur me problemet dhe shqetësimet e nxënësve të klasës së pestë.

Ata supozohet t'i mbrojnë ata nga rreziqet e internetit. Nismëtari i idesë, Burkhard Brerken, shpreson që ndalimi i mediave sociale të pritet mirë. "Shkollat ​​po merren me shumë më tepër me fëmijë dhe adoleshentë që vuajnë nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit. Është një fenomen që nuk ekzistonte në atë masë dhjetë vjet më parë, dhe tani ka arritur vërtet në të gjitha shkollat. Pandemia i ka përshpejtuar të gjitha këto, por problemi ekzistonte edhe më parë."/DW

klara ptak

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin