LIVE UPDATES
Bota

Procesi zgjedhor në Serbi/ DW: Në seancën e parë parlamentare priten protesta

Në Beograd janë dokumentuar sipas ankesës në Gjykatën Kushtetuese rreth 3000 incidente të tilla.

6 February 2024, 09:43 Nga N.F
Procesi zgjedhor në Serbi/ DW: Në seancën e parë
Foto ilustruese

SERBI- Shoqëruar nga akuza të opozitës dhe kritika ndërkombëtare për manipulimin e zgjedhjeve në Beograd mblidhet parlamenti i ri. Fjala është për votues, të cilët sipas akuzave, kanë qenë të regjistruar në adresa fiktive në qytete të ndryshme në Serbi për të votuar Partinë Progresive Serbe në vendet ku në fakt favorizohej opozita. Në Beograd janë dokumentuar sipas ankesës në Gjykatën Kushtetuese rreth 3000 incidente të tilla. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. "Edhe pa këtë zhvendosje të votuesve zgjedhjet në Serbi nuk kanë qenë të drejta dhe demokratike", thotë politologu Dushan Spasojeviç për DW.

"Zgjedhjet më të pastra"

Aleksandar Vuçiç qeveris prej dymbëdhjetë vitesh me dorë të hekurt, duke kontrolluar drejtësinë dhe mediat kryesore. Para zgjedhjeve ai shpërndau me bujari dhurata në para për pensionistët, studentët dhe nënat e reja. Përveç kësaj partia e tij ndan vende pune në sektorin publik sipas teserës të partisë, dhe siguron kështu mbështetjen e përkrahësve të tij. Disa anëtarë partie me ndikim, miq të Vuçiçit, dhe njerëz të biznesit, të afërt me të, janë pasuruar kështu prej vitesh.


Gjeopolitikisht presidenti serb luhatet vazhdimisht mes Rusisë dhe BE. Edhe me Kinën ai mban marrëdhënie të shkëlqyera dhe në televizionet serbe prezantohet si burrë i madh shteti. Kështu në zgjedhjet e dhjetorit ai mundi t'i sigurojë sërish partisë së tij shumicën absolute në parlament. Por në Beograd, në qendrën ekonomike të vendit, ku popullata urbane dhe e arsimuar më mirë është më fort kritike ndaj qeverisë, partisë së tij dhe partnerëve të saj shumëvjeçarë nga Partia Socialiste, i mungojnë edhe dy deputetë për të bërë shumicën në parlamentin e qytetit. Këto ka gjasë të vijnë nga një lëvizje e re e djathtë populiste.


Javët e fundit në rrugë dolën mijëra vetë për të protestuar kundër manipulimit të zgjedhjeve dhe për të kërkuar zgjedhje të reja. Por Vuçiçi duket se nuk tronditet aspak nga protestat. "Ankesa e opozitës në Gjykatën Kushtetuese dhe kritika ndërkombëtare për rezultatin e zgjedhjeve, janë dirigjuar nga perëndimi, për të destabilizuar Serbinë. Zgjedhjet e fundit kanë qenë më të pastrat, që kur në Serbi kemi sistemin shumëpartiak", deklaroi ai të premten (02.02.2024). Të gjithë në Evropë e dinë se nuk ka pasur manipulim zgjedhjesh".

Bojkotim i seancës së parlamentit?

Këtë të martë (06.02.) 250 deputetë mblidhen në seancën e parë parlamentare. Forca më e fuqishme opozitare, aleanca e gjerë proeuropiane "Serbia kundër Dhunës", që mbledh parti nga spektri i majtë dhe i gjelbër si dhe ai konservator dhe që ka më shumë se 65 mandate, bëri të ditur se dëshiron ta shfrytëzojë seancën e parë për protesta. Kritika e saj është se Partia Progresive në pushtet e ka thirrur seancën, përpara se Parlamenti Evropian të diskutojë sërish të enjtën (08.02.) për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi.

Edhe raporti i misionit vëzhgues të OSBE-së pritet me padurim. Në deklaratat e para të vëzhguesve të zgjedhjeve u vunë disa herë në pah raste manipulimi, blerjeje të votave dhe dominimit mediatik të zgjedhjeve nga Vuçiçi, gjë kjo e pakapërcyeshme për opozitën. Prandaj Partia Demokratike, ish-aleate në qeverisje, e cila bën pjesë në aleancën Serbia kundër Dhunës, dëshiron ta bojkotojë tërësisht seancën parlamentare.

"Prej javësh u bëjmë thirrje qytetarëve për protesta, kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese t'i anulojë zgjedhjet dhe nga BE të mos i pranojë rezultatet dhe që të na mbështesë për të organizuar zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme", thotë për DW, Zoran Lutovac, kryetar i Partisë Demokratike. "Pjesëmarrja në seancën e parë parlamentare do të dërgonte një mesazh të keq për të gjithë".

Kritikë edhe nga Gjermania

Që nga votimet në dhjetor disa vëzhgues zgjedhorë si dhe disa anëtarë të Parlamentit Evropian dhe të Bundestagut gjerman kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur.

Tre zëdhënës për politikën evropiane të partive pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës në Gjermani shprehën kritika të ashpra. Sidomos zgjedhjet për parlamentin e qytetit në Beograd janë manipuluar, aty ku opozita pro-evropiane kishte shanse reale për të fituar. "Ne dyshojmë, që rezultati korrespondon me vullnetin e vërtetë të votuesve", shkruanin Christian Petry (SPD), Chantal Kopf (Të Gjelbrit) dhe Thomas Hacker (FDP) në mesin e janarit.

Por Partia Progresive Serbe, SNS, ndoshta mund të presë mbështetjen, ose të paktën disa kritika më të moderuara nga radhët e familjes më të madhe partiake të Evropës, Partisë Popullore Evropiane. Sepse SNS është atje prej vitesh anëtare e asociuar. Mundësia që Parlamenti i BE mund të miratojë një rezolutë të ashpër të enjten nuk e shqetëson deputetin e SNS, Vladimir Gjukanoviç. "Të gjithë janë të mirëpritur të diskutojnë zgjedhjet tona, por populli foli në dhjetor dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, thotë ai për DW.

Sipas tij protestat e opozitës janë vetëm një justifikim për humbjen e re në zgjedhje” "Në këtë mënyrë ata shmangin nevojën për t'u shpjeguar votuesve të tyre, pse kanë bërë paraprakisht premtime krejtësisht joreale për fitore", thotë Gjukanoviç.

Vuçiçi shihet si "stabilokrat"

Për politologun Dushan Spasojeviç nuk është çudi, që SNS dëshiron t'i kthehet normalitetit. "Kështu reagojnë ata prej vitesh ndaj çdo kërkese të opozitës apo ndaj protestave në rrugë. Deri tani injorimi ka funksionuar mirë". Megjithëse presioni nga BE-ja mund të rritej, askush nuk pret që Brukseli apo Berlini të refuzojnë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve. Si i ashtuquajtur "stabilokrat" Vuçiç vazhdon të nevojitet në Ballkanin Perëndimor, dëgjohet shpesh të thuhet pas dyerve të mbyllura në qarqet diplomatike të BE-së.

BE-ja dëshiron të vazhdojë të punojë për afrimin mes Kosovës dhe Serbisë. Shumë në Bruksel e shohin ende Vuçiçin si faktor stabiliteti. Sepse në mes të krizës politike në vend ai aprovoi së fundmi rregulloren që automjetet me targa kosovare të mund të lëvizin tani lirshëm nëpër Serbi. Shumë e shohin këtë si një lëshim. Dhe megjithë kritikën nga brenda dhe jashtë vendit Partia Progresive e Vuçiçit shpreson se me shumicën komode mund të vazhdojë të qeverisë në Beograd pa u trazuar.

Marrë nga DW

serbi vucic parlament

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin