LIVE UPDATES
Bota

Prokurorët: Trump manipuloi të dhënat e biznesit për të ndikuar tek zgjedhjet. Ish-Presidenti: Akuzat, politike

Në reagimin e tij të parë pas njohjes me akuzat, ish-presidenti bëri kritika të ashpra, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.

5 April 2023, 22:39 Nga I.A
Prokurorët: Trump manipuloi të dhënat e biznesit për
Donald trump

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump u akuzua të martën për 34 akuza penale që lidhen me falsifikim të të dhënave të biznesit. Sipas prokurorëve, duke filluar nga gushti i vitit 2015, zoti Trump orkestroi një skemë të paligjshme, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, skemë që parashikonte, blerjen e informacione negative që lidheshin me të, për të mos lejuar publikimin e tyre, pasi mund t’i dëmtonin shanset për t’u zgjedhur. Zoti Trump u deklarua i pafajshëm para një gjykatësi në Nju Jork. Ai më pas bëri një dalje të publike, nga rezidenca e tij në Mar-A-Lago.

Në reagimin e tij të parë pas njohjes me akuzat, ish-presidenti bëri kritika të ashpra, duke i quajtur ato të motivuara politikisht. Në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida të martën në mbrëmje, ish-presidenti foli para mbështetësve, duke hedhur akuza të shumta, në një fjalim, që sipas vëzhguesve i ngjante një fjalimi elektoral. Ai ishte i ashpër me prokurorin Alvin Bragg, si dhe me gjykatësin e çështjes Juan Merchan edhe pse ishte paralajmëruar disa orë më pare në gjykatë që të mos përdorte një retorikë nxitëse. Ish-Presidenti këmbëngul se çështja ndaj tij është një sulm politik, që synon të dëmtoj ambiciet e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Kurrë nuk kam menduar se diçka e tillë do të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam kryer ka qënë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë. Që nga fillimi, demokratët e përgjuan ekipin tim elektoral. Ata më sulmuan me hetime të rreme për Rusinë dhe Ukrainën. Dështuan me gjyqet në Kongres për shkarkimin tim. Bastisën në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese rezidencën time në Mar-a-Lago”, tha ai.

Zoti Trump tha se demokratët i kanë shtuar përpjekjet duke ngritur akuza penale ndaj presidentit të 45 të Shteteve të Bashkuara.

“Kjo padi e rreme u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet. Sistemi ynë i drejtësisë nuk funksionin. Ata po e përdorin atë tani, përveç gjithçkaje tjetër, për të fituar zgjedhjet”.

Zoti Trump kryson në garën mes kandidatëve republikanë për zgjedhjet e vitit 2024. Ai sulmoi mbrëmë ashpër prokurorin dhe gjykatësin që po trajton çështjen e tij, pavarësisht se ishte këshilluar disa orë më parë që të mos përdorte retorikë nxitëse.

“Ja ku jemi tani. Kam një gjykatës që e urren Trump-in, me një grua që e urren Trump-in. Vajza e tyre ka punuar për zonjën Kamala Harris dhe tani paguhet nga fushata Biden-Harris”.

Shumica e republikanëve që po kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë ose që kanë në plan të shpallin kandidaturën, kanë shprehur mbështetje për zotin Trump, duke thënë se hetimet ndaj ish-presidentit janë të motivuara politikisht.

Akuzat janë bazuar në pagesën prej 130,000 dollarësh për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump. Pagesa u bë nga avokati i zotit Trump Michael Cohen, i cili ka thenë se çdo veprim e ka bërë i udhëzuar nga ish-presidenti. Si pjesë të skemës, prokurorët e Manhatanit përmenden edhe dy raste të tjera pagesash. Njëra prej 150,000 dollarësh, që David Pecker, një mik i zoti Trump dhe botuesi i revistës National Enquirer, i bëri ish-modeles së revistës “Playboy”, Karen McDougal, e cila gjithashtu pretendon se ka patur një marrëdhënie me zotin Trump në mesin e viteve 2000.

Po kështu zoti Pecker pagoi me 30 mijë dollarë, për portierin e kullës Trump, i cili pretendonte se zoti Trump kishte një fëmijë nga një lidhje jashtëmartesore. Një histori që më vonë rezultoi të ishte e pavërtetë, por që megjithatë zoti Cohen i kishte kërkuar zotit Pecker, që të mos e prishte marrëveshjen që garantonte heshtjen e tij mbi këtë rast të supozuar.

Prokurorët pretendojnë se nuk është një, por disa raste që provojnë se ish kandidati Trump, ka shpenzuar fonde për të ndikuar në procesin zgjedhor të 2016 e të gjitha këto u regjistruan në mënyrë të rreme si shpenzime ligjore, siç tha dje prokurori Bragg.

“Tridhjetë e katër deklarata të rreme të bëra për të mbuluar krime të tjera. Këto konsiderohen vepra penale të rënda në shtetin e Nju Jorkut, pavarësisht se kush i kryen ato”, tha prokurori Bragg.

Akuzat penale ndaj ish-presidentit u miratuan nga një juri e madhe. Ato u kritikuan menjëherë nga aleatët republikanë të zotit Trump. Disa ekspertë ligjorë kanë ngritur pikëpyetje rreth tyre, të tjerë e shohin si dëshmi të funksionimit të sistemit të drejtësisë.

“Çështja do të shqyrtohet bazuar në ligje dhe fakte. Dhe gjithashtu nuk mendoj se ajo do ta ndihmojë zotin Trump, në sytë e opinionit publik, sepse shumica e amerikanëve duan që procesi ligjor të funksionojë plotësisht dhe në mënyrë të drejtë, edhe kur bëhet fjalë për një ish-president”, thotë Paul Schiff Berman, profesor i të drejtës në Universitetin George Washington.

Mes atyre që u mblodhën jashtë gjykatës së Nju Jorkut të martën kishte mbështetës dhe kundështarë të zotit Trump.

“Ai është një mashtrues. Ai vazhdon ende të mashtrojë shumë njerëz, por jo njujorkezët. Shpresoj që ata të shohin rrugën e drejtë”, thotë Jennifer Fisher, kritike e zotit Trump.

Por mbështetësit e ish-presidentit mendojnë ndryshe.

“Unë mbështes presidentin tim, Donald Trump, presidentin më të madh në historinë amerikane, ndoshta udhëheqësin më të mirë që ka patur ndonjëherë planeti tokë”, thotë Dion Cini, mbështetës i zotit Trump.

Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump, është një risi për sistemin amerikan të drejtësisë, pasi është hera e parë që një ish president akuzohet sipas kodit penal. Rasti është i komplikuar edhe për vetë natyrën e akuzave, pasi ka mendime të ndryshme nga ekspertët se sa bindëse do të jenë provat e prokurorëve, pasi dëshmitari kyç, duket të jetë ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, vetë diskredituar si i pabesueshëm më parë dhe i dënuar në vitin 2018 për deklarata të rreme, ndonëse ai vetë thotë se ka ndryshuar dhe se po thotë tashmë vetëm të vërtetën. Seanca e ardhshme është lënë për në muajin dhjetor. Prokurorët kanë kërkuar fillimin e gjyqit në janar, por avokatët mbrojtës kanë kërkuar shtyrjen deri në pranverë.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin