LIVE UPDATES
Politike

Protesta e pedagogëve, PD mbështet kërkesat për rritjen e buxhetit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor

Në një deklaratë nga selia blu, Sula theksoi se shpopullimit  të vendit do t’i përgjigjemi me strategji arsimore që kthejnë shpresën dhe besimin se ky vend bëhet e se këtu ka vend për të gjithë.

23 February 2023, 17:05 Nga I.A
Protesta e pedagogëve, PD mbështet kërkesat për rritjen e
Lili Sula

TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Lili Sula ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj protestës së pedagogëve dhe kërkesave të tyre për rritjen e buxhetit të arsimit të lartë dhe kërkim shkencor. Në një deklaratë nga selia blu, Sula theksoi se shpopullimit  të vendit do t’i përgjigjemi me strategji arsimore që kthejnë shpresën dhe besimin se ky vend bëhet e se këtu ka vend për të gjithë. Po ashtu ajo ka shtuar se keqtrajtimit të figurës së stafeve akademike e administrative do t’i përgjigjemi me kthimin e dinjitetit të tyre profesional si ajo pjesë elitare e shoqërisë që formon profesionistë e intelektualë.

Deklarata e Sulës:

Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje protestën e pedagogëve të stafit ndihmës-akademik dhe administrativ dhe i vlerëson të drejta dhe tërësisht të realizueshme kërkesat e tyre. Mbështesim plotësisht kërkesën e pedagogëve që për një periudhë 10 vjeçare qeveria të garantojë financiarisht tarifën e plotë të studimeve të larta. Në këtë krizë të thellë ekzistenciale që po kalon bota universitare, ku shumica e auditorëve janë bosh, ndërkohë që pjesa tjetër përballet me ulje të shpejtë të numrit të studentëve, financimi i tarifës së studimeve të larta është i domosdoshëm. Në këtë periudhë të gjatë 10 –vjeçare të dramës së rëndë historike kombëtare, të shpopullimit masiv të vendit prej të rinjve, të këtij emigrimi të pashoq të brezit të ri - energjisë më ripërtëritëse të kombit që po e investon ardhmërinë dhe dijen në vende të tjera - financimi i plotë i tarifës për studime të larta është detyrimi ynë. Partia Demokratike u zotohet të gjithë studentëve, nxënësve e prindërve të tyre, të cilët për shkak të krizës së thellë ekonomike e kanë gjithnjë e më të pamundur përballimin studimeve të fëmijëve, se tarifat e studimeve të larta do të jenë 1 euro për një vit akademik, 5 euro për cikilin Bachelor bashkë me atë Master.

Arsimi është investim shtetëror që ia ruan rrënjët kombit, përkundrejt strategjisë së sotme të kësaj qeverie që synon ta zhbëjë atë, ndaj Partia Demokratike premton se me ardhjen në pushtet do të marrë përsipër koston financiare të studimeve të larta për çdo student. Partia Demokratike mbështet të gjitha kërkesat e pedagogëve për rritjen e buxhetit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, mbështet kundërshtimin e vkm 741 që i transformon universitetet në fondacione ose OJQ, rishikimin e vkm 112 që diskriminon pedagogun dhe e vendos atë në kushte të përmbushjes së kërkesave, ndërkohë që qeveria nuk ia ka siguruar paraprakisht ato; dëmshmërinë në punë; rritjen e pagës së tyre si kolegët në Kosovë, transparencën financiare, e cila mungon në universitete. Shprehim mbështetje të plotë për lëvizjen e pedagogëve për të trajtuar  botën universitare si vendet e rajonit. Shpopullimit  të vendit do t’i përgjigjemi me strategji arsimore që kthejnë shpresën dhe besimin se ky vend bëhet e se këtu ka vend për të gjithë, keqtrajtimit të figurës së stafeve akademike e administrative do t’i ballëvemë kthimin e dinjitetit të tyre profesional si ajo pjesë elitare e shoqërisë që formon profesionistë e intelektualë e njëherësh  artikulon ide e qëndrime që emancipojnë vendin.

lili sula protesta e pedagogeve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin