5 January 2023, 15:52
Nga I.A
Aryeh Deri
JERUSALEM- Në Jeruzalem u zhvilluan protesta kundër emërimit të një zyrtari me të kaluar kriminale, në postin e ministrit të ri të shëndetësisë. Aryeh Deri, drejtues i lëvizjes Shas në Izrael është dënuar më parë për evazion fiskal. Ndërkohë qeveria e kryeministrit Netanyahu parashtroi një plan për reformimin e sistemit të drejtësisë, që synon të dobësojë kompetencat e gjyqësorit.
Qindra izraelitë bllokuan rrugën kryesore pranë Gjykatës së Lartë në Jerusalem të enjten duke protestuar kundër emërimit të politikanit Aryeh Deri në postin e ministrit të shëndetësisë.
Aryeh Deri u shpall fajtor për mashtrim tatimor vitin e kaluar dhe më parë ka vuajtur dënim me burg për marrje ryshfeti.
"Po protestojmë kundër korrupsionit të qeverisë izraelite. Ne nuk pajtohemi që një kriminel të emërohet ministër vetëm pasi ai nënshkroi një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Ai supozohej të mos shërbente në asnjë post publik dhe ende është aty. Ne po luftojmë gjithashtu kundër të gjitha ligjeve të reja që do të miratohen dhe në fakt minojnë gjithë demokracinë që gëzojmë sot dhe dobësojnë Gjykatën e Lartë", thotë Amir Schnabel, protestues nga Tel Avivi.
Një ditë më parë, ministri i drejtësisë në qeverinë Netanyahu parashtroi planet për reformimin e sistemit gjyqësor që synon të dobësojë Gjykatën e Lartë duke i dhënë parlamentit më shumë pushtet për të rrëzuar vendimet e gjyqësorit.
Ministri i Drejtësisë Yariv Levin prezantoi një sërë ndryshimesh gjithëpërfshirëse që synojnë kufizimin e kompetencave të gjyqësorit, duke përfshirë lejimin e ligjvënësve për të miratuar ligje që Gjykata e Lartë i ka rrëzuar ose i ka konsideruar jokushtetuese.
Kritikët thonë se plani i shpallur të mërkurën do të minojë demokracinë e Izraelit duke i dhënë pushtet absolut koalicionit më të djathtë në historinë e vendit.
"Demokracia izraelite është në rrezik për shkak të mënyrës me të cilën qeveria po vendos tani politikat e saj në lidhje me të drejtat e njeriut, në lidhje me degën e gjyqësorit. Në fakt, qeveria izraelite deklaroi dje se do të shfuqizojë pjesën më të madhe të strukturës së drejtësisë dhe në këtë mënyrë do të kemi një tirani”, thotë një nga protestuesit.
Ministri Levin parashtroi një ligj që do të fuqizonte parlamentin me 120 vende, të anulonte vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Kryeminisgtri Netanyahu, i cili është në gjyq nën akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon, tha të mërkurën se reformat do të "mbronin ekuilibrin e duhur midis tre degëve të qeverisë".
Marrë nga VOA
aryeh deri
Bota
5 January 2023, 15:50
I.A
Itamar Ben-Gvir
JERUSALEM- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) caktoi një takim urgjent për të enjten me kërke...
Bota
5 January 2023, 15:33
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Me nisjen e vitit, ju sjellim një përmbledhje globale nga The Economist Intelligence Unit me “Dhjetë tend...
Bota
5 January 2023, 15:20
I.A
Qassem Soleimani
IRAN- Një protestues i vë zjarrin një posteri të ish-shefit të Forcës Quds të IRGC Qassem Soleimani. Nj...
Bota
5 January 2023, 15:00
A.B
Babis Anagnostopoulos dhe Caroline
GREQI- Pas zbulimit se Babis Anagnostopoulos ishte i përfshirë në një bandë drog...
Bota
5 January 2023, 14:46
I.A
Foto ilustruese
GREQI- Një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare është ngacmuar nga një mjet lundrues turk në det gj...
Bota
5 January 2023, 14:33
A.B
Princi dhe Camilla
BRITANI E MADHE- Princ Harry pretendon se ai dhe Uilliam iu lutën Mbretit Charls të mos martohej me Camilla-n nga frika s...
Bota
5 January 2023, 14:14
I.A
Bradley
SHBA- Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë dërgimin e automjeteve të blinduara luftarake Bradley në Ukrainë Presidenti...
Bota
5 January 2023, 14:06
A.B
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, 50.000 punëtorët në BE do marrin nj...
Bota
5 January 2023, 13:54
a.l.
Turqi
TURQI- Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Izmir në Turqi. Mediat e huaja raportojnë&nbs...
Bota
5 January 2023, 13:59
I.A
Patriarku Porfirije
KOSOVË- Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i është lejuar që të zhvillojë vizit&e...