LIVE UPDATES
Bota

Protestat në Serbi/ Analiza e DW: Pranimi i dhunës bllokon demokratizimin

Reformat shumë të nevojshme nuk po nisin në Ballkanin Perëndimor. Një arsye mund të jetë bindja e përhapur se dhuna është një mjet legjitim për zgjidhjen e konflikteve, si në jetën publike ashtu edhe në atë private.

29 November 2025, 16:08 Nga I.A

Protestat në Serbi/ Analiza e DW: Pranimi i dhunës bllokon

Dhuna është një fenomen që ndodh në shumë vende të botës. Megjithatë në Serbi ajo tolerohet dhe madje inkurajohet nga nivelet më të larta të qeverisjes. Për më tepër, dhuna përdoret nga klasa politike si një mjet për të ruajtur pushtetin.

Në Serbi dhe në vendet e tjera të Evropës Juglindore, zhvillimi i formave demokratike të qeverisjes - parlamentarizmi, ndarja e pushteteve, liria e shprehjes dhe e medias, dhe e drejta për të demonstruar - pengohet që në fillim nga dhuna si një mjet i pranuar për zgjidhjen e konflikteve.

Të shtënat masive të përsëritura po ndodhin në Serbi dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor - siç ishte ajo në maj 2023 në shkollën fillore Ribnikar në Beograd. Një nxënës 13-vjeçar qëlloi dhe vrau nëntë fëmijë dhe një roje sigurie me dy pistoleta që i përkisnin babait të tij.

Një ditë më vonë, një burrë 21-vjeçar qëlloi dhe vrau nëntë fëmijë dhe plagosi 13 të tjerë pranë Mladenovcit, në Serbi. Në fillim të janarit 2025, një burrë 41-vjeçar qëlloi dhe vrau dymbëdhjetë persona në qytetin malazez të Cetinjes.

Dhuna në sferën private

Sulmet fizike nga burrat kundër grave ose partnereve të tyre janë veçanërisht shqetësuese brenda familjeve. Sipas Komisioneres për Mundësi të Barabarta, Brankica Jankoviq, 430 gra janë vrarë në Serbi në 14 vitet e fundit. Ideja se gratë janë pronë e burrave është ende e përhapur. Situata në vendet fqinje nuk është shumë më e mirë.

Në fund të vitit 2023, Ministria e Kulturës në Serbi publikoi një anketë që tregonte se 85 përqind e qytetarëve e konsiderojnë dhunën ndaj grave një çështje private në të cilën nuk duhet ndërhyrë.

Në këtë sfond, aktualisht ka një debat të nxehtë në Bosnjë-Hercegovinën fqinje rreth asaj pse askush nuk e vuri re një femicid në zemër të Mostarit - edhe pse viktima kishte vrapuar duke bërtitur nëpër rrugët e qytetit për t'i shpëtuar ish-partnerit të saj para sulmit.

Shpërthime të tilla dhune nuk do të ishin të mundura nëse më pak armë do të qarkullonin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, armë që e kanë origjinën gjatë luftërave që shpërbënë Jugosllavinë (1991-1999). Zyrtarisht ka 770.000 armë të regjistruara, por jozyrtarisht vlerësohet se ka deri në dy milionë.

Dhuna në hapësirat publike

Dhuna nuk është e pazakontë në parlamentet serbe, malazeze dhe të Kosovës. Por sulmet fizike nga anëtarët e parlamentit kundër përfaqësuesve të opozitës janë gjithashtu të zakonshme në këshillat komunale të qyteteve si Sjenica, Kraljevë, Çacak dhe Kula në Serbi, në këshillat e qyteteve të Bileçit dhe Pljevljës në Mal të Zi, dhe në organet përfaqësuese të Prnjavorit, Foçës dhe Sarajevës në Bosnjë.

Një tjetër kapitull i errët në jetën publike është dhuna kundër gjyqësorit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq rregullisht i fajëson publikisht gjyqtarët dhe prokurorët për mosshkrimin e aktakuzave dhe vendimeve në përputhje me dëshirat e tij. Marsin e kaluar, mbi 600 gjyqtarë dhe prokurorë u ankuan me hidhërim për Presidentin në një letër të hapur. Ata e akuzuan atë për "skllavërimin" dhe "poshtërimin" e gjyqësorit. Ata argumentuan se po bëhej gjithçka për ta sjellë atë në vijë, duke shkelur kështu parimet demokratike të shtetit.

Mediat si megafonë të sunduesve
Mediat në Serbi janë një nga burimet më të rëndësishme të urrejtjes, diskriminimit dhe shpifjes. Censura dhe centralizimi i tyre i bëjnë ato një mjet propagande dhe zëdhënës për Vuçiqin. Kreu i shtetit ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi pothuajse të gjitha mediat - qofshin ato të shtypura, televizive apo digjitale.

Mediat e kontrolluara, me dezinformimin e tyre, kanë krijuar një botë virtuale për qytetarët që nuk ka të bëjë fare me realitetin. Agresioni, gjuha e urrejtjes, sensacionalizmi dhe historitë e sajuara janë të zakonshme. Çdo gjë i nënshtrohet qëllimit të mbajtjes së elitës sunduese në pushtetdhe diskreditimit të kundërshtarëve të tyre.

Presidenti Vuçiç si gjenerator dhe përfitues i dhunës

Gjeneratori dhe përfituesi kryesor i dhunës në Serbi është kreu i shtetit. Ngjashëm me vitet e kaluara, ai u shfaq në televizion gati 350 herë deri në mesin e nëntorit 2025 - ndoshta një rekord botëror!

Është gjithashtu ndoshta unike në të gjithë botën që Vuçiq nuk lejon kurrë partnerë diskutimi. Ai i bën vetë pyetjet, në mënyrë që t'u përgjigjet edhe atyre. Deklaratat kryesore janë paralajmërime nga armiq të supozuar: kroatë, boshnjakë, shqiptarë, BE, SHBA, Këshilli i Evropës, OKB, ose individë si George Soros ose familja Rockefeller, kundër të cilëve ai "mbron" qytetarët.

Shumë ekspertë serbë, si psikologët Zarko Trebjeshanin dhe Mila Jovanoviq, e kritikojnë gjuhën e Vuçiit si "zhargon rruge". Ai i etiketon kundërshtarët e tij si përbindësha, shkaba, hiena ose tradhtarë. Për të, avokatët janë llum, profesorët dembelë dhe anëtarët e opozitës kriminelë, fashistë ose mercenarë të huaj.

Ky fjalor konfrontues dhe vulgar tani po ka një efekt toksik edhe mbi të rinjtë e vendit. Së fundmi, me praninë e tij të tepruar në median e shkruar dhe dijgitale, Vuçiq paraqet përhapjen e frikës dhe kërcënimet si metodat e tij të kontrollit.

Dhe kështu mbyllet rrethi: Përhapja e dhunës nga politikanët e lartë në sferën publike çon në pranimin e dhunës edhe në jetën private. Sulmet fizike, kërcënimet e hapura me vdekje dhe mbështetja për drejtësinë e turmës janë bërë të përditshme, si në sferën private ashtu dhe atë publike.

Dhuna në protesta

Ky bashkëveprim zmadhohet, sikur nën një xham zmadhues, në protestat e vazhdueshme kundër sistemit qeverisës nën udhëheqjen e vetme të Vuçiqit. Janë dokumentuar raste të panumërta të dhunës së tepruar të kryer nga policia, huliganët dhe banditët e drejtuar nga kreu i shtetit.

Nga ana tjetër, Vuçiq i jep udhëzime gjyqësorit që të arrestojë dhe ndëshkojë kritikët dhe demonstruesit me pretekste të dobëta. Ai vetë, megjithatë, fal shkelësit e dhunshëm që vepruan në interes të tij, por megjithatë u dënuan nga një ose një tjetër gjyqtar "i padisiplinuar"./DW

protestat ne serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin