LIVE UPDATES
Bota

Pse BE-ja nuk i sanksionon politikanët e korruptuar?

Kur u bë i ditur ky propozim në maj 2023, shpresat ishin të mëdha se BE-ja do të kishte diçka të ngjashme si të ashtuquajturat “sanksionet Magnitsky”, të cilat zbatohen tashmë në Kanada, në Britani të Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara. Masa të tilla ua mundësojnë vendeve t’i vënë në shënjestër biznesmenët e korruptuar dhe zyrtarët e kompromentuar.

23 April 2024, 07:46 Nga N.F
Pse BE-ja nuk i sanksionon politikanët e korruptuar?
Foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evropian (BE) duhet të vendosë sanksione ndaj njerëzve dhe entiteteve të shpallur fajtorë për korrupsion të rëndë. Por, shumë pak është bërë në këtë drejtim. Kur u bë i ditur ky propozim në maj 2023, shpresat ishin të mëdha se BE-ja do të kishte diçka të ngjashme si të ashtuquajturat “sanksionet Magnitsky”, të cilat zbatohen tashmë në Kanada, në Britani të Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara. Masa të tilla ua mundësojnë vendeve t’i vënë në shënjestër biznesmenët e korruptuar dhe zyrtarët e kompromentuar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e kishte dalë me këtë ide gjatë një fjalimi në vjeshtën e vitit 2022, nuk ka folur shumë për këtë çështje në muajt e fundit. Megjithatë, arsyeja kryesore pse ka ngecur ky propozim – siç ndodh zakonisht shumë shpesh kur bëhet fjalë për sanksionet e bllokut – është për fajin e vet shteteve anëtare dhe për shkak të nevojës për të gjetur konsensus.

Kur BE-ja e miratoi regjimin e ri të sanksioneve më 2020 kundër abuzimit me të drejtat e njeriut në gjithë botën, korrupsioni ishte hequr si shkelje e sanksionueshme. Hungaria kishte thënë se nuk do ta mbështeste propozimin, nëse në të përfshiheshin referencat për korrupsionin, ndërsa vendet e tjera anëtare, posaçërisht Luksemburgu dhe ato të Evropës jugore, shprehën ngurrimin e tyre gjithashtu.

Kjo çështje është zvarritur nëpër grupe të ndryshme punuese të nivele më të ulëta diplomatike prej se Komisioni Evropian – grupi ekzekutiv i BE-së – e paraqiti projektligjin gati një vjet më parë në Këshillin e Bashkimit Evropian, i cili i përcakton prioritetet dhe drejtimet politike të bllokut.

Suedia, e cila kryesoi Këshillin kur Komisioni Evropian njoftoi për propozimin e tij, kishte vetëm disa javë të mbetura në kryesimin e saj dhe vendosi të mos merrej fare me këtë çështje. Spanja, e cila nuk ishte shumë e kënaqur me propozimin, gjithashtu vendosi të mos e fuste fare në agjendë gjatë kryesimit të saj në pjesën e dytë të vitit.

Belgjika, e cila po e kryeson tani presidencën e Këshillit, mbase do të veprojë njëjtë. Zyrtarët belgë kanë lënë të kuptohet se nuk ka mundësi që kjo çështje të çohet përpara kur nuk ka konsensus në mesin e vendeve anëtare.

Duke qenë se BE-ja po përgatitet për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, ky propozim do të harrohet edhe më shumë. Ka shumë shqetësime legjitime për bërjen e korrupsionit shkelje të sanksionueshme. Disa politikanë evropianë janë të shqetësuar se do të përdoreshin masa të brendshme kufizuese për t’i ndëshkuar kundërshtarët politikë.

Pastaj ka shqetësime se sa larg do të mundë të shkonte Brukseli kur bëhet fjalë për ndërhyrjen në çështjet që shihen kryesisht si të brendshme në vendet e treta. Disa diplomatë të cilët kanë folur për Radion Evropa e Lirë theksojnë se sanksionet të cilat i vendos BE-ja nuk kanë të bëjnë me ato që mund të përshkruhet si “krime ekonomike”, por më shumë me shkeljen “klasike” të detyrës.

Për shembull, mbështetja e vazhdueshme e minimit të integritetit territorial të një vendi ka bërë që të ketë ngrirje të aseteve dhe regjim vizash, kryesisht kundër shtetasve rusë në vitet e fundit, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska më 2022. Rastet e tjera përfshijnë vrasjet, torturën dhe keqtrajtimin, të cilat janë të përfshira në regjimin e sanksioneve të BE-së për shkeljen e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Ka edhe një pengesë tjetër: nevoja për ta gjetur dëshmi të mjaftueshme dhe besueshme për të vendosur sanksione. Brukseli mund t’i vërë në shënjestër njerëzit dhe kompanitë vetëm përmes informatave publikisht të qasshme, dhe, natyrisht, korrupsioni është punë tejet e errët.

BE-ja nuk ka pasur mjaftueshëm fat me mbase regjimin e sanksioneve më të mëdha në lidhje me korrupsionin deri tani: vendimi i vitit 2014 për të vendosur masa ndëshkuese kundër ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe kundër 17 bashkëpunëtorët të tij më të afërt, për “përvetësimin e fondeve shtetërore të Ukrainës”.

Dhjetë vjet më vonë, vetëm tre njerëz kanë mbetur në listën e zezë, pasi të tjerët ia dolën të hiqen nga lista përmes Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GjED). Zyrtarët e Brukselin e kanë pranuar tashmë – njëlloj sikurse gjykatësit e GjED – se shumica e provave që i kishin në atë kohë nuk ishin bindëse dhe se sanksionet ndaj tyre ishin vendosur me ngutësi.

Telashet e BE-së me GjED-në u vunë në pah edhe më shumë së fundmi, kur disa qytetarë rusë, të cilët ishin sanksionuar për shkak të luftës në Ukrainë, ia dolën të fitojnë ndaj saj në gjykatën me bazë në Luksemburg.

Pikërisht këtu diplomatët që janë për sanksione kundër korrupsionit e kanë njërin prej argumenteve të tyre më të fuqishme. Siç kanë dëshmuar vendimet ligjore, nganjëherë është e vështirë t’i dëshmosh lidhjet me luftën ruse. Nëse korrupsioni do të ishte shkelje e sanksionueshme së bashku me shkeljet e tjera, më gjasë do të kishte pasur më shumë prova dhe mundësi më të madhe për t’i mbajtur individët në listën e të sanksionuarve.

Ata që janë për sanksione kundër korrupsion thonë se do të ndihmonte krijimi i një grupi punuese për këtë çështje brenda Këshillit të Bashkimit Evropian, ku ministrat nga vendet anëtare takohen për të diskutuar, ndryshuar dhe miratuar ligjet.

Propozimi i tanishëm i Komisionit Evropian, i parë nga Radio Evropa e Lirë, është goxha i kufizuar në fushëveprim, gjë që në fakt mund t’i ndihmojë. Sipas propozimit, në shënjestër do të jenë tri kategori: ryshfeti aktiv, që nënkupton “premtimi, ofrimi apo dhënia e një mundësi të paligjshme një zyrtari publik, direkt apo indirekt, për vetë zyrtarin apo zyrtaren, apo për një person apo entitet tjetër”; ryshfeti pasiv, që nënkupton pranimi nga një zyrtar publik i një oferte të tillë; dhe përvetësimi dhe shpërdorimi i pronës nga një zyrtar.

Marrë nga REL

be saksionet politikanet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin