LIVE UPDATES
Bota

Pse është zemëruar Kina pas raportit të OKB-së për Ksinjiangun?

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë se hetimi njëvjeçar ka gjetur se shumica e grupeve myslimane janë subjekte të internimeve masive, punës së detyrueshme, abuzimeve seksuale dhe torturës. R

3 September 2022, 08:53 Nga e.k
Pse është zemëruar Kina pas raportit të OKB-së për
Patrullat kineze në rrugët e qytetit Urumqi të provincës Ksinjiang

KINË- Kina është përgjigjur me zemërim ndaj një raporti të Kombeve të Bashkuara, në të cilin përmenden dyshimet për abuzime me të drejta të njeriut në rajonin e Ksinjiangut, me popullsi ujgure dhe minoritete tjera myslimane.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë se hetimi njëvjeçar ka gjetur se shumica e grupeve myslimane janë subjekte të internimeve masive, punës së detyrueshme, abuzimeve seksuale dhe torturës. Raportimi është publikuar pavarësisht përpjekjeve kineze për ta vonuar apo bllokuar atë. Gjetjet e raportit mund të vërtetojnë pretendimet që mbi 1 milion anëtarë të minoritetit ujgur janë duke u dërguar me dhunë nëpër qendra që pretendohet se janë krijuar për qëllime trajnimi.

Personat që janë mbajtur aty, familjarët e tyre dhe grupet vëzhguese, i përshkruajnë këto qendra si të stilit të burgjeve, pasi të ndaluarve aty u kërkohet të kritikojnë Islamin dhe kulturën e tyre tradicionale, si dhe u kërkohet të betohen për besnikëri ndaj Partisë Komuniste.

Këto kampe janë pjesë e një fushate të gjerë të shtypjes në Ksinjiang, që përfshin sterilizime të dhunshme të grave, punë të detyrueshme, shkatërrim të xhamive dhe objekteve tjera fetare, ndarjen e fëmijëve myslimanë nga familjet e tyre, si dhe ngacmimet ndaj anëtarëve të familjes që jetojnë jashtë shtetit.

Ku është Ksinjiangu dhe pse është i rëndësishëm për Kinën?
Ksinjiangu është rajon i madh, por i populluar pak. Në të gjenden male, pyje dhe shkretëtira. Ky rajon gjendet në kufi me Rusinë, Pakistanin dhe disa vende të Azisë Qendrore. Rruga e lashtë e Mëndafshit ka kaluar nëpër të dhe shumë shtete e perandori kineze i kanë kontrolluar qytetet dhe oazat e saj përgjatë shekujve. Më vonë, më 1949, Partia Komuniste e ka marrë kontrollin e plotë të këtij rajoni, pas një fitoreje në luftën civile kineze.

Rajoni i Ksinjiangut ka burime natyrore, duke përfshirë naftën, gazin dhe minerale të rralla tokësore. Megjithatë, vlera më e madhe e rajonit mund të jetë e lidhur me mundësinë e Kinës për të shtrirë ndikimin drejt Perëndimit. Ndonëse Kina dhe Rusia së fundi janë të një linje për shumë çështje të politikës së jashtme, Ksinjangu ka qenë në linjë të frontit në kohën e rivalitetit mes dy shteteve gjatë Luftës së Ftohtë.

Çfarë ka nxitur Kinën që të shtypë këtë minoritet?
Ujgurët e Ksinjangut, bashkë me kazakët dhe kirgizët, janë kryesisht myslimanë, të cilët kultura, feja dhe gjuha i ndan nga grupi etnik kinez, Han.

Shtypja nën regjimin komunist, sidomos gjatë Revolucionit Kulturor të viteve 1966-1976, ka ngjallur në Ksinjiang armiqësi të thella ndaj Qeverisë, dhe kjo ndjesi është rritur edhe më shumë nga migrimi i pjesëtarëve të grupit etnik Han në rajon, dhe dominimit të tyre në jetën politike dhe ekonomike.

Ujgurët kanë krijuar dy qeveri të pavarura për kohë të shkurtër në Ksinjiang, para se Partia Komuniste të merrte kontrollin e plotë. Disa protesta kanë nisur më 1990, mirëpo nuk kanë qenë aq të mëdha sa trazirat e vitit 2009 në kryeqytetin rajonal, Urumqi, si pasojë e të cilave kanë vdekur rreth 200 njerëz. Dhuna në rritje në Ksinjiang, e cila është zgjeruar ndërkohë, ka shtyrë liderin kinez, Xi Jinping të urdhërojë më 2014 një shtypje masive ndaj komunitetit.

Çfarë baze kanë akuzat e OKB-së?
Me bekimin e liderit Xi, lideri i linjës së ashpër në Ksiniang, Chen Quanguo – i cili ka marrë pozitën më 2016 ka nisur të dërgojë ujgurët dhe të tjerët në kampe të fortifikuara, pa u bazuar në ndonjë proces ligjor. Ende mbetet e paqartë se në bazë të cilave kritere është vendosur që një person të dërgohet në ato që autoritetet i konsiderojnë kampe për trajnime dhe deradikalizim. Kampet është thënë se janë të mbingarkuara dhe aspak higjienike. Ata që refuzojnë kritikën ndaj fesë dhe kulturës, përballen me ndëshkime të ashpra.

Ndonëse Kina ka thënë se ka mbyllur kampet, shumë personave u janë dhënë dënime të gjata me burgim.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera, i kanë konsideruar politikat e Kinës kundër minoriteteve në Ksinjiang si “gjenocid”.

Si është përgjigjur Kina?
Kina e ka mohuar gjithmonë se shënjestron ujgurët dhe të tjerët mbi baza të fesë dhe kulturës, andaj akuzat i ka konsideruar gënjeshtra të Perëndimit. Sipas saj, kampet kanë pasur qëllim luftimin e separatizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, dhe se pjesëmarrja në kampe ka qenë vullnetare. Megjithatë, dokumentet e brendshme kineze, që kanë qarkulluar nëpër media, e kanë vërtetuar të kundërtën.

Për të vërtetuar pretendimet e veta, autoritetet kineze kanë përmendur vizitat e realizuara nga gazetarët dhe diplomatët në këtë rajon. Disa vëzhgues kanë thënë se vala në rritje e kritikave mund të ketë shtyrë Kinën që të mbyllë këto kampe më herët sesa ka planifikuar, për të ruajtur reputacionin te kombet myslimane dhe bota në zhvillim. Si reagim ndaj raportit të OKB-së, misioni diplomatik i Kinës në Gjenevë, ka thënë se kundërshton ashpër gjetjet, të cilat injorojnë të arriturat në fushën e të drejtave të njeriut në Ksinjiang dhe dëmet e shkaktuara në popullsi, si pasojë e terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Duke u bazuar në dezinformata dhe gënjeshtra të fabrikuara nga forcat kundër Kinës, të ashtuquajturat ‘vlerësime”, shtrembërojnë ligjet e Kinës, shpifin pa qëllim ndaj Kinës dhe ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës”, është thënë në një pjesë të reagimit.

Cili do të jetë rezultati për Kinën?
Liderët autoritarë të Kinës kanë sfiduar kritikat ndaj politikave në Ksinjiang, mirëpo kanë qenë të pasuksesshëm në pengimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj zyrtarëve që kanë qenë të përfshirë si dhe në luftim të ndalesave ndaj pambukut dhe produkteve tjera të rajonit.

Publikimi i raportit vjen pavarësisht ndikimit të Kinës në Kombet e Bashkuara dhe fushatës kundër kritikëve në komunitetin që lufton për të drejta të njeriut. Kina vazhdon të deklarohet se politikat e saj kanë pasur efekt dhe se duhet të vazhdojnë, pavarësisht kostove për reputacionin e saj ndërkombëtar. Të enjten, Ministria e Jashtme kineze, ka thënë se raporti i OKB-së është “orkestruar dhe prodhuar nga Shtetet e Bashkuara dhe disa forca perëndimore, andaj është plotësisht joligjor dhe i pavlefshëm”.

“Është një grumbull informacioni i rremë, që shërben si mjet politik për SHBA-në dhe shtetet tjera perëndimore, me qëllim të përdorimit të Ksinjiangut për ta ndalur hovin e Kinës”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

Marrë nga REL

kine okb

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin