LIVE UPDATES
Bota

Pse gratë jetojnë më gjatë se burrat?

Mesatarisht, meshkujt jetojnë disa vite më pak se femrat. Nuk dihet pse. A e shkurton jetën kromozomi Y "mashkull"?

6 February 2023, 08:04 Nga A.B

Pse gratë jetojnë më gjatë se burrat?

Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për burrat dhe gratë është rritur në mënyrë konstante gjatë dekadave të fundit, por një ndryshim mbetet - burrat ende vdesin mesatarisht rreth pesë vjet më herët se gratë. Dukuria është e ngjashme në të gjithë botën. Një arsye e mundshme për këtë mund të jetë kromozomi Y.

Të ashtuquajturat kromozome X dhe kromozomet Y janë pjesë e informacionit gjenetik në qelizat e trupit tonë. Gratë zakonisht kanë dy kromozome X në qelizat e tyre, ndërsa burrat kanë një X dhe një Y. Kromozomi "mashkull" është dukshëm më i vogël dhe siguron zhvillimin e karakteristikave seksuale mashkullore në embrion.

Megjithatë, me plakjen, gjatë ndarjes së qelizave, kromozomet individuale Y mund të zhduken. Kjo ka kohë që dihet në qarqet profesionale. Ky mutacion nuk është krejtësisht i padëmshëm, shpjegon kardiologu Andreas Zeier, i cili hulumton këtë temë në Spitalin e Universitetit në Frankfurt: "Në dy-tre vitet e fundit janë bërë studime që kanë treguar se humbja e këtij kromozomi shkakton sëmundje kardiovaskulare, Alzheimer, sëmundje të ndryshme, diabetin etj. Edhe sëmundja klasike e degjenerimit makular të lidhur me moshën, pra një humbje e lehtë e shikimit, shkaktohet prej humbjes. Dhe pas kësaj, lind pyetja: si është e mundur kjo?

Stresi edhe në shtrat

Humbja e kromozomit Y ndodh kryesisht në qelizat e formimit të gjakut, të cilat prodhojnë miliarda qeliza gjaku në palcën e eshtrave çdo ditë, shpjegon Zeier. Nëse një qelizë e tillë burimore e gjakut humbet kromozomin e saj Y, jo të gjithë pasardhësit e saj do ta kenë atë dhe shpesh qeliza të tilla prodhojnë edhe më shumë qeliza të reja gjaku se të tjerat.

Sipas shkencëtarëve gjermanë, rreth 40 për qind e meshkujve mbi 70 vjeç janë të prekur nga ky mutacion, ndërsa është prekur edhe rreth pesë për qind e 45-vjeçarëve. Megjithatë, jo të gjitha qelizat burimore të gjakut humbasin kromozomin Y – në vend të kësaj, krijohet një i ashtuquajtur mozaik qelizash me forma të ndryshme informacioni gjenetik.

Harmonia e zgjat jetën
Ekipi hulumtues i udhëhequr nga ky kardiolog tani dëshiron të zbulojë se cilat ndryshime në këto qeliza janë rezultat i mungesës së kromozomit Y. Sepse ndezja ose fikja e gjeneve mund të shkaktojë procese patologjike në trup. Shkencëtarët ekzaminojnë rregullisht mostrat e gjakut nga pacientët e moshuar meshkuj me probleme të zemrës dhe kërkojnë qeliza pa një kromozom Y.

Është treguar se qelizat e gjakut pa një kromozom Y janë dukshëm më të shpeshta tek meshkujt me sëmundje të zemrës sesa tek meshkujt e shëndetshëm.

Ndryshimet e organeve

Në eksperimentet e kafshëve, një grup kërkimor në SHBA tashmë ka arritur të demonstrojë rolin e rëndësishëm të kromozomit Y për shëndetin. Qelizat e gjakut pa të tek kafshët shkaktuan procese inflamatore - jo vetëm në zemër, por edhe në mushkëri dhe veshka.

Rezultati është: indi shndërrohet në të ashtuquajturën fibrozë, ind që trashet dhe ngurtësohet si një plagë. Plagët e tilla e bëjnë zemrën më të ngurtë dhe më pak të aftë për të pompuar, thotë Zeier. Ende nuk është sqaruar përfundimisht nëse ky zbulim vlen edhe për njerëzit.

Jeta e përbashkët

Por qelizat nga pacientët në Spitalin Universitar në Frankfurt prodhuan gjithashtu më shumë substanca që shkaktojnë inflamacion: "Prandaj ne besojmë se rezultatet e hulumtimit të miut mund të aplikohen edhe te njerëzit".

Akoma pa terapi

Nuk ka terapi për pasojat e mungesës së kromozomit Y. Gjithashtu nuk dihet nëse humbja e kromozomit Y mund të parandalohet.

Por ka disa zakone të jetesës që nxisin zhdukjen e saj. Prandaj, kardiologu Zeier u rekomandon meshkujve që të jenë fizikisht aktivë, të mos pinë duhan dhe të shmangin stresin. Ekipi i ekspertëve të Frankfurtit shpreson të zbulojë pasoja të mëtejshme të mungesës së kromozomit Y në trup dhe të jetë në gjendje të zhvillojë terapi kundër problemeve shëndetësore që lidhen me të./DW

grate burrat

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin