LIVE UPDATES
Bota

Pse ka çnjohje të Kosovës dhe cilat janë pasojat?

Togoja e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2014, gjatë kohës sa ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës ka qenë Enver Hoxhaj, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryediplomati aktual i Togos, Robert Dussey, ka ofruar mbështetje për kandidaturën e Hoxhajt në zgjedhjet e vitit 2021 për kryeministër të Kosovës.

17 January 2023, 18:01 Nga k.m.
Pse ka çnjohje të Kosovës dhe cilat janë pasojat?
Foto ilustruese

Përgjatë 15 vjetëve që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Qeveria në Beograd pretendon se 27 vende e kanë tërhequr njohjen e kësaj pavarësie. Çnjohjet janë “akte të çrregullta ndërkombëtare”, të cilat kanë pasoja të shumëfishta për Kosovën, thotë eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Gëzim Visoka. Më 16 janar, kryediplomati i Togos, Robert Dussey, bëri të ditur tërheqjen e njohjes së Kosovës, gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Sipas pretendimeve të Beogradit zyrtar, Togoja - shtet në Afrikën Perëndimore - nuk qëndron e vetme në këtë aspekt. Në fillim të këtij muaji, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmendi edhe nëntë shtete të tjera, për të cilat tha se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë lidhur me këtë çështje, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, i cilëson çnjohjet e pavarësisë si “akte të çrregullta ndërkombëtare”, që, siç thotë, nuk janë të rregulluara mirë në të drejtën ndërkombëtare, “prandaj lënë hapësirë edhe për dyshime, keqkuptime, por edhe manipulime”.

Sipas tij, tërheqja e njohjes së pavarësisë së një vendi ka kuptim vetëm në rastet kur kanë ndryshuar rrethanat që nga njohja e pavarësisë - për shembull kur një shtet bashkohet me një tjetër ose e humb territorin. Por, në rastin e Togos, Visoka thotë se arsyet që janë përmendur në deklaratën e njohjes - si konstatimi i vitit 2010 i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar - nuk kanë ndryshuar. Për këtë arsye, ai beson se çnjohjet e tilla janë pasojë e fushatës së palës serbe.

“Në esencë, çnjohja nuk vjen si vullnet i vendit çnjohës, por vjen si produkt i presionit nga ish-shteti amë ose bazë, i cili e përdor çnjohjen si instrument për ta shantazhuar, nënvlerësuar dhe dëmtuar shtetin e ri ose shtetin që përballet me çnjohje”, thotë Visoka për REL-in.

Togoja e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2014, gjatë kohës sa ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës ka qenë Enver Hoxhaj, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryediplomati aktual i Togos, Robert Dussey, ka ofruar mbështetje për kandidaturën e Hoxhajt në zgjedhjet e vitit 2021 për kryeministër të Kosovës.

Hoxhaj thotë se nuk ka pasur kontakte me Dusseyn pas vitit 2021, ndërsa fajëson Qeverinë e Kosovës për, siç thotë, tërheqjet e njohjeve.

“Në dy vjetët e fundit, Kosova nuk po zhvillon fare komunikim diplomatik, as vizita bilaterale, në një kohë kur Serbia po bën një fushatë të ndyrë kundër Kosovës. Prandaj, edhe tërheqja e njohjeve po ndodh”, thotë Hoxhaj për REL-in.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të hënën se çnjohja e Kosovës nga Togoja “ka ndodhur në vitin 2019”, ndërsa diplomatët kosovarë i kanë intensifikuar takimet me homologët e tyre që vijnë nga shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Serbia, me vite, ka qenë e angazhuar në fushatë për t’i bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën, që ta tërheqin atë. Një moratorium njëvjeçar mbi këtë fushatë ka qenë pjesë e një marrëveshjeje që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Uashington në shtator të vitit 2020. Më herët, ministri i Jashtëm serb, Daçiq, ka thënë se qëllimi i Beogradit është që numri i vendeve që e njohin Kosovën, të bjerë nën gjysmën e anëtarëve të OKB-së, përkatësisht nën 193.

MPJD e Kosovës ka të publikuar në ueb-faqen e saj një listë prej 117 shtetesh, për të cilat thotë se e kanë njohur Kosovën - në mesin e tyre figuron edhe Togoja. Visoka thotë se vendet me demokraci të zhvilluar dhe me traditë në diplomaci, nuk e përdorin praktikën e çnjohjeve, dhe përmend si shembull qasjen e shteteve perëndimore në raport me Iranin, të cilit nuk ia kanë tërhequr njohjen, përkundër mosmarrëveshjeve.

“Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej rreth 15-20 shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, të cilat nuk kanë traditë të gjatë diplomatike dhe njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, të cilën e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, thotë Visoka.

Sipas tij, kjo është pikërisht arsyeja përse Egjipti nuk e ka zyrtarizuar çnjohjen për Kosovën, por vetëm “e ka ngrirë atë”. Megjithatë, edhe ngrirja e marrëdhënieve mund të sjellë pasoja, sipas Visokës.

“Ngrirja e njohjes është si akt që dërgon sinjale, aty bën pazare pastaj, sepse procesi mund të kthehet ose të devijojë tutje”, thotë ai, duke shtuar se këto çnjohje, pastaj, përdoren për ta shantazhuar palën kosovare për të bërë kompromise në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Visoka, beson se Serbia nisi fushatën për çnjohje në vitin 2017, për t’i bërë presion Kosovës në një kohë kur refuzohej zbatimi i Marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ajo ka qenë, në njëfarë forme, agresion diplomatik dhe presion i Serbisë, që po e kthen prapë si vegël diplomatike për t’i treguar Kosovës që nëse nuk bën lëshime ose kompromis, ne jemi në gjendje t’ju tërheqim njohje, t’ju zvogëlojmë hapësirën ndërkombëtare dhe t’jua bëjmë të pamundur ekzistimin si shtet i pavarur”, thotë Visoka.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se Kosova rrezikon anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, pasi që, siç thotë, njohjet përkthehen në vota pro anëtarësimit të Kosovës.

“Kjo është një goditje e madhe ndaj sovranitetit të Kosovës, është një fushatë e egër e Serbisë, e cila po ndodh në nivele të ndryshme dhe është koha e fundit që Qeveria [e kryeministrit Albin] Kurti ta mbledhë veten, ta hartojë një plan veprimi, një strategji, dhe të lëvizë kudo që Serbia pretendon se mund të ketë çnjohje të reja dhe t’i parandalojë këto çnjohje të reja”, thotë Hoxhaj.

Visoka thotë se çnjohjet mund të kenë edhe efekt të masës.

“Sa më shumë çnjohje që ndodhin, aq më shumë do të vijnë. Kjo është e keqja, e kanë njëfarë efekti të topthit të borës - kur fillon ky proces, mund të devijojë edhe në drejtime të padëshirueshme”,- përfundon Visoka.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, gati një dekadë pas përfundmit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”. Gati gjysma e mbi 100 shteteve që e kanë njohur Kosovën, e kanë marrë këtë vendim në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën nuk e njeh ende Serbia, e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten, e as Bosnje dhe Hercegovina.

Nga vendet e Bashkimit Evropian nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros. Njohja e fundit që ka marrë Kosova ka qenë nga shteti i Izraelit, në shkurt të vitit 2021. Kjo njohje ka qenë pjesë e një marrëveshjeje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Kosova, qysh në vitin 2011, është e angazhuar në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet në Kosovë thonë se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke, ndërsa Serbia, tash për tash, kundërshton./REL

kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin